Ekspozita e Nikolla Martinoski në Daut Pasha hamam

Share Button

Kjo ekspozitë i kushtohet 110 vjetorit të lindjes dhe 40 vjetorit të vdekjes së akademikut Nikolla Martinoski, autor i cili me krijimtarinë e tij të komplikuar artistike, ka një rëndësi të madhe gjatë krijimit dhe zhvillimi të artit bashkëkohorë maqedonas.

martinoski-1Martinoski ka lindur më 18.08.1903 në Krushevë. Prej vitit 1920 deri në vitin 1927 ka studiuar dhe diplomuar në Shkollën e arteve të bukura në Bukuresht. Prej vitit 1927 deri në vitin 1928 Martinoski viziton Akademinë Grad Shomier dhe Rason në Paris. Për herë të parë ka realizuar ekspozitë të pavarur në Shkup në vitin 1929. Ai është njëri prej themeluesve dhe drejtor i parë i shkollës artistike, kurse prej vitit 1948 edhe drejtor i Galerisë artistike përkatësisht Galerisë së sotme Kombëtare të Maqedonisë në Shkup. Në vitin 1967 zgjidhet si anëtarë i ASHAM – it, njëherit është fitues i një numri të madh të mirënjohjeve dhe çmimeve të larta. Nikolla Martinoski ndërroi jetë më 7.02.1973 në Shkup.

Martinoski me dituritë dhe me imagjinatën e tij të bujshme krijoi mijëra piktura, vizatime, murale, ilustrime dhe skenografi teatrale. Një numër i madh i veprave të tij janë shkatërruar ose dëmtuar. Pjesa më e madhe e veprave pësuan nga fatkeqësitë ose katastrofat (vërshimi i vitit 1962 dhe tërmeti katastrofal i vitit 1963 në Shkup, gjatë luftës së dytë Botërore, në kohën kur një numër i madh i koleksionarëve dhe miqve të Martinoskit kanë qenë të detyruar të braktisin qytetin e Shkupit). Koleksioni më i madh publik i piktorit Martinoski është i akomoduar në Galerinë e Nikolla Martinoskit në vendlindjen e tij në Krushevë. Veprat e tij gjenden në një numër të madh të qyteteve në Maqedoni, në ish republikat Jugosllave dhe në shtetet e huaja.

Për opusin e tij artistik është shkruar shumë, por hulumtuesi më i njohur i tij është prof. dr. Boris Petkovski, historian i artit dhe profesor i dikurshëm në Fakultetin e filozofisë – historisë në Shkup.

Martinoski 1945, 53_41

Veprat artistike të Martinoskit u krahasuan me veprat e disa artistëve bashkëkohorë Evropian, por para se gjithash veprat e tij iu bashkëngjitën ambientit etnik maqedonas, përkatësisht me ambientin social dhe me traditën e pasur të artit figurativ në trevat e vendlindjes. Por më i rëndësishëm është fakti se Martinoski krijoi identitetin e tij specifik krijues, me këto veçori autori solli artin bashkëkohorë (modernen) në zhvillimin historik të artit në shtetin tonë. Me krijimtarinë e tij specifike në frymën ekspresioniste, simbolike dhe post kubike dhe me sensualizmin e tij të rafinuar, të thurur me realizmin lirik dhe social, ai pikturoi njeriun e “vogël”, nënat me fëmijët, aktet dhe një numër të madh të portreteve.

Nikolla Martinoski dha një kontribut tejet të madh, i cili gjithsesi do të shërbej si nxitje për krijuesit e artit të sotëm dhe për gjeneratat e artistëve në të ardhmen.

Halide Paloshi, drejtor

Mimi

Martinoski Ciganka so crvena bluza,1963,maslo na staklo,68,5x42,5

Share Button