Nata Evropiane e Muzeve 2017

Ju njoftojmë se Galeria Kombëtare e Maqedonisë këtë vit është pjesë e manifestimit Evropian “Nata evropiane e Muzeve 2017″ i cili do të mbahet më 20 maj, 2017.

Иван Мештровиќ, од мапата литографии (1), 1923 год

Kjo ngjarje do të mbahet në të gjitha muzetë e Francës dhe në të gjitha muzetë evropiane që dëshirojnë të bashkëngjiten, ndërsa hyrja në “Natën evropiane të Muzeve 2017″ është e lirë për të gjithë vizitorët.

Kjo ngjarje mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Komunikimit të Francës, Këshilli i Evropës, ICOM, UNESCO si dhe nga Shoqata e Muzeve në Francë, Federata “Miqtë e Muzeve”, TV5MONDE, Radio France dhe të tjerët.

Galeria Kombëtare e Maqedonisë në kuadër të manifestimit “IVAN MESHTROVIQ”, grafikë nga depot e GKM-së” i cili do të paraqitet në Çifte Hamam prej 18 – 31 maj, 2017.

Ekspozita do t’i ofrojë publikut maqedonas një mundësi të rrallë për të parë litografi origjinale (21) të skulptorit me fame botërore Ivan Meshtroviq (1883-1962), kësaj radhe i paraqitur si një piktor dhe grafik. Punimet janë pjesë e hartës të litografive të vitit 1923 dhe janë në pronësi të Galerisë Kombëtar të Maqedonisë (koleksioni ish-Jugosllavë). Harta do të shoqërohet edhe me dy skulptura të tjera të këtij autori, gjithashtu pronë e Galerisë Kombëtare.

Ekspozita synon të paraqesë para publikut vendor mjeshtërinë figurative dhe grafike të skulptorit Ivan Meshtroviq. Kjo është një mundësi e rrallë që publiku në vend, t’i sheh këto vepra që ekspozohen për here të pare, dhe janë pjesë e të ashtuquajturit koleksion Ish-Jugosllavë i galerisë të asaj kohe të artit “Shkup” e mbledhur sistematikisht në gjysmën e dytë të viteve të dyzeta të shekullit të kaluar. Duke vlerësuar profilin e Meshtroviq si një artist botërore, besojmë se ekspozita do të zgjojë interes të pazakontë.

Informacione në lidhje me pjesëmarrjen tonë në manifestimin Evropian “Nata evropiane e Muzeve 2017″ mund të gjenden në linkun e mëposhtëm:

http://openagenda.com/ndm-2017-europe/events/ivan-mestrovic-prints-from-the-collection-of-the-national-gallery-of-macedonia

 

This post is also available in: Macedonian

There are no responses so far.

 

New comments are closed.