Ekspozitë e pavarur e Burhan Ahmetit

Me kënaqësi të veçantë ju ftojmë në hapjen e ekspozitës së Burhan Ahmetit më 8 dhjetor 2017 (e premte), në Çifte Hamam, ora 19:30.

BURHAN 1Veprat e Burhan Ahmetit, si grafika ashtu edhe teknika e kombinuar në pëlhurë, disa nga to të afirmuara ndërkombëtarisht si dhe të tjera më të reja të saposhfaqura në skenë, i referohen riorganizimit të përjetimeve të realitetit, të qasjes së ndryshme gjatë krijimit të pikturës dhe me anë të kësaj një ridizajnimit të botës së të dukshmes, të shpikurës dhe mundësisë. Bëhet fjalë edhe për bukurinë e veprës individuale artistike, por edhe më tepër për traditën, njerëzit, lidhjet e tyre shoqërore, pritjet dhe dëshirat e tyre. Por duket se nuk është e mundur të kemi një këndvështrim të përbashkët ndaj realitetit.

Si përfaqësues i gjeneratës së re të artit grafik, gjithnjë aktiv me ekspozita, si të karakterit lokal ashtu edhe ndërkombëtar, vepra e Burhan Ahmetit karakterizohet me një afirmim burimor të teknikave të ndërlikuara grafike (gjilpërë e thatë, akuatintë, drugdhendje litografi, bakërshkrim monotipi deri te diciplina digjitale grafike) si dhe me një intelektualizëm të theksuar në qasjen drejt artit vizual.
Në fushën e grafikës ai arrin një aftësi me shprehje të drejtpërdrejtë, kurse vizatimi dhe sipërfaqet e ngjyrosura krijojnë tërësi abstrakto-asociative, duke i kombinuar mes grafikave, efekteve të fotografisë, kulturës së ashpër dhe të butë, raporteve mes së bardhës dhe të zezës dhe ngjyrave të ndezura, si dhe disa shenjave të caktuara të “konceptualizimit”. Merret edhe me drugdhendje, duke arritur gjallëri të tërësisë me kombinimin e vijave të rrepta në formë valësh, të cilat formojnë shfaqje gjysmëfigurative.

Si autor na zbulon mundësitë e specifikuara të akuatintës në krijimin e intimistikave të ndryshme, shfaqjeve mbireale dhe simbolike.

BURHAN 2

Në realizimet e tij më të suksesshme përfshihen sugjestionet grafike mbi hapësirën intime të kujtimeve, si dhe mbi shfaqjen figurative, e cila përbëhet nga përjetime dhe forma të ndryshme të artit modern. Autori punon sipas disa rregullave bazore dhe formale, si dhe sipas “logjikës së imagjinatës”, e cila lejon të krijohen kombinime “të lira” të shfaqjes përmes pikturës në materiale, fragmente nga materiale, figura, etj. Me këto motive paraqitet edhe një grafizëm ekspresiv i vijave abstrakte. Në këtë mënyrë na sugjerohet atmosfera e së kaluarës dhe së tashmes e përjetuar në formë lirike.

Burhan Ahmeti “mban vesh” materialin dhe njëkohësisht e provon energjinë dhe gjestin e vizatimit, i cili përmban shumë shfaqje të stilizuara të pikturës me zgjidhje të ndërlikuara tonike.

Burhan Ahmeti me anë të veprave të tija akrilike në pëlhurë kthehet drejt shenjës së pastër, të reduktuar, e cila bazohet mbi elementet parësore të artit figurativ. Mund të vihet re tendenca për analizë, krijim i një poetike unike të ngushtimit dhe minimalizmit.

Në shikim të parë është e qartë se bëhet fjalë për realizime të cilat vijnë si rezultat i një senzibiliteti artistik të formuar në mjedis (urban), që mbartin historinë dhe traditën e tyre.
Me një sintetizim të motivit të përzgjedhur në një konotacion të ri të transformimit, Ahmeti me një mprehtësi dhe precizitet të dalluar dhe një zbukurim të pasur i përkthen elementet në forma asociative, në formë të shenjave dhe simboleve, duke punuar mbi bazën plastike të formës dhe materies në kompozim.

Gjithashtu, këto vepra të pastruara nga konceptet na zbulojnë edhe anën tjetër të tyre, forma të dizajnuara me efekte dekorative me ngjyra dhe një shije të veçantë të renditjes në hapësirë.
Mes simbolikës dhe asocimit, të atëhershmes dhe të tashmes, gjurmët e së kaluarës dhe nxitjes së të resë, elementet figurative të shenjave, simboleve, materialeve e përcaktojnë dhe transformojnë hapërsirën si forma të reja për përdorimin e të vjetrave si të reja.

Shpërthimi i sinqertë krijues kërkon mënyrë dhe rrugë për t’u realizuar në një vepër konkrete, pa marrë parasysh se sa e parëndësishme mund të duket. Për sa kohë vepra trajtohet me një përkushtim të sinqertë, në të ndëthurret një përjetim unik mistik.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 17 dhjetor.

This post is also available in: Macedonian

There are no responses so far.

 

New comments are closed.