“Muaji i Nikolla Martinoskit” në Galeria kombëtare

Me rastin e “Muajit të Nikolla Martinoskit”, Galeria kombëtare e Maqedonisë ju informon që do të realizohen tre ngjarje të rëndësishme në emër të trashëgimisë kulturore që e la pas piktori bashkëkohor i pikturës dhe artit figurativ të Maqedonisë.

покана Мартин за принтNgjarja e parë, promovim i monografisë

Më 5 maj 2017 (e premte), në ora 11 në Galerinë kombëtare të Maqedonisë, në objektin Malla Stanica, do të realizohet promovim i monografisë “Nikolla Martinoski deri 1945”. Botues i edicionit monografik është Galeria kombëtare e Maqedonisë, ndërsa autor i monografisë është Prof. Dr. Kirill Penushliski. Mbi monografinë, në promovim do të flasin dr. Dita Starova Qerimi, drejtoreshë e Galerisë kombëtare të Maqedonisë, piktori akademik Rubens Korubin dhe akademiku Vllada Urosheviq.

Ngjarja e dytë, hapje e ekspozitës

Si vazhdimësi e studimit hulumtues, përkrah promovimit të monografisë, do të realizohet edhe një ekspozitë me fotografi dhe fotoproduksione të veprave të Martinoskit që datojnë nga vetë fillimi i karrierës së tij në artin figurativ. Ekspozita mban titullin “Nikolla Martinoski, fillime 1919-1929”do të jetë e hapur dhe e vendosur në Malla Stanica më 11 maj 2017 (e enjte), në orën 20.

Ngjarja e tretë, ligjeratë e dr. Kirill Penushliski

Më 16 maj 2017 (e martë) në Malla Stanica, ora 11,  Prof. Kirill Penushliski do të mbajë ligjeratë me temë “Nga Martini në Martinovski”

******************************************************************************************************

Këtu do të shihni disa nga titujt që e përshkruajnë përmbajtjen e edicionit monografik dhe të ekspozitës.

Martinoski 1919-1929, tentimet e para në pikturë

“Nikolla Martinoski – fillime, 1919-1929” bashkon tridhjetë fotografi që shfaqin udhën zhvilluese të Martinoskit në periudhën më të hershme të karrierës së tij dhe për herë të parë publiku i Maqedonisë ka mundësinë të shohë një tregim koherent të një periudhe të krijimtarisë së tij.

Ekspozita fillon me tentimet e para të Martinoskit në pikturë, duke përfshirë edhe fotografinë “Peizazh” nga koleksioni privat në Shkup – e cila është me shumë siguri vepra më e moçme e ruajtur e Martinoskit. Fotografia daton nga 1919, në kohën kur Martinoski akoma ka qenë pjesë e punëtorisë së zografit të fundit maqedonas – Dimitrie Papradishki.

“Peizazh”

Martinoski , qëndrim studimor, Shkolla e arteve të bukura, Bukuresht 1920-1924

Nga qëndrimi shtatëvjeçar i Martinoskit në Bukuresht, si student i Shkollës së atëhershme të arteve të bukura, këtu janë shfaqur më shumë fotografi. Nga koha kur ai ka marrë pjesë në kursin bazor të Shkollës (në periudhën prej 1920-1924), duhet veçuar “Natyrë e vdekur me kafkë” dhe “Vajzë pranë pianos”. Ndërkohë që e vogla “Në fushë” (Vo pole) simbolizon drejtimin e ri të artit të Martinoskit që fillon në momentin kur ai e ka regjistruar kursin special të fotografisë në Shkollën në Bukuresht, në klasën e Kamil Resu, në vitin 1925.

“Natyrë e vdekur me kafkë”

“Vajzë pranë pianos”

Ndryshim i shprehjes figurative, Paris, 1928-1929

Qëndrimi i shkurtër i Martinoskit në Paris (nga fundi i 1928 deri në fund të vitit 1929) në ekspozitë është “ilustruar” me vepra si “Portreti femëror”. Vepra që qartësisht e shfaqin ndryshimin e shprehjes figurative të artistit të ri, e cila ndodh pas përballjes së tij me artin modern në Paris.


“Portret femëror”

Kthim në Maqedoni, ekspozotë e parë e pavarur në vitin 1929 

Fotografitë nga Muzeu në Smederevo “Vajzë me shtambë dhe një riosh” dhe “Peshkatarë nga Ohri”, si dhe veprat “Fshatare romane në peizazh 1 dhe 2” (të dyja nga koleksione private në Serbi), “Cigane që pi kafe” (në pronësi të Galerisë kombëtare të Maqedonisë) dhe “Nën kryqëzim”(Pod raspetieto) ”(koleksion privat Shkup), janë mes tentimeve të para në pikturë të Martinoskit pas kthimit në Maqedoni dhe njëkohësisht ato janë edhe veprat që ai i ka ekspozuar në ekspozitën e tij të parë në Shkup në vitin 1929.


“Cigane që pi kafe” (pjesë e ekpozistës së përhershme të Galerisë kombëtare të Maqedonisë në Hamamin e Daut Pashës)

Fotoproduksione të veprave që asnjëherë nuk i janë shfaqur publikut maqedonas

Për më tepër, “Nikolla Martinoski – fillime, 1919-1929” është pasuruar me disa foto-reproduksione të veprave që kanë dëmtuar dhe nuk kanë qenë në gjendje për t’u transportuar në Shkup.


Fotografi: “Natyrë e vdekur – Bordeaux”

amin e Daut Pashës)

This post is also available in: Macedonian

There are no responses so far.

 

New comments are closed.