Muzetë dhe galeritë, duke u shërbyer me gjuhën ndërkombëtare të artit dhe shpirtit human, orvaten që ti afirmojnë rrjedhat e kulturës së tyre kombëtare, të kulturave dhe civilizimeve të përafërta, të kulturave fqinje, ndonjëherë edhe të kulturave më të largëta. Dhe me të vërtetë, ata me kujdes ruajnë dëshminë për të kaluarën tonë kulturore, për evolucionin gradual të hulumtimeve të amshueshme njerëzore drejtë të bukurës si parakusht të pazëvendësueshëm për humanizimin e së sotmes. Ky koleksion përfshin 170 piktura, 46 skulptura dhe 150 vizatime dhe grafikë.

Ky koleksion çdo herë ofron mundësi që të përkujtohemi, kurse gjeneratat e reja të njoftohen me një pjesë tejet të rëndësishme të historisë së artit në këto troje. Gjithashtu, këto vepra dëshmojnë për qëllimin themelorë të tyre, dhe ky është mundësimi i një takimi të hapur dhe mbresëlënës me veprat artistike që nënkuptojnë historinë, të kaluarën, veprat që kanë shërbyer si stimulim dhe inspirim për hulumtimet e mëtutjeshme artistike.

Periudha kohore e krijimit të veprave shtrihet prej fundit të shekullit XIX deri në vitet e 60-ta të shekullit XX. Ky koleksion prezanton rrugën zhvillimore nga periudha e klasicizmit drejtë krijimit të shprehjes bashkëkohore, përkatësisht shprehjes moderne në artin figurativ.

Klasicizmi, romantizmi dhe realizmi janë karakteristike për pjesën më të madhe të piktorëve që ishin nën ndikimin e shkollave të Vjenës dhe Munihut. Më vonë, pjesa më e madhe e këtyre piktorëve nga Munihu u transferuan në qytetin e artit – në Paris. Prapëseprapë, një pjesë e konsiderueshme e piktorëve inspirimet i kërkuan brenda vetes ose në pjesën e traditës në korniza të kulturës kombëtare.

Në këtë koleksion gjenden shumë emra të njohur të artistëve të artit figurativ (piktorë dhe skulptorë): A. Teodoroviq, K. Danill, S. Todoroviq, N. Radoniq, B. Bukovac, U. Prediq, C. Medoviq, P. Jovanoviq, K. Leon, M. Murat, R. Jakupoviq, M. Sternen, M. Jama, N. Petroviq, B. Stefanoviq, T. Krizman, S. Aralica, J. Bijeliq, M. Kraleviq, V. Beciq, K. Miliçeviq, J. Mishe, P. Krizhaniq, P. Dobroviq, Z. Petroviq, M. Tartala, I. Radoviq, S. Shumanoviq, M. Millunoviq, M. Uzellac, I. Tabakoviq, M. Konjoviq, K. Hakman, I. Sheremet, K. Hegedushiq, M. Çelebonoviq, N. Gvozdenoviq, A. Motika, O. Mujaxhiq, A. Huter, V. Sveçnjak, M. Sedej, Gj. Popoviq, F. Baçe, B. Baruh, L.Spacall, P.Llubarda, F. Shimunoviq, P. Millosavleviq, L. Bujaklija, O.Gliha, I. Generaliq, L. Sokiq, Z. Prica, E. Murtiq, M. Protiq, M. Popoviq, B. Karllovaris, L. Vozareviq, M. Srbinoviq, F. Sllana, J. Bernik, M. Stankoviq, F.Mihanoviq, T. Rosandiq, B. Deshkoviq, I. Meshtroviq, P. Pllaviçini, J. Turkal, L. Dolinar, R. Stijoviq, F.Krishiniq, S. Stojanoviq, L. Bezeredi, A. Avgustinçiq, T. Kral, B.Kalin, S. Bodnarov, V. Radaush, I. Lozica, Z. Kalin, K.A.Radovani, O. Jevriq, M.Ujeviq, L. Toshanoviq etj.

Rëndësia historike e këtyre veprave është e madhe, për shkak të çlirimit nga veçoritë provinciale dhe kyçjes në rrjedhat internacionale të artit Evropian. Të gjitha këto vepra artistike, të krijuara në të kaluarën, sot paraqesin një monument të krenarisë, vizionit dhe guximit të disa prej autorëve, përkundër fytyrës së errët të historisë, që këto vise e përjetuan në të kaluarën. Fryma krijuese dhe inspirimi artistik, çdoherë ishte e fuqishme dhe me gjallëri në këto troje. Saktë për këtë arsye u krijua një kulturë e shtresuar me bukuri të rrallë, llojshmëri të pasur dhe vlerë tejet të madhe. Opinioni kulturorë, këtë trashëgimi burimore të kulturës, me krenari mund ta shfrytëzojë dhe prezantoj në perspektivat e përvojës bashkëkohore shkencore, dhe kuptohet, për nga aspekti i qëndrimit tonë mbi botën të cilën e presim në të ardhmen.

This post is also available in: English, Macedonian