Helidon Gjergji në Çifte Hamam

Më 1 gusht, e martë, në orën 18, në objektin Çifte Hamam, Galeria Kombëtare e Maqedonisë ka nderin që publikut t’ia prezantojë projektin (H)am(m)am. Autor i këtij projekti është artisti multimedial, Helidon Gjergji.

helidon gjergi

Helidon Gjergji (i lindur në vitin 1970 në Tiranë, Shqipëri) është një artist bashkëkohor i cili punon me media të ndryshme. Ka kryer studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë. Me hapjen e kufijve të Shqipërisë në vitin 1991, u transferua në Itali, ku studioi më tej artet vizuale dhe ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Napoli, Itali. Në vitin 1997, u transferua në Çikago, ku është përsosur në teorinë dhe praktikën e artit në Universitetin e Çikagos. Aktualisht jeton në Nju Jork dhe jep mësim në SUNY Old Westbury.

Gjatë karrierës së tij Helidon ka punuar në fusha të ndryshme, pikturë, instalim dhe arkitekturë. Megjithatë, përmes mediave të ndryshme, Helidon në veprat e tij shqyrton në mënyrë të vazhduar porozitetin dhe brishtësinë e kufijve midis mediave të ndryshme, vetes dhe parametrat e ndikimit individual.

helidon gjergi portretVeprat e tija të para të ekspozuara kanë si temë kryesore narcisizmin e angazhimit tonë me mediat, duke i vendosur në mënyrë fantazmagorike televizorët dhe shikuesit në kornizat e ambienteve me pasqyrë, dhe duke e shprehur potencialin dhe cilësinë e tij në mënyrë provokuese, duke e ftuar shikuesin të bëjë fotografi nëpërmjet telekomandës programuese si një vello që dridhet mbi pëlhurë. Për Bienalen e 57-të të Venecias (2007), ai ka krijuar vendin e varrimit për mediat e gjeneratave të kaluara dhe i ka zëvendësuar objektete e tyre me një rënie të natyrshme me ekrane të rrafshëta ku paraqitet peizazhi i sotëm i ynë medial. Një retrospektivë e shkurtër e artit të tij me video është ekspozuar edhe në Galerinë Kombëtare të Artit në Shqipëri në vitin 2014. Përkrah veprave të tija me specifika hapësinore për lokacione të caktuara, Helidon gjithashtu prodhon vepra monumenatale të karakterit publik. Për Projektin për fasada në Bienalen e 4 ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Tiranë (2009), Helidoni ishte i ftuar që të pikturojë fasadën e një ndërtese të madhe komuniste, të cilin ai e mbuloi me vizatime të epokës digjitale, me ç’rast qartësisht zbuloi distancën kognitive mes lëkurës arkitektonike dhe Mjedisit të brendshëm të shoqërisë bashkëkohore postkomuniste.
Për projektin Bienale 3 në Konjik, Bosnë dhe Hercegovinë (2015), Helidoni krijoi një vepër arti për bunkerin automatik të ish Jugosllavisë, i cili ngjason me një nga korridoret e tij të ngjashme me tunelet shkëmborë – një sallë me pasqyra ku shprehjet e video lojrave ushatarake kthehen në ad infinitum, e rrethojnë shikuesin me kode dhe një iluzion dydimensional lojërash. Për Manifesta 8 (2010), ai krijoi një instalacion arome prej erëzave të tregut që kanë të bëjnë me komunitetet etnike të cilat jetojnë në Mursi (Spanjë). Publiku ishte i ftuar të shikonte këtë “muze” të padukshëm , e megjithatë të hapur prej arome, ndërsa u analizuan reagimet personale në lidhje me aromat individuale dhe sekuensionimin e tyre.

This post is also available in: Macedonian

There are no responses so far.

 

New comments are closed.