Punëtori vizatimi për fëmijë me rastin e “Ekspozitës të Tanas Llullovskit”

Share Button
Me rastin e “Ekspozitës të Tanas Llullovskit”, (e cila u hap në 20 dhjetor 2018) në Hamamin e Daut Pashës do të organizohen punëtori vizatimi për fëmijë (të moshës 6 – 12 vjeçare) dhe atë duke filluar prej datës 09 – 11 janar .

Punëtoritë janë me karakter edukativ dhe kanë për qëllim të inkurajojnë fëmijët të punojnë në kreativitetin dhe të nxjerrin vetën e tyre të brendshme në pëlhurë.

Punëtoritë do të zgjasin prej orës 12:00 -14:00.
Aplikoni për pjesëmarrje, na shkruani një koment ose mesazh në profilin e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë. Ju mirëpresim.

Share Button