Goce Nanevski – Autonomia e shekullit

Autonomia e shekullit, videotrilogjia e Goce Nanevskit, do të shfaqet më 4 maj (e enjte), në Malla Stanica, ora 20

nanevski 1

Projekti më i ri – tre video individuale – kanë karakter konceptualo-dokumentar. Në këtë trilogji, Nanesvki është i angazhuar socialo-politikisht. Gjuha e tij nuk është e drejtpërdrejtë dhe fjalë për fjalë, nuk është reagim apriori dhe kritikë ndaj përditshmërisë aktuale, por, nëpërmjet historive të shkurtra esenciale, me një konotacion shumë të përgjithësuar, udhëzon drejt deformimeve mjaft të rëndësishme të vetëdijes shoqërore, të cilat e përkufizojnë  identitetin e përfaqësuesit të një shoqërie transformuese pa u shpalosur dukshëm.


Në Ragjanje (Lindje), е përpunon aspektin e shumëfishtë të lindjes, së parë përmes prizmave të ndryshëm, nga ai më bazori që është lindja biologjiko-fizike – e shfaqur përmes bisedës me një mjeke gjinekologe dhe embriologe (poashtu shtatzënë me fëmijën e parë), si dhe lindja shpirtërore dhe përjetimi i Zotit – në formën e aspekteve filozofike të një prifti ortodoks – dhe njëkohësisht i doktoruar për filozofi. Më pas, nëpërmjet ontologjisë për “lindjen” filozofike dhe lindjes shoqëroro-sociale dhe zhvillimin – nga qëndrimet e një të doktoruari për filozofi, profesor dhe analist i gjendjeve socialo-politike, e deri tek historitë e grave mbi fiziologjinë e gruas-nënë – profesioniste të suksesshme në fushat e tyre, jetët e të cilave ndryshojnë kur sjellin në jetë një qenie të re që i bekon dhe i bën njerëz më të mirë (pavarësisht nëse bëhet fjalë për një ose më tepër fëmijë).



Sudbina (Fati), nga ana tjetër, trajton përfaqësues të kategorisë më të cënueshme të qytetarëve të Maqedonisë, të cilët janë krejtësisht të margjinalizuar -  romët, njëkohësisht minoriteti me të cilin fjala “fat” lidhet si në kuptimin pozitiv ashtu dhe në kuptimin negativ. Integrimi dhe emancipimi i Romëve tek ne ka marrë një vrull të veçantë në dekadën e fundit, në veçanti në fushën e edukimit dhe përfshirjes në sferat shoqërore, por për fat të keq, akoma, nga njerëzit që kërkojnë lëmoshë takojmë vetëm romë (pa dallim moshe). Në videon e tij, Nanevski e problematizon këtë mikrokozmos, që në mënyrë indirekte të kritikojë në dy drejtime – edhe shoqërinë, e cila nuk përkujdeset mjaftueshëm, por edhe vendimin e kësaj bashkësie që të përmbushet me stereotipet dhe të mos vetëdijesohet se vendimi për fatin e secilit është në duart e veta. Vizualisht, kjo video është pa ngjyra, d.m.th bardhë e zi, ndërsa është përdorur dhe muzikë origjinale, zhurmë nga videofrejmë të ngrirë me efektin e borës, si dhe zëra dhe kuadro që janë arritur me rrjedhjen e pakontrolluar të një videosekuence të caktuar.


Në videon e tretë, Nie, vampirite (Ne, vampirat), Nanevski merret me thëniet dhe historitë e popujve të vjetër dhe të fiseve maqedonase që janë transmetuar brez pas brezi,  tek të cilat thuhej se njerëzit kanë besuar në vampirë, që gradualisht dialogu të çojë drejt analizës së shoqërisë aktuale dhe personifikimit të problemeve aktuale në botën politike, ekonomike, sociale dhe kulturore si vepër vampirësh. Duke i dhënë një dimension humoristik të gjithë videos, në fakt, me shumë kritikë dhe autokritikë, autori konstaton se të gjithë jemi vampirë në kohën e sotme, se të gjitha keqinformimet shoqërore të tanishme ndodhin për shkak nesh dhe se ato fillojnë direkt ose indirekt nga të gjithë faktorët socialë të një bashkësie. Një koment interesant i bashkëbiseduesit Kosta thotë: “…vampirët të marrin katër thasë, por njërin t’a lënë…”, që do të thotë një farë etike kanë pasur…”, për dallim nga “vampirët bashkëkohorë” që nuk kanë etikë, e aq më pak moral dhe skrupull.

Videot kanë dhe element argëtues pasi luajnë në vijën e hollë mes seriozitetit dhe angazhimit të tejtheksuar dhe humorit, mes mendimeve të thella dhe modeleve që kanë filozofi të cekët jetësore, etj. Nanevski e formon vizualisht perceptimin personal për anatominë e jetës, d.m.thpër aspektet konnstruktive të jetës (si skulptura), duke iu qasur atyre siç i qaset një skeleti që kërkon staticitet dhe qëndrueshmëri.

Ekspozita do të mund të shihet deri më 24 maj, 2017.

This post is also available in: Macedonian

There are no responses so far.

 

New comments are closed.