Hapësira për ekspozita Çifte hamami

Sipas burimeve historike Çifte hamami ka qenë i ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XV, si dhuratë (miraz) nga Isa Beu me sipërfaqe prej 1056 metra katrorë.

Çifte hamami (Banja turke) përbëhet prej dy pjesëve pothuajse identike me hyrje të ndara për meshkujt dhe femrat, prej nga pason edhe emri çift ose hamami i dyfishtë. Hamami është ndërtuar në stilin e njëjtë sikur edhe ndërtimet tjera islamike nga kjo periudhë kohore, me shfrytëzimin e tullave, gurëve dhe llaçit . Në të dominojnë dy kupola të mëdha të vendosura në anët e kundërta të ndërtimit, gjithashtu ky objekt posedon edhe kupola më të vogla që gjenden në dhomat e shumta duke u bashkuar në harqe të kupolave.

Në vitin 1963, gjatë tërmetit të madh të Shkupit, Çifte hamami do të dëmtohet në masë të konsiderueshme. Gjatë vitit 2000, hamami i jepet në shfrytëzim Galerisë artistike – Shkup, në funksion të hapësirës për ekspozita multimediale.

Plan i detajuar i hapësirës për ekspozita

cifte mapa mala

Çifte hamami – historiku

Hamami ka qenë i ndërtuar kah mesi i shekullit XV nga ana e Isa beut dhe i lënë në testament për nevojat e fondeve bamirëse të veta në Shkup, medresesë dhe teqesë. Përndryshe, Isa beu ka qenë dukë udhëheqës i tretë administrativ dhe rajonal dhe njëri prej ndërtuesve më të mëdhenj të objekteve profane dhe sakrale turke në qytet.

Ky objekt me sipërfaqe të përgjithshme prej 1056 m2 paraqet një ekzemplarë të rallë në Gadishullin Ballkanik me vlerë të jashtëzakonshme arkitektonike. Vet emërtimi sqaron se bëhet fjalë për hamam të dyfishtë, për meshkuj dhe për femra. Dy pjesët identike posedojnë hyrje të izoluara. Në aspekt të interpretimit arkitektonik ky objekt paraqet një ndërtim monolit, me unitet funksional dhe unitet të formës së jashtme.

Objekti është i ndërtuar me stil të njëjtë sikur edhe ndërtimet tjera publike të periudhës osmane – prej gurit, tullave dhe llaçit. Objekti posedon dy kupola të mëdha dhe disa kupola më të vogla, të vendosur mbi tambura të ulëta, të cilat me harqe të kupolave i ndajnë hapësirat e shumta të objektit. Në brendinë kupolat janë të dekoruar në mënyrë plastike me realizime të mrekullueshme të natyrës teknike.

cifte i daut pasha

Supozohet se Çifte hamami ka pushuar funksionimin dhe realizimin e qëllimit themelorë në vitin 1916/17. Më pas objekti ka filluar të shkatërrohet dhe hapësirat e tij kanë shërbyer si magazinë.

Hamami, disa herë ka qenë i sanuar, në të janë realizuar disa korrigjime dhe adaptime. Gjatë këtyre aktivitete në më shumë vende ka qenë i dëmtuar sistemi për ngrohje të hamamit i cili ka qenë i vendosur nën dyshemenë. Pjesa e dedikuar për femrat në Çifte hamam përfshin pjesën jugperëndimore të këtij objekti, hapësira më e madhe, që ka shërbyer si gardëroberi, posedon bazë në formë katrore me kupolë, diametri i së cilës ka arritur 12 metra. Prej këtij seksioni është mundësuar hyrja në hapësirë pak të ngrohur, me formë të drejtkëndëshit, këtu mbi njërën pjesë gjendet kupola e vendosur mbi tamburë tetëkëndëshe, me dekorime të pasura të stalaktitit. Në murin jugor gjendet hyrja që shpie në seksionin për depilim dhe tualeti. Nëpër kalimin e murit lindor, kalohet në seksionet për larje. Ky kalim përbëhet prej një pjese qendrore që përbëhet prej tre halvetave. Në pjesën qendrore gjendet një guri i ngritur, i quajtur si “guri i ferrit”, që ka shërbyer për djersitje dhe masazh trupore.

mala stanica daut chifte

Pjesa e dedikuar për meshkuj gjendet në pjesën verilindore të objektit. Kjo pjesë është më e madhe krahas pjesës së dedikuar për femrat dhe dallohet si për nga numri i hapësirave ashtu edhe për nga pasuria e plastikës dekorative. Ndriçimi në dy hapësirat  më të mëdha, si në pjesën e dedikuar për meshkujt ashtu edhe në pjesën e dedikuar për femrat, realizohet përmes ndriçueses në kupolat si dhe përmes dritareve në hapësirën nën kupolat, por edhe përmes dritareve përskaj hyrjes.

Në vitin 2000, Çifte hamami është dorëzuar në kompetenca të Ministrisë për kulturë (përkatësisht i jepet Galerisë artistike), kurse për sanacionin dhe restaurimin kujdeset IK Qendra për konservime e qytetit të Shkupit. Prej vitit 2001 – 2002, do të realizohen restaurime të tërësishme, konservime dhe adaptime të hapësirës në një hapësirë bashkëkohore të ekspozimeve.

This post is also available in: English, Macedonian