Historiku

GALERIA KOMBËTARE E MAQEDONISË (1948 – sot)

Daut pasin amam objekt enterier (1)

Në kontekst të zhvillimit të artit bashkëkohorë maqedonas, kulturës dhe të përcaktimeve shoqërore – politike, vitet e pasluftës nënkuptojnë ri kthesë, dhe FILLIM të vërtetë. Për artin këto vite nënkuptojnë ndërprerje të “diktatit të krijimtarisë”, braktisjen e parimit socialist të shprehjes dhe afirmim të lirisë krijuese autoriale si një parakusht të dedikuar për njeriun bashkëkohorë, përkatësisht për artistin.

Hapat e vërtetë në fushën e artit, u realizuan në Galerinë e mëparshme artistike që më vonë u riemërua me titullin GALERIA KOMBËTARE E MAQEDONISË. Ky institucion zë vendin më meritorë dhe të dalluar në fushën e zhvillimit të shprehjes artistike bashkëkohore dhe artistike maqedonase. Gjatë funksionimit të këtij institucioni dominuan insistimet për arritje të koncepcionit bashkëkohorë dhe të qartë të artit figurativ, për arritje të bashkëpunimit dhe nxitjes së polemikën në mes autorëve, me këtë u ndihmua prezantimi, afrimi dhe kualifikimi i gjendjeve të atëhershme, qëndrimet dhe idetë në jetën e artit figurativ në Republikën e Maqedonisë.

Këto kujtime jubilare dhe retrospektive çdoherë paraqesin një përjetim sensacional dhe madhështorë në fushën e mendimeve tona ballkanike, në besimet, qëndrimet dhe përcaktimet tona. Ato nga ana tjetër do të diktojnë një varg të mendimeve, kualifikimeve estetike – historike që temperamentit tonë do të imponohen si një situatë historike për gjithë atë që ka luajtur rolin e rrënjëve, gjenezës ose pedigrenë. Galeria Kombëtare e Maqedonisë, është themeluar në vitin 1948 dhe është njëri prej institucioneve më të vjetra të artit figurativ i llojit të tillë në Republikën e Maqedonisë. Ky institucion është i akomoduar në monumentin kulturorë – artistik të arkitekturës profane islamike, në Hamamin e Daut pashës. Objekti përbëhet prej pjesës së dedikuar për meshkujt dhe pjesës për femrat, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 900 m2, këtë objekt e ka ndërtuar Daut pasha gjatë gjysmës së dytë të shekullit XV.

Në vitin 1948 përfundoi restaurimi i parë, adaptimi i hamamit dhe ri destinimi i tij për qëllime të Galerisë artistike. Në periudhën kohore të viteve 1979 – 1982 përfundoi rinovimi i dytë i fokusuar në pjesën e brendshme. Themelimi i Galerisë artistike pasoi si përgjigje për nevojën e shfaqur që skena artistike në Republikën e Maqedonisë të pasurohet me një institucion profesional në kuptim të afirmimit dhe prezantimit të artit figurativ bashkëkohorë maqedonas. Së pari u fillua me formimin e përmbledhjes së galerive, me aksione të mëdha të blerjes së veprave, në krye të këtij aktiviteti përmes përkrahjes financiare u radhit Qeveria e atëhershme republikane si dhe njohësit e spikatur të artit dhe autoritetet artistike siç janë – Dimçe Koco, njëri prej inauguruesve të muzeologjisë maqedonase, si dhe krijuesit artistik – Nikolla Martinovski, Llazar Liçenovski, Dimo Todorovski dhe Borko Llazeski, gjithashtu ishin të përfshirë edhe një numër i madh i veprave artistike që u blenë nga hapësirat e ish Jugosllavisë. Këtij koleksioni (ikona, piktura, skulptura, vizatime dhe grafika) iu bashkëngjitën edhe përmbledhjet nga Muzeu popullor i asaj kohe në Shkup, përkatësisht seksioni i galerisë që në fakt ishte bërthamë krijuese e Galerisë artistike. Në këtë mënyrë u përcaktua fizionomia dhe karakteri i Galerisë.

Drejtor i parë v.d. i Galerisë ishte piktori Borko Lazeski, pas tij këtë detyrë do ta ushtroj artisti i njohur Nikolla Martinovski. Në hapjen solemne të Galerisë më 2 Gusht – Ilinden të vitit 1951, u realizua ekspozita e parë e veprave nga arti bashkëkohorë maqedonas, vepra të zografëve maqedonas, gjenerata e parë e krijuesve të frytshëm të artit figurativ, ikona nga shekulli XIV deri në shekullin XX, kopje të freskave dhe makete të kishave maqedonase nga periudha e mesjetës. Përmbledhja e Galerisë kombëtare vazhdimisht do të pasurohet, dhe sot ajo numëron 1600 vepra.

Përskaj veprimtarisë themelore, Galeria me tre objektet e saja për ekspozita, aktivitetin e saj gjatë viteve të fundit do ta zgjeroj edhe përmes veprimtarive tjera kulturore: koncerte, ligjërata profesionale, shfaqje teatrale – kamerale, promovime të librave etj. Me rolin e ri, Galeria Kombëtare edhe njëherë do të dëshmojë rolin e saj gjenerues në fushën e artit figurativ maqedonas, si një qendër drejt së cilës gravitojnë krijuesit e artit, krijuesit e artit bashkëkohorë si dhe të gjithë dashamirët e artit figurativ.

This post is also available in: English, Macedonian