“APSTRAKSIONI NË PIKTURËN DHE SKULPTURËN MAQEDONASE”

Më datë 29 nëntor (e enjte) në ora 12, në objektin e Çifte Hamamit pranë Galerisë Kombëtare të Maqedonisë, do të prezantohet ekspozita “APSTRAKSIONI NË PIKTURËN DHE SKULPTURËN MAQEDONASE”.

717. Мазев Петар, Изгорен пејзаж, 1963Ekspozita, në mënyrë retrospektive e elaboron shfaqjen dhe zhvillimin e artit abstrakt në pikturën dhe skulpturën bashkëkohore maqedonase që nga periudha e viteve të 60-ta të shekullit të kaluar e deri më sot, duke e theksuar artin jomaterial (në të gjitha variacionet e tij) si shprehje dominante (edhe) në artin figurativ maqedonas nga gjysma e dytë e shekullit të 20-të e deri më sot.

Kjo ekspozitë njëherësh synon të na përkujtojë në artistët paksa të harruar maqedonas të entuziazmuar nga kjo storie vizuale, krijimtaria e së cilës përgjithmonë mbetet pjesë e pandarë, jo vetëm e shfaqjes abstrakte, por edhe të artit maqedonas në përgjithësi. Madje edhe ditëve të sotme, në vitet e vonshme të artit postmodern dhe medieve të reja, arti jomaterial është akoma këtu, rreth nesh edhe në atelietë e artistëve maqedonas edhe pse ndoshta nuk i përkushtojmë vëmendje të duhur.

Ajo që duhet menjëherë të theksohet është ndjenja se abstraksioni maqedonas, në të gjitha format e shprehjes së tij, që nga zanafilla e deri më sot, është i sigurt, koshient dhe autonom. Më saktësisht, në pjesën më të madhe, shfaqja (dhe zhvillimi) e artit abstrakt këtu tek ne është produkt i nevojës dhe jo vetëm afinitet, krejtësisht në kundërshtim me disa dyshime të mundshme nëse ai mund të jetë i afërt me artistin maqedonas. Në hapërimin e nxituar drejt “Arritjes së botës” në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar, abstraksioni gjithsesi që ka qenë sfida e parë apo ndër sfidat e para. Përkatësisht, ai tek ne ishte sfidë kulturore dhe krijuese!

Arti jomaterial, në të gjitha format e shprehjes së tij në mënyrë të shpejtë u bë shprehje krijuese dominonte në skenën figurative maqedonase të asaj kohe. Dhe qëndroi stoik deri në ditët e sotme, ndonëse jo me atë fuqi dhe përfshirje, ndoshta jo me atë numër të ndjekësve, përkatësisht ithtarëve, megjithatë akoma si një sfidë interesante, madje edhe për gjeneratat e reja postmoderne.

Në këtë ekspozitë janë ekspozuar përafërsisht 80 vepra nga më shumë piktorë maqedonas të të gjitha gjeneratave, në mesin e të cilëve Petar Mazev, Dimitar Avramovski – Gute, Petar Haxhi Boshkov, Mile Korubin, Boris Nikolovski, Ordan Petlevski, Ivan Velkov, Jordan Grabuloski, Borko Lazeski, Slobodan Filovski, Tanas Lulovski, Tatjana Milovska, Zlatko Gligorov, Blagoja Manevski, Reshat Ahmeti, Vllatko Milladinov, etj.

Autor i ekspozitës është Zllatko Teodosievski.

This post is also available in: Macedonian

There are no responses so far.

 

New comments are closed.