Shënimi i Ditës Botërore dhe Evropiane të muzeve

Ju lajmërojmë që Galeria kombëtare e Maqedonisë me një nder dhe kënaqësi të veçantë do të shënojë manifestimin e “18 Majit – Ditës ndërkombëtare të muzeve”.

Temën të cilën e shpall Këshilli ndërkombëtar i muzeve (ICOM), me seli në Paris, Francë dhe e cila vlen për të gjitha shtetet për vitin 2017 titullohet: “Muzetë dhe historitë kontestuese – duke rrëfyer të parrëfyeshmet në muzetë” (Museams and contested histories: Saying the unspeakable in museums).

Kjo temë fokusohet tek roli i muzeve, të cilët, duke punuar për të mirën e shoqërisë, bëhen qendra për kthimin e paqes mes popujve. Gjithashtu, ajo thekson se si pranimi i historive kontestuese është hapi i parë drejt ëndërrimit të një të ardhmeje të përbashkët në shenjë paqeje. Duke zgjedhur të rrëfehet e parrëfyeshmja në muzetë, tema e Ditës Ndërkombëtare të muzeve për 2017 ka të bëjë me mënyrën se si duhen kuptuar aspektet e pakuptueshme të historive problematike të njerëzimit. Ajo gjithashtu është nxitës për muzetë, që të luajnë rol aktiv në zgjidhjen paqësore të historive traumatike nëpërmes mundësimit të shprehjes së këndvështrimeve të ndryshme dhe fokusohet tek lidhja mes ëndërrimit të një ardhmërie e cila i tejkalon temat tabu dhe çon drejt një mirëkuptimi më të madh.

Galeria kombëtare e Maqedonisë e jep kontributin e saj në shënimin e kësaj dite nëpërmjet një numri aktivitetesh që do të ndodhin pikërisht më 18 maj (e enjte), në hapësirat ekspozuese të galerisë:

1.“Labirint i artit” , ndarje e çmimeve nga loja shpërblyese e muzeve, Hamami i Daut Pashës, ora 12.

Kjo lojë shpërblyese, e cila për herë të parë ka një karakter hulumtues të përfaqësuar nëpërmjet Ekspozitës së përhershme të Galerisë kombëtare të Maqedonisë, do të vijojë me program muzikor.

2.Hapje e ekspozitës “Ivan Meshteroviq, litorgtafi nga Koleksioni i Galerisë kombëtare të Maqedonisë”,            Çifte hamam, ora 19.

Ekspozita do t’i ofrojë publikut maqedonas një mundësi të rrallë që të shohë litografi origjinale (21) nga skulptori botëror Ivan Meshteroviq (1883-1962), kësaj here të përfaqësuar si vizatues dhe grafist. Veprat janë pjesë përbërëse e hartës së litografive nga viti 1923 dhe nën pronësinë e Galerisë kombëtare të Maqedonisë (nga i ashtuquajturi kompilacion eks-jugosllav). Harta do të vijojë me prezantim të 2 skulpturave të artistit, gjithashtu pronësi e Galerisë kombëtare.

       Ekspozita “Ivan Meshteroviq”, litografi nga Koleksioni i Galerisë së Maqedonisë” është e përfshirë edhe në kornizat e manifestimit “Nata evropiane e muzeve 2017”, e cila do të mbahet më 20 maj 2017. 


  1. Hapje e ekspozitës “Përjetimet e NINAVALES”, Çifte hamam, ora 20.

Nina Kovaçeva dhe Valentin Stefanov janë artistë të rëndësishëm të artit figurativ, të cilët vijnë nga Republika e Bullgarisë, por sot jetojnë dhe punojnë aktivisht në Republikën e Francës dhe përfaqësojnë një çift të rrallë të suksesshëm në artin bashkëkohor në skenën ndërkombëtare. Projekti më i ri “PËRJETIMET E NINAVALES” i Nina Kovaçevës dhe Valentin Stefanovskit përfaqëson një simbolikë të frytshme mes dy vijave kreative të të menduarit, të cilat e mbajnë individualitetin personal, duke krijuar njëkohësisht një individualitet të ri – NINAVALE dhe është krijuar në veçanti për hapësirën karakteristike të objektit Çifte Hamam. Artistët e këtij projekti përdorin një spektër të gjerë të mundësive të shprehura teknikisht si video, neon, zë, objekte, etj. Gjithmonë të kursyer në përdorimin e fotografive, me një mbrojtje mjaft të mirë të zërit, ndonjëherë duke përdorur edhe gjuhë dezorientuese që i zhvesh konvencionet për jetën e përditshme dhe bazohet tek mekanizmat tanë të të menduarit, ata mbajnë balancë mes relacionit në sferën personale me dimensionin social dhe bëjnë miks mes realitet dhe imagjinatës. Me këtë, artistët konceptojnë një vepër artistike e cila shkallë-shkallë i çon vizitorët përgjatë ekspozitës me qëllim që t’u parashtrojë disa pyetje fundamentale të lidhura me ekzistencën dhe botën bashkëkohore.


  1. Ekspozita e absolventëve nga Fakulteti për art figurativ në Universitetin Shtetëror të Tetovës, nga klasa e prof. Reshat Ameri, hamami i Daut Pashës, gjatë gjithë ditës.

Përveç ekspozitave dhe aktiviteteve të përmendura, në kornizat e manifestimit “18 Maj – Dita ndërkombëtare e muzeve” Galeria ndërkombëtare e Maqedonisë, merr pjesë aktive në shënimin e “Natës evropiane të muzeve 2017”, e cila do të mbahet më 20 maj, 2017. Të gjitha objektet do të jenë të hapura për vizitë, duke ofruar mundësinë që të shikohen ekspozitat tashmë të vendosura: Goce Nanevski “Anatomia e shekullit” dhe “Nikolla Martinoski, fillime 1912-1929” në Qendrën multimediale Malla Stanica, si dhe Ekspozitë e përhershme në objektin Hamami i Daut Pashës.

Më 18 dhe 20 maj 2017, të tre objektet e Galerisë kombëtare të Maqedonisë – Hamami i Daut Pashës, Çifte hamami dhe Qendra multimediale “Malla Stanica”, do të jenë të hapura për vizitë nga ora 10-22, ndërsa hyrja është falas. 

This post is also available in: Macedonian

There are no responses so far.

 

New comments are closed.