Ekspozitë e pavarur e Burhan Ahmetit

Me kënaqësi të veçantë ju ftojmë në hapjen e ekspozitës së Burhan Ahmetit më 8 dhjetor 2017 (e premte), në Çifte Hamam, ora 19:30.

BURHAN 1Veprat e Burhan Ahmetit, si grafika ashtu edhe teknika e kombinuar në pëlhurë, disa nga to të afirmuara ndërkombëtarisht si dhe të tjera më të reja të saposhfaqura në skenë, i referohen riorganizimit të përjetimeve të realitetit, të qasjes së ndryshme gjatë krijimit të pikturës dhe me anë të kësaj një ridizajnimit të botës së të dukshmes, të shpikurës dhe mundësisë. Bëhet fjalë edhe për bukurinë e veprës individuale artistike, por edhe më tepër për traditën, njerëzit, lidhjet e tyre shoqërore, pritjet dhe dëshirat e tyre. Por duket se nuk është e mundur të kemi një këndvështrim të përbashkët ndaj realitetit.

Si përfaqësues i gjeneratës së re të artit grafik, gjithnjë aktiv me ekspozita, si të karakterit lokal ashtu edhe ndërkombëtar, vepra e Burhan Ahmetit karakterizohet me një afirmim burimor të teknikave të ndërlikuara grafike (gjilpërë e thatë, akuatintë, drugdhendje litografi, bakërshkrim monotipi deri te diciplina digjitale grafike) si dhe me një intelektualizëm të theksuar në qasjen drejt artit vizual.
Në fushën e grafikës ai arrin një aftësi me shprehje të drejtpërdrejtë, kurse vizatimi dhe sipërfaqet e ngjyrosura krijojnë tërësi abstrakto-asociative, duke i kombinuar mes grafikave, efekteve të fotografisë, kulturës së ashpër dhe të butë, raporteve mes së bardhës dhe të zezës dhe ngjyrave të ndezura, si dhe disa shenjave të caktuara të “konceptualizimit”. Merret edhe me drugdhendje, duke arritur gjallëri të tërësisë me kombinimin e vijave të rrepta në formë valësh, të cilat formojnë shfaqje gjysmëfigurative.

Si autor na zbulon mundësitë e specifikuara të akuatintës në krijimin e intimistikave të ndryshme, shfaqjeve mbireale dhe simbolike.

BURHAN 2

Në realizimet e tij më të suksesshme përfshihen sugjestionet grafike mbi hapësirën intime të kujtimeve, si dhe mbi shfaqjen figurative, e cila përbëhet nga përjetime dhe forma të ndryshme të artit modern. Autori punon sipas disa rregullave bazore dhe formale, si dhe sipas “logjikës së imagjinatës”, e cila lejon të krijohen kombinime “të lira” të shfaqjes përmes pikturës në materiale, fragmente nga materiale, figura, etj. Me këto motive paraqitet edhe një grafizëm ekspresiv i vijave abstrakte. Në këtë mënyrë na sugjerohet atmosfera e së kaluarës dhe së tashmes e përjetuar në formë lirike.

Burhan Ahmeti “mban vesh” materialin dhe njëkohësisht e provon energjinë dhe gjestin e vizatimit, i cili përmban shumë shfaqje të stilizuara të pikturës me zgjidhje të ndërlikuara tonike.

Burhan Ahmeti me anë të veprave të tija akrilike në pëlhurë kthehet drejt shenjës së pastër, të reduktuar, e cila bazohet mbi elementet parësore të artit figurativ. Mund të vihet re tendenca për analizë, krijim i një poetike unike të ngushtimit dhe minimalizmit.

Në shikim të parë është e qartë se bëhet fjalë për realizime të cilat vijnë si rezultat i një senzibiliteti artistik të formuar në mjedis (urban), që mbartin historinë dhe traditën e tyre.
Me një sintetizim të motivit të përzgjedhur në një konotacion të ri të transformimit, Ahmeti me një mprehtësi dhe precizitet të dalluar dhe një zbukurim të pasur i përkthen elementet në forma asociative, në formë të shenjave dhe simboleve, duke punuar mbi bazën plastike të formës dhe materies në kompozim.

Gjithashtu, këto vepra të pastruara nga konceptet na zbulojnë edhe anën tjetër të tyre, forma të dizajnuara me efekte dekorative me ngjyra dhe një shije të veçantë të renditjes në hapësirë.
Mes simbolikës dhe asocimit, të atëhershmes dhe të tashmes, gjurmët e së kaluarës dhe nxitjes së të resë, elementet figurative të shenjave, simboleve, materialeve e përcaktojnë dhe transformojnë hapërsirën si forma të reja për përdorimin e të vjetrave si të reja.

Shpërthimi i sinqertë krijues kërkon mënyrë dhe rrugë për t’u realizuar në një vepër konkrete, pa marrë parasysh se sa e parëndësishme mund të duket. Për sa kohë vepra trajtohet me një përkushtim të sinqertë, në të ndëthurret një përjetim unik mistik.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 17 dhjetor.

no comments

Read more...

“Kudo që të shkoj, prapë tek ti kthehem”

posterJu informojmë që Galeria kombëtare e Maqedonisë, objekti Çifte Hamam, më 1 dhjetor 2017 (e premte), në ora 12:30 do të hapë ekspozitën .

Galeria kombëtare e Maqedonisë tashmë disa vjet organizon punëtori të ndryshme kreative, nëpërmjet të cilave nxënësit mund të zhvillojnë ndjeshmërinë për të shprehurit figurativ, të zotërojnë teknika të reja figurative, të zhvillojnë aftësi sociale dhe të krijojnë shumë shoqëri të reja.
Këtë vit, nxënësit me dëmtim në të folurit dhe të dëgjuarit nga shkolla “Partenija Zografski” dhe nxënësit nga shkolla “Josip Broz Tito” punuan me qeramikë. Veprat e tyre do të ekspozohen nën ekspozitën e titulluar “Kudo që të shkoj, prapë tek ti kthehem” me rastin e 3 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta.

​Projekti është realizuar nën mentorimin e Maja Dimitrovës, edukatore. Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 5 dhjetor 2017.

no comments

Read more...

Në Galerisë kombëtare të Kosovës “Esenca e ekzistencës”

ngm esencija kosovo 1

Ekspozita “Esenca e ekzistencës” ku morën pjesë 20 artistë bashkëkohorë të Maqedonisë dhe tre kuratorë të Galerisë kombëtare të Maqedonisë, Ana Frangovska, Goranço Gjorgjievski dhe Maja Çankullovska Mihajllovska, më 27 nëntor 2017 u hap në Galerinë kombëtare të Kosovës në Prishtinë, duke krijuar interes të veçantë.

Me anë të kësaj paraqitjeje të parë zyrtare të artit të Maqedonisë në Kosovë u vërtetua vendosja e një bashkëpunimi të frytshëm bilateral mes dy shteteve fqinje dhe dy galerive, një bashkëpunim i cili do të mirëmbahet dhe thellohet në të ardhmen. Ekspozita u hap në nivel të lartë shtetëror, së pari nga drejtoresha e Galerisë kombëtare të Kosovës, Arta Agani, e më pas publikut iu drejtuan Zëvendës ministrja e kulturës, të rinjve dhe sportit të R. Së Kosovës, znj. Burbuqe Bakija Deva dhe Sekretari shtetëror i kulturës së R. së Maqedonisë, z. Valmir Aziri. Në fund u drejtua drejtoresha e Galerisë kombëtare të Maqedonisë, dr. Dita Starova Qerimi. Në hapjen e ngjarjes ishin prezentë përfaqësues të lartë të krerëve diplomatikë në Republikën e Kosovës dhe sigurisht edhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Kosovë, z. Ilija Strashevski.

ngm esencija kosovo 3

Ekspozita dhe koncepti nxitën vëmendje të veçantë të mediave dhe publikut, pasi trajtojnë probleme të cilat janë shumë aktuale edhe në shoqërinë e tyre të re dhe në tranzicion. Koncepti artistik i ekspozitës u drejtohet sferave të ndryshme të përditshmërisë, të jetës, ekzistencës, perceptimeve të cilat vijnë nga aspekte të ndryshme drejt esencës së qenies, të mbijetesës, të funksionimit. Këtu përfshihen gjeneza e dashurisë, shpirtërores, të ushqyerit… kurse nën këtë diskurs zbulohen edhe çështjet e dinjitetit, ideologjisë, politikës, jetës sociale. Zakonisht, kur bëhet fjalë për një tematikë që lidhet me ekzistencën, është e pashmangshme të përmendet Sartri dhe ekzistencialistët, të cilët flasin mbi absurditetin e fenomeneve socio shoqërore, që do të thotë për absurditetin e esencës në ekzistencë. Qëndrimet kritike mbi ekzistencën e përditshme në veprat e ekspozitës “Esenca e ekzistencës” mund të kuptohen edhe në kontekst të reflektimit mbi “vështirësinë e papërballueshme të qenies”, si parafrazë e titullit të romanit të mirënjohur të Milan Kunderës “Lehtësia e papërballueshme e qenies” dhe ofrojnë shembuj të ndryshëm të sistemeve represive shoqërore.

mng esencija kosovo 4

Sigurisht, këtu gjendet edhe psikologjia e Abraham Maslowit dhe teoria e tij shpesh herë e eksploatuar e “Hierarkisë së nevojave”. Në bazën e “piramidës së tij të nevojave” gjendet përmbushja e nevojave biologjike dhe fiziologjike evolutive të njeriut, ndërsa “pushtimi” gradual i niveleve më të larta të piramidës bëhet gjithnjë më kompleks dhe është rrallëherë i arritshëm. Interpretimi i vetëm i kësaj teorie, radhitja e këtyre niveleve të nevojave dhe raportet mes tyre, nëpërmes të cilave kalimi për te shkalla e mësipërme kushtëzohet nga plotësimi i nevojës paraprake, ndërlikohet nga pasiguria themelore sociale si kusht për sigurimin e nevojave bazike jetësore. Ky koncept me një kuptim të përgjithshëm do t’i përfshijë aspektet e tridhjetë artistëve bashkëkohorë të Maqedonisë të cilët reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj parimeve ekzistencialiste, duke përdorur media të ndryshme të shprehje vizuale – nga ato klasiket: piktura, grafika, skulptura, duke kaluar te instalimet, objektet, fotografitë, e deri te video projektimet, printimet digjitale, performansat, audio instalimet. Artistët e përzgjedhur, Ismet Ramiçeviq, Metodi Angellov, Atanas Botev, Vana Urosheviq, Irena Paskali, Aleksandar Stankoski, Velimir Zhernovski, Gjorge Jovanoviq, Marija Sotirovska, Dijana Bogdanovska, Igor Sekovski, Sllavica Janeshlieva, OPA, Mihaela Jovanovska, Krunisllav Stojanovski, Zeni Ballazhi, Mirna Arsovska, Zorica Zafirovska, Aleksandar Spasoski, Zhaneta Vangeli, në fjalorin e tyre krijues përdorin elemente të cilat i shkojnë për shtat diskursit kryesor të konceptit, ndërkohë që secili prej tyre i shqyrton gjërat esenciale të ekzistencës në mënyra të ndryshme dhe prej këndvështrimeve të ndryshme. Shpresojmë dhe besojmë se me këtë pamje tematike do të ofrojmë një mundësi këndvështrimi të artit bashkëkohor të Maqedonisë.

no comments

Read more...

Vizatime dhe grafika nga Ljubomir Ivanoviq në Malla Stanica

ljuba ivanovic posterLjubomir Ivanoviq (1882 – 1945)

Për jetën

Si piktori i parë i cili e ka braktisur punën me ngjyrë dhe i është përkushtuar të vizatuarit me laps dhe gdhendjes bardhë e zi, Ljubomir Ivanoviq është themelues i shkollës bashkëkohore të vizatimit artistik dhe grafikës bashkëkohore në Serbi.

Falë tij, vizatimi në artin serb është zhvilluar nga një disiplinë ndihmëse drejt një disipline të pavarur. Arsimin e filloi gjatë vitit të fundit të funksionimit të shkollës Kirill Kulltik (1899), ndërsa e vazhdoi te Risto dhe Beta Bukanoviq. Më pas, përfundoi shkollimin në Mynih, në shkollën private të Antoan Azhbe, (1905-09). Shumë herët, në vitin 1903, publikoi edhe revistën “Shkëndijë e re” dhe “Politikë”.

Pas kthimit në Beograd, merr vendin e parë si arsimtar i “aktit të mbrëmjes”, në Shkollën Artistiko-artizanale, kurse nga themelimi i Akademisë së artit figurativ (1939) e vazhdon karrierën e tij pedagogjike si profesor i rregullt në drejtimin Grafikë. Krijimtaria e tij fillon me pikturimin e vajit në pëlhurë, që sot për fat të keq mund të gjendet shumë rrallë, pasi shumë prej veprave të tij u shkatërruan në Luftën e parë botërore.

Ekspozita e tij e parë mbahet në vitin 1904, në ekspozitën e parë të Jugosllavisë. Një nga themeluesit e Shoqërisë së artistëve figurativë në Beograd (1919) dhe anëtar i Shoqatës artistike “Llada”.
Nga 1922 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së shkencave dhe arteve të Serbisë, kurse në 1933 u nderua me Urdhrin e Legjionit të nderit të Republikës së Francës.

Për krijimtarinë

Në fillim ka punuar me vaj dhe vizatime, me pikturime të figurës njerëzore, sidomos të enterierit, gjë të cilën më vonë e çon krejtësisht nga drejtimi i vizatimit të pejzasheve. Ka vizatuar mbetje nga ndërtime të vjetra, të rrënuara me kalimin e kohës, mullinj uji, pallate të braktisura, profile të zyrtarëve të qeverisë. Për këtë artist është karakteristike se vizatimi është paraqitje finale dhe e tërësishme e vizionit të tij në botë, pasi nëpërmjet vizatimeve të tij të veçanta e ka përcaktuar vendin në historinë e artit serb.

Ljuba Ivanoviq është artist, veprat e të cilit i tejkalojnë kornizat e botëkuptimeve konvencionale të atëhershme mbi disiplinën e vizatimit dhe grafikës. Në grafikat e tij ai ka arritur mundësinë që të arrijë cilësi të lartë. Një nga karakteristikat e vizatimit të tij është trajtimi i theksuar i dritës, diellit dhe reflektimeve, si dhe interesi për efektet e hijeve dhe gjysmëhijeve, ndarjen ritmike të ngjyrave të hapura dhe të mbyllura, si dhe përpunim i materies.

Vlera dhe virtuoziteti i lartë i krijimtarisë së tij janë për shkak të individualitetit të tij të jashtëzakonshëm dhe për më tepër, ai nuk i përket asnjë stili të caktuar, është pse është më afër impresionizmit, për të cilin është lidhur nëpërmjet hijes së gjetheve që dridhen dhe nëpërmjet disa lëvizjeve të kompozicioneve figurative me tema nga jeta e përditshme. Për të, ky ka qenë udhëtimi i grafikës. Që ta arrijë atë vlerë të pikturës, me tonet e shkallëzimit nga të bardha drejt të zezave krijon përshtypjen e polihromisë.

Për ekspozitën

Vizatimet dhe grafikat e Ljubomir Ivanoviqit (1883 – 1945) janë pjesë e përmbledhjes së Galerisë kombëtare të Maqedonisë dhe dhuratë e artistit. Veprat do të ekspozohen për herë të parë para publikut, ndërsa numëron gjithsej gjashtëdhjetë vepra. Me anë të ekspozitës, nëpërmjet vizatimeve dhe grafikave të tij, prezantohet krijimtaria e jashtëzakonshme e këtij artisti me prejardhje serbe, kronist i natyrës dhe i ndërtimeve të vjetra (arkitekturë), udhëtues dhe koleksionist i objekteve të krijimtarisë popullore dhe një profesor prej shumë kohësh.
Përmbledhja përmban vepra nga vitet e njëzeta dhe tridhjeta të shekullit të njëzetë, gjatë qëndrimit të Ivanoviqit në Maqedoni, kur hetonte krahinën tonë, duke i prezantuar edhe thesaret e lashta deri te pjesët e urave të shkatërruara. Të tilla ishin, për shembull, pejsazhet nga Dibra, Kërçova, Manastiri… Kurshumli-ani në Shkup, kishat e vjetra në Varosh, Prilep dhe Galiçnik, xhami…Çdo gjest është i mirëmenduar, si pasojë e përshtypjes së përgjithshme.

Kjo përmbledhje, e përbërë nga koleksioni dhe trashëgimia e lëvizshme kulturore nën pronësinë e Galerisë kombëtare të Maqedonisë, do të shfaqet për publikun në objektin Malla Stanica më 1 dhjetor 2017 (e premte). Kuratorja e ekspozitës, Maja Kërstevska, kurator i lartë, informon se ekspozita do të hapet në orën 12 dhe do të qëndrojë deri më 13 dhjetor 2017.

no comments

Read more...

Vertikalja e jetës në veprimtarinë e Xhezair Rexhepit

poster nov

Xhezair Rexhepi, lindi në fshatin Tanushe në Rekën e Epërme në vitin 1983, përfundoi Fakultetin e artit figurativ në Tetovë dhe pastaj punoi në Qendrën e konzervimit në Gostivar.

Njëkohësisht me aktivitetin e tij në Qendrën e konzervimit zhvillohet edhe krijimtaria e tij si autor.Në kërkimin për të gjetur një shprehje origjinale, Xhezair Rexhepi lëviz në fushën e formës së skulpturës abstrakte gjeometrike dhe bashkimin si të formave, ashtu edhe të materialeve. Ai krijon struktura plastike me shenja të caktuara semantike dhe asociative. Materialet më të shpeshta që përdor Rexhepi janë poliester, metal, dru… si dhe një kombinimmaterialesh të tjera. Gjithashtu, është e dukshme prania e disa fazave dhe preokupimeve gjatë krijimtarisë së tij.

Rexhepi nëpërmes krijimtarisë së tij krijon vepra me një frymë shpirtërore. Vepra të cilat nuk i zhvendosin objektet e përditshmërisë, por në vend të kësaj e kthejnë jetën e përditshme në një fuqi krijuese artistike, duke i prekur të gjitha fushat e jetës në kontekstin e veprës artistike në total. Në skulpturat e Rexhepit në shumicën e rasteve forma është e lirë, e gjallë, e modelueshme nga aspekti i artit bruto dhe e përpunuar në mënyrë abstrakte gjeometrike. Dinamika dhe ritmi i formave arrihet me lidhjen e formave të lira dhe atyre gjeometrike në formimin e veprës.Ndeshja e formave ekspresive dhe gjeometrike dhe sipërfaqeve të patinuara, rrjedhin në një formë të lirë objektesh.

Përkujdesja për një pastrim artistiko-estetik flet mbi qëllimin përt’u gjetur një formë më adekuate për shprehje më të tërësishme të shprehjes së idesë me anëtë përdorimit të zgjidhjeve nga më të ndryshmet, që përfaqësojnë hapësira arabeske e një ndjesi të theksuar të monumentalitetit, edhe pse bëhet fjalë për plastika në dimensione të vogla. Skulpturat janë të stilizuara dhe të çliruara nga detajet, ku në varësi të konstruksionit në formësimin e veprës, zbulohet baza plastike e strukturës. Në disa skulptura janë të pranishme boshllëqe të cilat në masën e skulpturës kontrapunktojnë dhe krijojnë sensacione të jashtme të dritës duke arritur një voluminozitet dhe janë elemente të rëndësishme në efektin e tërësishëm vizual.

Skulpturat me një formë abstrakte-asociative te Rexhepi, nuk janë reagim ndaj tradicionalizmit të skulpturës, por ndaj nevojës për t’u zbuluar raportet elementare të fenomeneve të pastra plastike. Vertikalja e jetës në veprat e Xhezair Rexhepit përçohet në hapësirë nëpërmjet skulpturës. Krijimtaria e tij zbulon se si kontemplimi shpirtëror i një autori të thellë materializohet në një formë skulpturore.

Goranço Gjorgjievski

no comments

Read more...

Ekspozitë retrospektive “Petar Mazev, 90 vjet nga lindja” në Hamamin e Daut Pashës

Të nderuar, Është kënaqësi e veçantë të prezantojmë të gjithë mundin e 300 ditëve të këtij viti, 7200 orëve të shpenzuara në kërkime kreative përjetësisht të shtypura në 240 fletët e botimit jubilar të titulluar “Petar Mazev, 90 vjet nga lindja” të botuesit Galeria kombëtare e Maqedonisë.

Pokana2

Me këtë rast Galeria kombëtare e Maqedonisë, Ministria e kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe Fondacioni “Ilija Kamçev” kanë nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojnë në hapjen e ekspozitës retrospektive “Petar Mazev, 90 vjet nga lindja”„

Petar Mazev është një nga përfaqësuesit më të dalluar të pikturës bashkëkohore të Maqedonisë. Veprimtaria e tij përfshin një shfaqje të gjerë figurative që lëviz nga figuracioni, nëpërmjet enformelit deri te dorëshkrimi karakteristik figurativ që i bashkon këto dy paraqitje artistike. Duke marrë parasysh rëndësinë e tij të madhe dhe gjurmën që la si frymëzim për shumë gjenerata të reja të autorëve figurativë dhe se për një kohë të gjatë nuk është i pranishëm në skenën artistike të Maqedonisë, me përjashtim të paraqitjeve të pjesshme të një pjese të krijimtarisë së tij nga periudha e vdekjes së tij e deri më sot, projekti, si shënim jubilar i 90 vjetëve nga lindja e tij në të vërtetë do të përfshijë një përmbledhje të krijimtarisë së tij, si rikujtim i rëndësisë së tij të jashtëzakonshme për artin bashkëkohor figurativ të Maqedonisë.

Në ekspozitën e cila do të shënojë 90 vjetorin jubilar nga lindja e piktorit akademik Petar Mazev, do të ketë vepra të më shumë periudhave kohore të krijimtarisë së tij. Bëhet fjalë për një artist i cili pa dyshim shënon kulmin e pikturës bashkëkohore të Maqedonisë. Bëhet fjalë për një autor me individualitet, të cilit nuk i duhen terma përcaktues apologjikë, për një individualitet që më së miri mbrohet pa ndërmjetës, me vetë jetën dhe shprehjet artistike mbi pëlhurë. Mazev është pothuajse përfaqësuesi i parë i gjeneratës së tij të pikturës, krijimtaria e të cilit rridhte në drejtim origjinaliteti dhe unikaliteti në diagramin e tij zhvillues. Vizioni i Mazevit nis nga realiteti se bota e tij i shërben si një arsye për t’u degdisur nga realiteti i tij. Prandaj krijimtaria e tij është akoma e hapur dhe tërheqëse për rishqyrtim dhe riinterpretim.

Mazevi fillon të merret me kompozicione figurative (në vitet e pesëdhjeta), pothuajse një dekadë më vonë fillon me të shprehurit me enformel, dhe pas disa vjetëve mbërrin deri te ideja që të vërë paralelisht në një fotografi të dy dorëshkrimet. Në realitet, ekspresionizmi i tij i ka kaluar disa faza (në të cilat veçanërisht e rëndësishme është “faza e bardhë”), që nën ndikimin e ekspresionizmit abstrakt të Viliem de Kunig dhe grupit Kobra, krijoi ekspresionizmin abstrakto-figurativ me gjestikulime dhe një ngjyrim intensiv. Kështu, pikturimi i tij bëhet ekzemplar i mundësisë për mbijetesën e përbashkët të këtyre dy shprehjeve figurative, për një kohë të gjatë në kundërshtim me njëra tjetrën. Në periudhën para dhe gjatë të tetëdhjetave, pikturave të Mazevit iu vendos një etiketë postmoderne, por edhe sot pyesim veten se ndoshta Mazevi paralajmëroi Postmodernen në Maqedoni që nga 1967/68 (kur filloi të punojë në këtë frymë). Për Mazevin janë valide “egërsia e ndjenjave” si vlerë personale, vullnet dhe fuqi individuale faustike, përkundër besimit te rinia e artit që nuk vyshket. Me fjalë të tjera, dëshira e njeriut për të qenë i mbifuqishëm, për të qenë hero, është më e shprehur te artistët e mëdhenj dhe nga këtu rezultojnë vepra të mëdha. Mazevi është padyshim një nga këta artistë të mëdhenj.

BIOGRAFI E SHKURTËR

Ka lindur në vitin 1927 në Kavadarcë. Ka mbaruar Akademinë e arteve në Beograd në vitin 1953 te prof. Zoran Petroviq. Ka qenë profesor i Fakultetit të arkitekturës në Shkup, Republika e Maqedonisë. Është e rëndësishme të theksohet se ka qenë iniciatori kryesor për t’u formuar Fakulteti i artit figurativ në Shkup. Petar Mazev është një prej autorëve më të rëndësishëm të artit bashkëkohor të Maqedonisë. Ka pasur ekspozita të pavarura si në Maqedoni, ashtu edhe jashtë Maqedonisë: në ShBA, Kinë, Indi, Gjermani, Itali, Zvicër, etj. Është fitues i shpërblimeve dhe lëvdatave të shumta: 11 Tetori i Republikës së Maqedonisë në vitin 1961, në vitin 1979 fiton çmimin e parë në konkursin e Jugosllavisë për vizatim figurativ të enterierit të Përmendores së dëshmorëve të Luftës nacionalçlirimtare në Veles, të cilën gjithashtu e realizon në formë mozaiku, në vitin 1981 ka fituar çmimin “Mosha Pijade” të Sallonit të arteve në Cetinjë, et

*********************************************************************
Hamami i Daut Pashës
E enjte, 2 nëntor 2017
Ora 20:00

no comments

Read more...

“Brishtësi”- Shqipe Mehmeti, Mala stanica

Të nderuar, Ju informojmë se në kornizat e programit të këtij viti, Galeria kombëtare e Maqedonisë do të prezantojë ekspozitën e grafistes së re Shqipe Mehmeti, e cila do të mbahet me datë 24.10.2017 (e martë) në qendrën multimediale Malla Stanica, në orën 20.00.

shkipe mehmeti poster

Në ekspozitën e saj do të prezantohen rreth 30 lista grafike të cilat Mehmeti i ka përpunuar gjatë viteve të fundit, ndërsa tema e ekspozitës është gruaja dhe brishtësia e saj, si dhe fuqia e saj nga ana tjetër. Ekspozita titullohet “Brishtësi” dhe përfshin grafika të teknikave të shumëllojshme me gjilpëre të thatë, teknikë të kombinuar, etj.

Kuratorja e projektit është Ana Frangovska ndërsa vetë projekti do të prezantohet në Malla Stanica më 2 nëntor të vitit 2017.

Galeria kombëtare e Maqedonisë

no comments

Read more...

“Dokumente urbane: pejzazh-qytet-zonë” në Malla stanica

Urbani dokumenti pokana

Sivjet, më shumë se tridhjetë shtete evropiane do të na bashkangjiten në shënimin e “Ditëve evropiane të trashëgimisë kulturore” në shenjë të temës së përbashkët “Natyra dhe trashëgimia kulturore”.

Në suazat e kësaj teme të përgjithshme, është planifikuar që aktivitetet në Republikën e Maqedonisë të fokusohen në temën “Uji – dhuratë e natyrës”. Ngjarjet me rastxn e manifestimit do të mbahen në periudhën nga 15 deri më 22 shtator.

Galeria kombëtare e Maqedonisë do të realizojë ngjarje në suazat e kësaj iniciative evropiane dhe do të marrë pjesë në manifestim me ekspozitën tematike “Dokumente urbane: pejzazh-qytet-zonë”, në hapësirën Malla Stanica, me hapje më 20 shtator (e mërkurë), në orën 12. Në hapje do të drejtohet drejtoresha e GKM,. Dr. Dita Starova Qerimi.

Përzgjedhja e veprave me temë “Zona urbane” nga koleksioni i pasur i Galerisë kombëtare të Maqedonisë përbëhet prej pikturave të autorëve të njohur dhe të afirmuar, mes të cilëve gjenden Mihajllo Sholjev, Dimitar Avramovski Pandillov, Llazar Liçenoski, Borko Llazeski, Predrag Millosavljeviq Pexha, Millan Konjoviq, Miça Popoviq dhe të tjerë. Një pjesë e madhe e tyre do të prezantohen për herë të parë para publikut në këtë ekspozitë. Të gjithë kanë një pamje karakteristike urbane, interesante për publikun e artit figurativ si nga aspekti i veprave, ashtu edhe nga aspekti historik dhe dokumentar, si dëshmitar të së kaluarës. Disa pjesë janë tashmë me motive të identifikueshme, për shembull, ndonjë detaj nga Shkupi, por edhe vepra të frymëzuara nga Tetova, Kratova, Parisi, Venediku, Zagrebi, Beogradi, Zadari, etj.

Ekspozita përfshin edhe elemente edukative nëpërmjet punëtorive edukative të cilat do të mundësojnë jo vetëm njoftim me këtë pjesë të krijimtarisë së artit figurativ, por njëkohësisht do të stimulojnë edhe interes te publiku i artit figurativ, veçanërisht te publiku më i ri.

Projekti është planifikuar sipas prioriteteve të cilat stimulojnë organizim dhe prezantim të projekteve hulumtuese dhe ekpozitave të cilat shfaqin fenomene dhe tendenca historike, problematike, tematike, stilistike dhe interpretime të vazhdueshme të artit figurativ bashkëkohor botëror dhe të Maqedonisë, arkitekturës dhe dizajnit. Do të prezantohen rreth 60 vepra figurative, nga koleksioni kombëtar dhe ndërkombëtar.

Shënimi i “Ditëve evropiane të trashëgimisë kulturore” filloi më shtator të vitit 1991, me iniciativë të Këshillit të Evropës dhe mbështetje të Unionit Evropian. Në fillim, aktivitetet të lidhura me këtë manifestim janë realizuar vetëm në disa shtete, por tashmë prej një dekade, në të marrin pjesë të gjitha shtetet evropiane. Republika e Maqedonisë u përfshi drejt këtij shënimi më vitin 1996. Qëllimi i manifestimit është ngritja e vetëdijes te publiku më i gjerë për trashëgiminë e përbashkët evropiane.

 

 

 

Si vazhdim i realizimit të qëllimeve të vendosura, Galeria kombëtare e Maqedonisë, insitucion i interesave kombëtarë, e cila pas shumë viteve në vazhdimësi e mbështet procesin arsimor, dërgon ftesë drejt të gjitha shkollave dhe pjesmëarrësve duke lajmëruar se gjatë manifestimit nga 20 deri më 22 shtator, do të mundësohet hyrja falas.

Edhe një lajmërim në lidhje me ekspozitat tashmë të vendosura në objektin Çifte Hamam të cilat mund të vizitohen në suazat e “Ditëve evropiane të trashëgimisë kulturore”. Ato janë: “Nga tradita”, ekspozita e Reshat Ametit dhe ekspozita e fotografive artistike të Mimoza Veliut.

no comments

Read more...

Fotografi artistike nga Mimoza Veliu në Çifte hamam

20196795_1637067896325560_1333873366_n (1)

Të nderuar, Ju informojmë që në Galerinë kombëtare të Maqedonisë, në objektin Çifte hamam, më 5 shtator 2017 (e martë), në ora 20 do të hapet ekspozita e Mimoza Veliut e titulluar Fotografi artistike.

Mimoza (1979) është fotografe dhe kuratore shqiptare nga Maqedonia. Jeton dhe punon në Berlin. Në studion dhe galerinë e saj JAMMIN ajo ndërlidh në një koncept të përbashkët, fotografinë komerciale dhe artistike. Përveçse në Berlin, Mimoza ka pasur ekspozita edhe në Vjenë, Nju Jork, Mynih, Tiranë, Prishtinë, etj. Në vitin 2008, ajo fitoi çmimin e parë për Fotografi artistike nga Galeria Kombëtare e Kosovës.

21244650_1680792805286402_1164724996_n„Mimoza bën me aparatin e saj, fotografi unike, që në stilin e tyre kërkojnë kohë për t’i vështruar. Ajo e ka ruajtur veçantinë e artit të saj, duke krijuar atë lloj ekspresionizmi që të çon me dashje apo pa dashje tek emri i autores.” – Elsa Demo

Çështja e identitetit personal mbase është si ajo e Ikarit, apo edhe e Krishtit, por që Mimoza Veliu e kap në momentin më pak të përcaktuar, më dual, më hipotetik, më të hapur të tyre, dhe këto nga një pikënisje të sensibilizimit gjinor të gruas që në shumicën e këtyre imazheve mishëron tensionin e kryqëzimit në një dimension që gjithnjë mbetet mistik.” – Shkëlzen Maliqi

20067682_1631791930186490_1973232397_n (1)

„Ajo sfidon teknologjinë. Ka shumë artistë që fotografinë ua bën aparati dhe teknologjia, Mimozes ia bën shpirti.” – Shpend Bengu

Kuratori i ekspozitës, Goranço Gjorgievski ju informon se ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 29 shtator 2017.

no comments

Read more...

„Nga tradita”, ekspozitë në suazat e manifestimit “Nov kulturen bran”

Reshat Ameti pokana

Ju informojmë që Galeria Kombëtare e Maqedonisë ka nderin e veçantë t’ju ftojë në ekspozitën e pavarur të piktorit akademik dhe profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës, z. Reshat Ameti.

Ekspozita do të jetë e hapur më 2 shtator, 2017, në orën 20.00, në objektin Çifte Hamam. Ajo do të hapet nga drejtoresha e GKM, dr. Dita Starova Qerimi.

Reshat Ameti ka lindur në Gostivar (1964). Ka diplomuar në Fakultetin e Artit Figurativ në Shkup në vitin 1989, në klasën e prof. Ana Temkova, ndërsa punimin e diplomës e ka mbrojtur te prof. Risto Kalcevski.

Është fitues i më shumë çmimeve dhe lëvdatave si çmimi i pikturës “Lazar Licenoski”, nga SHAFM – 2009 dhe “11 Tetori” për krijimtarinë jetësore në fushën e artit dhe kulturës, 2013. Është pjesëtar i shumë kolonive të artit figurativ brenda dhe jashtë shtetit.

“Në ekspozitë do të shfaqen vepra të ciklit të titulluar “Nga tradita”. Bëhet fjalë për më shumë piktura në një teknikë të kombinuar dhe vaj në pëlhurë. Nuk ka dyshim që Reshat Ameti është piktor i sekreteve të pëlhurave të veta. Ai me fuqinë e qenies së tij e zbulon duke nxjerrë nga shikuesi i pikturave të tij, fuqinë intuitive të reflektimit dhe perceptimit të brendshëm.” Maja Kërstevska

Kuratorja përgjegjëse është Maja Kërstevska. Ekspozita është pjesë e manifestimit me rastin e hapjes së sheshit të “Skenderbeut” dhe do të zgjasë deri më 16 shtator 2017.

no comments

Read more...