Fotografi artistike nga Mimoza Veliu në Çifte hamam

20196795_1637067896325560_1333873366_n (1)

Të nderuar, Ju informojmë që në Galerinë kombëtare të Maqedonisë, në objektin Çifte hamam, më 5 shtator 2017 (e martë), në ora 20 do të hapet ekspozita e Mimoza Veliut e titulluar Fotografi artistike.

Mimoza (1979) është fotografe dhe kuratore shqiptare nga Maqedonia. Jeton dhe punon në Berlin. Në studion dhe galerinë e saj JAMMIN ajo ndërlidh në një koncept të përbashkët, fotografinë komerciale dhe artistike. Përveçse në Berlin, Mimoza ka pasur ekspozita edhe në Vjenë, Nju Jork, Mynih, Tiranë, Prishtinë, etj. Në vitin 2008, ajo fitoi çmimin e parë për Fotografi artistike nga Galeria Kombëtare e Kosovës.

21244650_1680792805286402_1164724996_n„Mimoza bën me aparatin e saj, fotografi unike, që në stilin e tyre kërkojnë kohë për t’i vështruar. Ajo e ka ruajtur veçantinë e artit të saj, duke krijuar atë lloj ekspresionizmi që të çon me dashje apo pa dashje tek emri i autores.” – Elsa Demo

Çështja e identitetit personal mbase është si ajo e Ikarit, apo edhe e Krishtit, por që Mimoza Veliu e kap në momentin më pak të përcaktuar, më dual, më hipotetik, më të hapur të tyre, dhe këto nga një pikënisje të sensibilizimit gjinor të gruas që në shumicën e këtyre imazheve mishëron tensionin e kryqëzimit në një dimension që gjithnjë mbetet mistik.” – Shkëlzen Maliqi

20067682_1631791930186490_1973232397_n (1)

„Ajo sfidon teknologjinë. Ka shumë artistë që fotografinë ua bën aparati dhe teknologjia, Mimozes ia bën shpirti.” – Shpend Bengu

Kuratori i ekspozitës, Goranço Gjorgievski ju informon se ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 29 shtator 2017.

This post is also available in: Macedonian

There are no responses so far.

 

New comments are closed.