Në dekadat e vështira të sundimit të Perandorisë osmane (deri në vitin 1912), në Maqedoni, me orvatje të pandalshme u zhvillua rilindja kulturore maqedonase.

Mundin e pakursyer në këtë drejtim do ta japin një numër i madh i ndërtuesve, skalitësve dhe zografëve maqedonas. Kështu që jetëshkruesit Dimitar Andonov Papradishki, Gjorgji Zografski dhe Kosta Vangellov do të realizojnë piktura të adaptuara me këtë periudhë të ri kthesave. Ata do të vazhdojnë që të krijojnë vepra në fushën e pikturës së freskave dhe ikonografisë përmes ikonave, gjatë kësaj respekti ndaj traditës do të mishërohet edhe përmes zbatimit të kujdesshëm të modeleve të marra jashta artit bizantin.

Disa prej veprave të këtyre autorëve u përafruan me shprehjet më të reja artistike evropiane. Një tendencë e tillë më tepër do të shprehet në punimet ku shtjellohen motive të kësaj bote: në portrete dhe autoportretet (të punuara edhe në bazë të fotografive), peizazhet, në skenat e para të folklorit dhe në skenat “historike”.

This post is also available in: English, Macedonian