Qendra multimediale – Malla stanica (Stacioni i vogël)

Qendra multimediale – Stacioni i vogël, si një “vend” i ri kulturorë, në përbërje të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë, në strukturën e Shkupit bashkëkohorë, luan rolin e një prapavije të rëndësishme historike, që në mënyrë specifike bashkon periudha të ndryshme kohore.

Në aspekt kronologjik, objekti i cili në mes popullatës njihet si “Stacioni i vogël”, paraqet një pjesë të historisë më të re të ndërtimit të qytetit të Shkupit, më saktë, ky objekt ka prejardhje prej periudhës mes dy luftërave botërore. Si pjesë e aksionit për ndërtim, sanacion dhe përtëritje të disa prej stacioneve hekurudhore dhe objekteve të tjera për nevojat e hekurudhës “Shkupi i epërm”, më e njohur si “Stacioni i vogël”, përmes vendbanimit Gjorçe Petrov, është paraparë që të mundësoj lidhjen në mes qytetit të Shkupit dhe qytetit të Ohrit dhe Strugës.

 

Mala stanica plan prizemje

Plani i katit përdhes të hapësirës për ekspozita

 Mala stanica plan sprat

Plani i katit të sipërm të hapësirës për ekspozita

 

Për shkak të nevojave për funksionim të papenguar të objektit “Stacioni i vogël”, në atë periudhë kohore do të ndërtohen edhe një numër i madh i objekteve përcjellëse: vende për vegla, hapësira të depove dhe etj., të gjithë këto në funksion të mirëmbajtjes së saj të papenguar. Një prej këtyre objekteve është edhe objekti që sot njihet me emrin “Stacioni i vogël”, i ndërtuar në vitin 1924, që paraqet njërin prej objekteve të fundit të llojit të tillë në këtë pjesë të qytetit të Shkupit.

Në periudhën pas vitit 1945, në këtë objekt kanë qenë të akomoduar përmbajtjet ushtarake të APJ – së, të cilat për shkak të natyrës së tyre, do të shmangin këtë objekt nga vëmendja e opinionit një periudhë më të gjatë kohore. Pas shpërbërjes së RSFJ dhe pas tërheqjes së APJ – së, objekti u dorëzua dhe u përcaktua për realizim të përmbajtjeve kulturore, edhe pse në periudhën prej vitit 1991 e këndej, në mungesë të qasjeve konkrete investuese, objekti nuk ishte në gjendje funksionale të tërësishme ndërtimore dhe arkitektonike, që të mundësoj transformimin e tij në një qendër përkatëse kulturore, i cili do të promovoj dhe afirmoj përmbajtjet kulturore në qytet.

malastanica_plan

Në periudhën pas vitit 1994 u realizuan disa evenimente dhe projekte kulturore. Kjo është koha e iniciativave për “teatrin privat”, kur për hapësirën “Stacioni i vogël” u promovua ideja për “qendër kulturore”. Në periudhën e viteve 1994 – 1996, në objektin u realizuan edhe disa projekte ndërkombëtare të Qendrës IOOM për arte bashkëkohore.

Në vitin 2003, Ministria për kulturë morri për obligim që të përfundoj objektin si qendër multimediale pranë Galerisë Kombëtare të Maqedonisë. Prej këtij çasti, deri në ditën e hapjes së objektit më 3 nëntor të vitit 2005, u përfunduan dhe u realizuan projekte dhe qasje të reja në drejtim të adaptimit dhe ri destinimit të hapësirës.

Qasjet e reja ndërtimore për rregullim dhe adaptim funksional të hapësirës janë realizuar në pajtim me standardet e larta për funksionim të galerive, me theksim të funksionalitetit të shumëfishtë të objektit. 2000 m2 që tani janë në disponim pranë Qendrës multimediale “Stacioni i vogël” mundësojnë realizim të përmbajtjeve cilësore muzeore – të galerive si dhe projekteve të komplikuara multimediale, me këtë ky objekt përfundimisht zë vendin meritor në mesin e objekteve të pakta të llojit të tillë në shtetin tonë.

mala stanicaEkziston edhe një arsye esenciale që është e rëndësishme për funksionalizimin final të këtij objekti. Edhe pse relativisht i pa imponuar sipas koncepcionit të tij arkitektonik, që pason prej funksionit të tij utilitarë në fillim, objekti “Stacioni i vogël”, nga perspektivat e sotme paraqet një trashëgimi specifike që jo vetëm këtu te ne por në edhe më gjerë në botë shkakton një koncepcion shumë aktual dhe të angazhuar për vazhdimin e funksionimit dhe ekzistencës së tij.

Përkatësisht bëhet fjalë për animim dhe funksionalizim të a.q. “trashëgimi industriale”, që sipas dokumenteve referente ndërkombëtare dhe udhëzimeve, paraqet një kategori specifike të trashëgimisë kulturore, ndaj të cilit duhet të ushtrohet një regjim i caktuar i sjelljes dhe raporte specifike gjatë shfrytëzimit të tij.

mala stanica daut chifte

This post is also available in: English, Macedonian