Ekspozitë “AR 2016″

Në 6 prill në Qendrën multimediale Malla Stanica do të mbahet një ekspozitë nga Galeria Kombëtare e Kosovës (me të cilën kemi formuar bashkëpunim bilateral).

ap2016

Ekspozita mban emrin AR 2016 dhe është një nga ekspozitat më të rëndësishme të organizuara në Kosovë, e quajtur kështu për disa arsye. Ajo është një nga ekspozitat e rralla e specializuar për artistët e rinj deri në 40 vjet, e organizuar në përputhje me standardet dhe trendet botërore dhe me tre komisione të pavarura, që janë: juria përzgjedhëse, ekipi i kuratorëve dhe komisioni shpërblyes (që të treja të pavarura nga Galeria Kombëtare dhe Ministria e kulturës në Kosovë).

Shpërblimi kryesor për fituesin e vendit të parë është qëndrim në një nga qendrat botërore të artit për një periudhë të caktuar. Për këtë ekspozitë janë përzgjedhur vepra nga 5 autorë dhe/apo grupe artistësh: Agron Bllakçori (vendi i parë), Bujar Sulejmani, Kolekivi Haveit, Jetulla Sulejmani dhe Luan Bajraktari.

This post is also available in: Macedonian

There are no responses so far.

 

New comments are closed.