“Dokumente urbane: pejzazh-qytet-zonë” në Malla stanica

Sivjet, më shumë se tridhjetë shtete evropiane do të na bashkangjiten në shënimin e “Ditëve evropiane të trashëgimisë kulturore” në shenjë të temës së përbashkët “Natyra dhe trashëgimia kulturore”. Në suazat e kësaj teme të përgjithshme, është planifikuar që aktivitetet në Republikën e Maqedonisë të fokusohen në temën “Uji – dhuratë e natyrës”. Ngjarjet me rastxn e manifestimit do të mbahen në periudhën nga 15 deri më 22 shtator. Galeria kombëtare e Maqedonisë do të […]

Fotografi artistike nga Mimoza Veliu në Çifte hamam

Të nderuar, Ju informojmë që në Galerinë kombëtare të Maqedonisë, në objektin Çifte hamam, më 5 shtator 2017 (e martë), në ora 20 do të hapet ekspozita e Mimoza Veliut e titulluar Fotografi artistike. Mimoza (1979) është fotografe dhe kuratore shqiptare nga Maqedonia. Jeton dhe punon në Berlin. Në studion dhe galerinë e saj JAMMIN ajo ndërlidh në një koncept të përbashkët, fotografinë komerciale dhe artistike. Përveçse në Berlin, Mimoza ka pasur ekspozita edhe në Vjenë, Nju Jork, Mynih, Tiranë, Prishtinë, etj. Në vitin 2008, ajo fitoi […]

„Nga tradita”, ekspozitë në suazat e manifestimit “Nov kulturen bran”

Ju informojmë që Galeria Kombëtare e Maqedonisë ka nderin e veçantë t’ju ftojë në ekspozitën e pavarur të piktorit akademik dhe profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës, z. Reshat Ameti. Ekspozita do të jetë e hapur më 2 shtator, 2017, në orën 20.00, në objektin Çifte Hamam. Ajo do të hapet nga drejtoresha e GKM, dr. Dita Starova Qerimi. Reshat Ameti ka lindur në Gostivar (1964). Ka diplomuar në Fakultetin e Artit Figurativ në Shkup […]