Grupi artistik XXL në Malla Stanica

Në kalendarin programor të Galerisë Nacionale, data 15 dhjetor është data e planifikuar për prezantim zyrtar të grupit artistik XXL dhe hapja e ekspozitës është caktuar në orën 18:00. Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut (Qendra Multimediale Malla Stanica) paraqet grupin XXL, të krijuar në vitin 1994 në Sofje. Pas dekadash mosnjohjeje të ndërsjellë (apo njohje të pjesshme) të proceseve aktuale në artin e të dy vendeve, kjo ekspozitë duket si një hap […]

“Simfoni e ngjyrave në pentagram” nga Drenusha Palloshi në Malla Stanica

Kemi kënaqësinë e veçantë t’ju informojmë se më datë 15 dhjetor 2022 (e enjte), në Qendrën Multimediale Malla Stancia, në orën 19:00 do të bëhet hapja e ekspozitës me titull “Simfoni e ngjyrave në pentagram” e artistes figurative Drenusha Palloshi. Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 25 dhjetor 2022. Pentagramet tek pikturat e Drenushes paraqiten si shtyllë mbajtëse e mbrojtëse të koloritit dhe fraksioneve të nuancave të përfituara. Duke palosur ngjyrat […]

Ekspozita përfundimtare e projektit gjithëpërfshirës “Mendo një dëshirë”

Të dashur miq, Me datë 14.12.2022 (e mërkurë), ora 13:00 në ambientet e Çifte hamamit, po përmbyllim një projekt gjithëpërfshirës dhe ju ftojmë të bëheni pjesë e rrëfimit tonë me titull “Mendo një dëshirë”. Në vitin që po kalon dhe që ngadalë po mbush valixhet me të gjitha arritjet tona, jemi bërë më të sigurt dhe me përvojë në atë që bëjmë, por edhe më të vetëdijshëm dhe më të përgjegjshëm për botën përreth nesh. […]

Mendo një dëshirë

Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut, në fund të këtij viti, gjatë muajve tetor dhe nëntor e realizoi projektin me titull “Mendo një dëshirë”. Bëhet fjalë për punëtori kreative për të bërë dekorime të ndryshme nga copa të vogla tekstili që kanë mbetur nga rrobaqepësia ose janë të papërdorshme për arsye të tjera. Materialet për të bërë dekorime si dhe materiale të tjera ndihmëse, kësaj radhe na janë dhuruar nga shtëpia e modës “Bella”. Ata […]

Qëndrueshmëria – Tregime të grave që frymëzojnë ndryshime

Së shpejti Fondacioni i fotografive i shtëpisë botuese “World Press Photo” dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Fotografi dhe Galerinë Nacionale na prezantojnë një përzgjedhje tregimesh, të shpërblyera në konkursin e fotografive të “World Press Photo” nga viti 2000 deri në 2021, që e theksojnë qëndrueshmërinë dhe sfidat e grave, vajzave dhe komuniteteve në mbarë botën.   WPP-Resilience-booklet-Albanian-download   Kjo ekspozitë e përcjell angazhimin e Holandës për të drejtat […]

Bisedë me Artistin – Driant Zeneli

Bisedë me Artistin, 30 gusht 2022, ora 18:00, Chifte Hamam Të nderuar, Kemi kënaqësinë të veçantë t’ju informojmë se më 30 gusht 2022, në ora 18.00, në objektin Çifte Hamam do të mbahet një bisedim me artistin Driant Zeneli, me rastin e ekspozitës së tij aktuale “Trilogji: Nën sipërfaqe ka një sipërfaqe tjetër”, ku publiku i interesuar do të ketë mundësinë që të njihet me zhvillimin e krijimtarisë, konceptet artistike, interesat, hulumtimet dhe realizimet e […]

Drejt ekspozitës “Trilogji: Nën sipërfaqe ka një sipërfaqe tjetër” – DRIANT ZENELI

Pas një hapje të suksesshme të projektit të artistit shqiptar dhe botërisht të afirmuar Driant Zeneli të titulliar “Trilogji: Nën sipërfaqe ka një sipërfaqe tjetër”, gjatë këtyre ditëve ishim dëshmitarë të shumë vizitorëve të interesuar për projektin e tij, si nga skena lokale, por edhe nga ajo ndërkombëtare. Çifte Hamami edhe njëherë tjetër u shndërrua në një galeri të përmasave botërore e këtë e vërtetoi pikërisht fakti se, me projektin e Zenelit, Galeria nacionale u […]

Intervistë Perica Georgiev- Pepsi: Gjithsecili duhet ta shprehë veten, pavarësisht nëse është piktor apo jo

“Unë ndiej tani se në Maqedoni do të ndodhë diçka e mirë, mbase do të vijë një krijim i ri nga piktorët e rinj, nga artistët e rinj”, thotë piktori Perica Georgiev-Pepsi, ekspozita e të cilit joformale dhome, me titull “Dhe në zjarrin sapo të lindë pranvera” është hapur në objektin “Çifte Hamam”, pranë Galerisë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.Në të shihen shtatëdhjetë piktura, ndër to riprodhime muralesh të grupit “Zero”, i cili […]

Vasko Tashkovski – Ekspozita në objektin Hamami i Daut Pashës

ISH Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë të lajmërojë ekspozitën retrospektive të akademikut Vasko Tashkovski, përfaqësues kryesor i surrealizmit, pikturës fantastike, temave ekologjike dhe kozmike në artin figurativ maqedonas, me një afirmim të gjerë në Ballkan, në Evropë dhe në botë. Sipas shumicës së bashkëkohësve, kontributi i Vasko Tashkovskit në artin bashkëkohor maqedonas që nga fillimi i krijimtarisë mund të dallohet nëpërmjet ndjekjes së një rruge të […]

Ekspozita e Goran Despotovskit në Çifte Hamam

Me kënaqësi të veçantë e paralajmërojmë ekspozitën “Subscript” të artistit nga Novi Sadi Goran Despotovski, e cila do të hapet më 8 tetor të vitit 2021, në objektin Çifte Hamam, në ora 20:00. Ekspozita “Subscript” e Goran Despotovski është e karakterit retrospektiv dhe shtrihet në korpusin e disa veprave të tij, kryesisht në mediumin e instalacionit. Në pjesën më të madhe të instilacioneve dhe objekteve të realizuara të autorit, ai e prezanton personalitetin, grupin e […]