Nata Evropiane e Muzeve 2017

Ju njoftojmë se Galeria Kombëtare e Maqedonisë këtë vit është pjesë e manifestimit Evropian “Nata evropiane e Muzeve 2017” i cili do të mbahet më 20 maj, 2017. Kjo ngjarje do të mbahet në të gjitha muzetë e Francës dhe në të gjitha muzetë evropiane që dëshirojnë të bashkëngjiten, ndërsa hyrja në “Natën evropiane të Muzeve 2017” është e lirë për të gjithë vizitorët. Kjo ngjarje mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Komunikimit të Francës, […]

Teuta Hoxha Imeri në Galerinë MC New York

Gjatë muajit prill 2017, do të realizohet një projekt, i cili është pjesë e programit vjetor të Galerisë Nacionale të Maqedonisë, në kornizat e bashkëpunimit ndërkombëtar, të mbështetur nga Ministria e kulturës së R.M. Në Qendrën kulturore të Maqedonisë në Nju Jork, SHBA (Gallery MC New York) do të hapet ekpozitë e grafikave të artistes Teuta Hoxha Imeri. “Shprehja grafike e konceptuar në mënyrë abstrakte e Teutës përfaqëson një imazh autorefleksiv, autoreferent të gruas-nënë, gruas-bashkëshorte […]

Dita Ndërkombëtare e Personave me Autizëm

Fëmijët me autizëm janë mes personave më të cënuar në shoqërinë tonë. Numri i tyre rritet vazhdimisht, duke krijuar nevojën për krijimin e mundësive reale për zhvillimin e tyre, si dhe largimin e paragjykimeve dhe qëndrimet negative në lidhje me ta. Personat me autizëm shpesh herë vuajnë nga përjashtimi shoqëror. Qëllimi ynë është ngritja e vetëdijes publike. Galeria Nacionale e Maqeonisë, si institucion i vetëm në fushën e kulturës, e angazhuar socialisht dhe përgjegjëse në shoqëri […]

Ekspozitë “AR 2016”

Në 6 prill në Qendrën multimediale Malla Stanica do të mbahet një ekspozitë nga Galeria Kombëtare e Kosovës (me të cilën kemi formuar bashkëpunim bilateral). Ekspozita mban emrin AR 2016 dhe është një nga ekspozitat më të rëndësishme të organizuara në Kosovë, e quajtur kështu për disa arsye. Ajo është një nga ekspozitat e rralla e specializuar për artistët e rinj deri në 40 vjet, e organizuar në përputhje me standardet dhe trendet botërore dhe […]