Ekspozita me grafika dhe vizatime nga Adem Dermaku

Share Button

Ekspozita me grafika dhe vizatime “KUJTIMET E MIA, A JANË EDHE TË TUAT…?!” nga Adem Dermaku, një artist i njohur kosovar nga Zvicra, do të hapet në Galerinë Kombëtare “Çifte Hamam” Shkup, më 08 gusht 2019 (e enjte) në ora 19:00.

Dërmaku u thellua herët në teknikat e shtypit të grafikës. Njohuritë e tij të gjëra për shumë teknika tradicionale i kombinon me shumë shkathtësi në veprat e tij. Ndërtimi i urave përmes përdorimit të mjeteve nostalgjike të përdorura nga artistët për tema bashkëkohore, kulmon në imazhe të reja, befasuese. Veprat e tij pasqyrojnë nevojën themelore të artistit për të mos shtypur vitet e tij të errëta. Përdorimi i mediave dhe teknikave të vjetra dhe të reja për të arritur poetikisht dhe me shkathtësi këtë qëllim është e pazakontë për një artist bashkëkohor, por artisti Adem Dermaku menaxhon këtë akt të ekuilibruar – falë përvojës së tij.

Adem Dërmaku lindi në 31 korrik 1978 në Kamenicë të Kosovës.
Jeton dhe punon në studion e njohur të litografisë J.E Wolfensberger në Zvicër.

ARSIMI:
1997 – mbaroi shkollën e mesme në vendin e tij të lindjes.
2002 – U diplomua në Fakultetin e Arteve të Bukura në Universitetin e Prishtinës në klasën e grafikës te profesor Fatmir Krypa.
Në 2002 u regjistrua në studime pasuniversitare në Fakultetin e Arteve të Bukura në Prishtinë, në departamentin e grafikës te profesor Fatmir Krypa.
2005 – Diplomoi studimet pasuniversitare në Fakultetin e Arteve të Bukura në Prishtinë, në departamentin e grafikës në klasën e profesorit Fatmir Krypa.

EKSPERIENCA NË PUNË:
Që nga viti 2003 ka punuar si bashkëpunëtor në studion e litografisë Wolfensberger në Cyrih, Zvicër.
2015- Pjesëmarrës në punëtorinë e grafikës në Universitetin e Massachusetts, Boston.
Ai është kurator dhe organizator i shumë ekspozitave grupore dhe personale të artistëve të famshëm.

EKSPOZITAT VETJAKE:
2016- Galeria “Kunstraum” Cyrih, Zvicër.
2014- Galeria “Am Lindenhof Zürich” në Cyrih, Zvicër.
2013 – “Kulturschür liebegg Männeorf” në Cyrih, Zvicër.
2010 – Galeria Kombëtare e Arteve në Prishtinë, Kosovë.
2010- Galeria e Wolfensberger “Danke” Cyrih, Zvicër.
2003 – Klubi i artit “Alternativa” Shkup, Maqedoni e V.
2003 – Galeria e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, Kosovë.

Ekspozitat GRUPORE:
Ai ka marr pjesë në ekspozita të shumta, në më shumë se tridhjetë ekspozita grupore me karakter ndërkombëtare dhe vendor. Pjesëmarrës në ekspozitat e përvitshme ndërkombëtare të grafikës, Bienale dhe Trienale të grafikës dhe vizatimit në vendeve të ndryshme si: Japoni, Shqipëri, Rumani, Kosovë, Maqedoni e V., Bullgari, Zvicër, Austri, Gjermani, Francë, Spanjë, Amerikë, etj.
Ademi ka marr pjesë në disa koloni të artit ndërkombëtar në Maqedoninë e V.  dhe Kosovë.

SHPËRBLIME:
Fitues i nëntë çmimeve për grafikë më të mirë, vizatim më të mirë dhe pikturë më të mirë, nga Fakulteti i Arteve të Bukura në Prishtinë, Kosovë. Fituesi i çmimit Grafika më e Mirë nga Shoqata Draudacum, Maqedonia e V.

Share Button