Ekspozitë retrospektive “Petar Mazev, 90 vjet nga lindja” në Hamamin e Daut Pashës

Të nderuar, Është kënaqësi e veçantë të prezantojmë të gjithë mundin e 300 ditëve të këtij viti, 7200 orëve të shpenzuara në kërkime kreative përjetësisht të shtypura në 240 fletët e botimit jubilar të titulluar “Petar Mazev, 90 vjet nga lindja” të botuesit Galeria kombëtare e Maqedonisë.

Pokana2

Me këtë rast Galeria kombëtare e Maqedonisë, Ministria e kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe Fondacioni “Ilija Kamçev” kanë nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojnë në hapjen e ekspozitës retrospektive “Petar Mazev, 90 vjet nga lindja”„

Petar Mazev është një nga përfaqësuesit më të dalluar të pikturës bashkëkohore të Maqedonisë. Veprimtaria e tij përfshin një shfaqje të gjerë figurative që lëviz nga figuracioni, nëpërmjet enformelit deri te dorëshkrimi karakteristik figurativ që i bashkon këto dy paraqitje artistike. Duke marrë parasysh rëndësinë e tij të madhe dhe gjurmën që la si frymëzim për shumë gjenerata të reja të autorëve figurativë dhe se për një kohë të gjatë nuk është i pranishëm në skenën artistike të Maqedonisë, me përjashtim të paraqitjeve të pjesshme të një pjese të krijimtarisë së tij nga periudha e vdekjes së tij e deri më sot, projekti, si shënim jubilar i 90 vjetëve nga lindja e tij në të vërtetë do të përfshijë një përmbledhje të krijimtarisë së tij, si rikujtim i rëndësisë së tij të jashtëzakonshme për artin bashkëkohor figurativ të Maqedonisë.

Në ekspozitën e cila do të shënojë 90 vjetorin jubilar nga lindja e piktorit akademik Petar Mazev, do të ketë vepra të më shumë periudhave kohore të krijimtarisë së tij. Bëhet fjalë për një artist i cili pa dyshim shënon kulmin e pikturës bashkëkohore të Maqedonisë. Bëhet fjalë për një autor me individualitet, të cilit nuk i duhen terma përcaktues apologjikë, për një individualitet që më së miri mbrohet pa ndërmjetës, me vetë jetën dhe shprehjet artistike mbi pëlhurë. Mazev është pothuajse përfaqësuesi i parë i gjeneratës së tij të pikturës, krijimtaria e të cilit rridhte në drejtim origjinaliteti dhe unikaliteti në diagramin e tij zhvillues. Vizioni i Mazevit nis nga realiteti se bota e tij i shërben si një arsye për t’u degdisur nga realiteti i tij. Prandaj krijimtaria e tij është akoma e hapur dhe tërheqëse për rishqyrtim dhe riinterpretim.

Mazevi fillon të merret me kompozicione figurative (në vitet e pesëdhjeta), pothuajse një dekadë më vonë fillon me të shprehurit me enformel, dhe pas disa vjetëve mbërrin deri te ideja që të vërë paralelisht në një fotografi të dy dorëshkrimet. Në realitet, ekspresionizmi i tij i ka kaluar disa faza (në të cilat veçanërisht e rëndësishme është “faza e bardhë”), që nën ndikimin e ekspresionizmit abstrakt të Viliem de Kunig dhe grupit Kobra, krijoi ekspresionizmin abstrakto-figurativ me gjestikulime dhe një ngjyrim intensiv. Kështu, pikturimi i tij bëhet ekzemplar i mundësisë për mbijetesën e përbashkët të këtyre dy shprehjeve figurative, për një kohë të gjatë në kundërshtim me njëra tjetrën. Në periudhën para dhe gjatë të tetëdhjetave, pikturave të Mazevit iu vendos një etiketë postmoderne, por edhe sot pyesim veten se ndoshta Mazevi paralajmëroi Postmodernen në Maqedoni që nga 1967/68 (kur filloi të punojë në këtë frymë). Për Mazevin janë valide “egërsia e ndjenjave” si vlerë personale, vullnet dhe fuqi individuale faustike, përkundër besimit te rinia e artit që nuk vyshket. Me fjalë të tjera, dëshira e njeriut për të qenë i mbifuqishëm, për të qenë hero, është më e shprehur te artistët e mëdhenj dhe nga këtu rezultojnë vepra të mëdha. Mazevi është padyshim një nga këta artistë të mëdhenj.

BIOGRAFI E SHKURTËR

Ka lindur në vitin 1927 në Kavadarcë. Ka mbaruar Akademinë e arteve në Beograd në vitin 1953 te prof. Zoran Petroviq. Ka qenë profesor i Fakultetit të arkitekturës në Shkup, Republika e Maqedonisë. Është e rëndësishme të theksohet se ka qenë iniciatori kryesor për t’u formuar Fakulteti i artit figurativ në Shkup. Petar Mazev është një prej autorëve më të rëndësishëm të artit bashkëkohor të Maqedonisë. Ka pasur ekspozita të pavarura si në Maqedoni, ashtu edhe jashtë Maqedonisë: në ShBA, Kinë, Indi, Gjermani, Itali, Zvicër, etj. Është fitues i shpërblimeve dhe lëvdatave të shumta: 11 Tetori i Republikës së Maqedonisë në vitin 1961, në vitin 1979 fiton çmimin e parë në konkursin e Jugosllavisë për vizatim figurativ të enterierit të Përmendores së dëshmorëve të Luftës nacionalçlirimtare në Veles, të cilën gjithashtu e realizon në formë mozaiku, në vitin 1981 ka fituar çmimin “Mosha Pijade” të Sallonit të arteve në Cetinjë, et

*********************************************************************
Hamami i Daut Pashës
E enjte, 2 nëntor 2017
Ora 20:00

This post is also available in: Macedonian

There are no responses so far.

 

New comments are closed.