Dita Ndërkombëtare e Personave me Autizëm

Fëmijët me autizëm janë mes personave më të cënuar në shoqërinë tonë. Numri i tyre rritet vazhdimisht, duke krijuar nevojën për krijimin e mundësive reale për zhvillimin e tyre, si dhe largimin e paragjykimeve dhe qëndrimet negative në lidhje me ta. Personat me autizëm shpesh herë vuajnë nga përjashtimi shoqëror.

budenje

Qëllimi ynë është ngritja e vetëdijes publike. Galeria Nacionale e Maqeonisë, si institucion i vetëm në fushën e kulturës, e angazhuar socialisht dhe përgjegjëse në shoqëri për këtë fushë, për herë të tretë shënon Ditën Ndërkombëtare të personave me autizëm, nëpërmjet ekspozitës së titulluar “Budenje” (zgjim).

Të nderuar,

Më 11 prill (e martë), 2017, me fillim në orën 18, në objektin Çifte Hamam do të hapet ekspozita “Budenje”. Nëpërmjet kësaj ekspozite, Galeria Nacionale e Maqedonisë shënon Ditën Ndërkombëtare të personave autistë. Në këtë drejtim u organizuan punëtori vizatimi në bashkëpunim me shoqatën “VO MOJOT SVET” (Në botën time), SHFP “Idnina”- Shkup, Shoqatën shkencore për autizëm në Maqedoni dhe Qendrën burimore për prindërit të fëmijëve me nevoja të posaçme. Në ambientet e këndshme të Çifte Hamamit fëmijët krijuan veprat e tyre unike, duke shfaqur talentin e tyre të madh krijues. Këto krijime janë pasqyrim i shpirtit të tyre, ata na mësojnë për dashurinë. Të ndryshëm, por kaq të njëjtë, në papërsosmërinë gjendet bukuria.

Galeria Nacionale e Maqedonisë gjatë vitit organizon një numër të madh të punëtorive për fëmijë dhe ekspozitave të përkushtuara ndaj kategorive të cënueshme. Pas ekspozitave “Të gjitha ngjyrat e dashurisë” (Site boi na ljubovta), 2015 dhe “Më quaj dashuri” (Nareci me ljubov), 2016, kjo është ekspozita e tretë për fëmijët me autizëm. Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri në 20 prill.

This post is also available in: Macedonian

There are no responses so far.

 

New comments are closed.