Loading Ekspozita

« Tgjitha Ekspozita

  • This event has passed.

Ekspozita “100 vjet nga lindja e Ibrahim Kodrës”

Maj 12 @ 20:00 - Qershor 12 @ 20:00

Share Button

Galeria kombëtare e Maqedonisë ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë tëprezantojë ekspozitën “100 vjet nga lindja e Ibrahim Kodrës”, e cila do tërealizohet në bashkëpunim me Galerinë kombëtare të Kosovës.

Ibrahim Kodra (22.04.1918, Ishëm, Shqipëri – 07.02.2006, Milano, Itali), artistishqiptar i njohur botërisht shkon nga Shqipëria në Milano dhe në Romë, Itali,ku zhvillon krijimtarinë e tij në Akademinë botërore të artit figurativ Brera. Atjekrijon, shoqërohet dhe ekspozon me emrat më të njohur të artit botëror të asajkohe, si: Pablo Pikaso, Anri Matis, Amadeo Modiljani, Zhorzh Ruo, ZhorzhBrak, Huan Miro, Oskar Kokoshka dhe të tjerë, ndërsa në Milano kapërpunuar disa freska për muzetë dhe ndërtesat më të njohura.

Kodra vazhdoi të ekspozonte në shumë qendra nëpër botë (Nju Jork, Tokio,Palermo, Shtutgard, etj), duke arritur një sukses të madh. Veprat e tijaartistike, të krijuara me ndikime post-kubiste, janë pasuruar me reminishencatë traditës së vendlindjes së tij, Lindjes së afërt, Bizantit, takimet me kulturat edetit Mesdhe. Veprat e tij artistike gjenden në shumë muze dhe përmbledhjeprivate, siç është Muzeu i Vatikanit.

Kjo paraqitje e krijimtarisë të këtij artist shqiptar me renome, i cili kaekspozuar dhe bashkëpunuar me më shumë emra botërorë që kanë shënuarrrjedhën e artit modern dhe bashkëkohor në Evropë dhe në botë, do tëpërfshijë vepra nga periudha të ndryshme të krijimtarisë së Ibrahim Kodrës.

Në ekspozitë do të shfaqen vepra nga koleksioni i Galerisë kombëtare tëKosovës dhe Fondacionit “Ibrahim Kodra” nga Milano. Ekspozita do të hapet më 12 maj 2018, në ora 20, në Galerinë kombëtare tëMaqedonisë, në objektin Çifte Hamam dhe do të qëndrojë e hapur deri më 12qershor 2018.

Share Button

Informacione

Fillimi:
Maj 12 @ 20:00
Mbarimi:
Qershor 12 @ 20:00
Event Tags:
, , ,

Lokacioni

Chifte Hamam – National Gallery of Macedonia
Bitpazarska
Skopje, MK 1000 Macedonia
+ Google Map
Tel:
+389(0) 2 3227-986