„Nga tradita”, ekspozitë në suazat e manifestimit “Nov kulturen bran”

Reshat Ameti pokana

Ju informojmë që Galeria Kombëtare e Maqedonisë ka nderin e veçantë t’ju ftojë në ekspozitën e pavarur të piktorit akademik dhe profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës, z. Reshat Ameti.

Ekspozita do të jetë e hapur më 2 shtator, 2017, në orën 20.00, në objektin Çifte Hamam. Ajo do të hapet nga drejtoresha e GKM, dr. Dita Starova Qerimi.

Reshat Ameti ka lindur në Gostivar (1964). Ka diplomuar në Fakultetin e Artit Figurativ në Shkup në vitin 1989, në klasën e prof. Ana Temkova, ndërsa punimin e diplomës e ka mbrojtur te prof. Risto Kalcevski.

Është fitues i më shumë çmimeve dhe lëvdatave si çmimi i pikturës “Lazar Licenoski”, nga SHAFM – 2009 dhe “11 Tetori” për krijimtarinë jetësore në fushën e artit dhe kulturës, 2013. Është pjesëtar i shumë kolonive të artit figurativ brenda dhe jashtë shtetit.

“Në ekspozitë do të shfaqen vepra të ciklit të titulluar “Nga tradita”. Bëhet fjalë për më shumë piktura në një teknikë të kombinuar dhe vaj në pëlhurë. Nuk ka dyshim që Reshat Ameti është piktor i sekreteve të pëlhurave të veta. Ai me fuqinë e qenies së tij e zbulon duke nxjerrë nga shikuesi i pikturave të tij, fuqinë intuitive të reflektimit dhe perceptimit të brendshëm.” Maja Kërstevska

Kuratorja përgjegjëse është Maja Kërstevska. Ekspozita është pjesë e manifestimit me rastin e hapjes së sheshit të “Skenderbeut” dhe do të zgjasë deri më 16 shtator 2017.

This post is also available in: Macedonian

There are no responses so far.

 

New comments are closed.