Ekspozitë vjetore e shkollave fillore – “Mazevi dhe unë”

mazev i jas (1)

Ju informojmë se në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, në objektin e Hamamit të Daut Pashës, më 19 dhjetor 2017 (e martë), në 12:30 do të hapet Ekspozita vjetore e shkollave fillore e titulluar “Mazevi dhe unë”

Tashmë për dy muaj Hamami i Daut Pashës është bërë qendra e adhuruesve të artit figurativ me ekspozitën e “Petar Mazev, 90 vjet nga lindja”. Ky projekt që prezantoi veprimtarinë e pionerit të artit modern dhe postmodern të Maqedonisë u përfshi edhe në programin edukativ të Galerisë kombëtare të Maqedonisë. U mbajtën punëtori ku morën pjesë nxënës të shkollave fillore nga qyteti i Shkupit. Krijuesit e rinj kishin mundësinë të shohin ekspozitën e Petar Mazevit, kurse në punëtoritë e vizatimit, të frymëzuar nga krijimtaria e tij, krijuan artin e tyre duke i zotëruar hapat e parë të teknikave të pikturimit. Krijuan vepra origjinale dhe të pazankonta të cilat mbajnë të njëjtin nënshkrim “Mazevi dhe unë”.

Galeria kombëtare e Maqedonisë, përveç dimensionit të përgjegjshmërisë shoqërore që ka si institucion në fushën e muzeve dhe galerive, ndërton dhe përgjegjshmëri sociale. Ekspozita e sivjetshme e shkollave fillore, e cila do të jetë e hapur deri më 19 dhjetor, do të ketë dimension humanitar. Çdo donatori do t’i dhurojmë një vepër nga kjo ekspozitë, ndërsa me mjetet e dhuruara do të sigurojmë pajisje pikturimi për shokët dhe shoqet me dëmtime në të folurit dhe të dëgjuarit nga “Partenija Zogravski” në Shkup.

Edukatorja Maja Dimitrova informoi se ekspozita do të hapet në fund të vitit.
Në prag të festave ne ju ofrojmë pak art për një atmosferë më të këndshme.

This post is also available in: Macedonian

There are no responses so far.

 

New comments are closed.