Galeria Kombëtare e Maqedonisë, sponsorimin korporativ e trajton si partneritet në mes dy organizatave. Jemi të fokusuar drejtë sigurimit të shërbimeve të “thurur” në mënyrë specifike, me qëllim të mundësimit të harmonizimit maksimal të tyre ndaj nevojave afariste.

Sponsorimi në masë të konsiderueshme mund të ndihmojë në drejtim të përmirësimit të profilit dhe prestigjit të kompanive të përfshira. Në përparësitë bëjnë pjesë edhe theksimi i reklamave të kompanisë në mediumet dhe fushat promovuese, në katalogun e ekspozitës dhe gjatë hapjes zyrtare, si dhe mundësi ekskluzive për argëtim.

Galeria ofron sponsorime në fusha të ndryshme të Galerisë që mund të harmonizohen me nevojat e kompanisë suaj, siç janë:

-  ekspozita

- edukime

– programe publike

– ekspozita udhëtuese

– projekte të konservimit

– Sponsorime të ekspozitave

Sponsorimi i ekspozitave në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, paraqet një prej mundësive më të rëndësishme për përkrahje financiare të artit në shtetin tonë. Kjo mundëson përparësi të konsiderueshme në mesin e të cilëve bëjnë pjesë edhe prezenca në të gjitha kumtesat mediale, reklamat, edicionet dhe evenimentet, si dhe mundësi të shkëlqyeshme për argëtim të klientëve, organizatave ose grupeve të synuara.

Shërbimi i marketingut, prej së afërmi bashkëpunon me sponsorin që të mundësoj realizimin e qëllimeve në pajtim me Programin zhvillimorë të Galerisë. Ne pranojnë kushtëzimet komerciale nga partneriteti i tillë dhe do të bashkëpunojmë me sponsorin me qëllim që të kompensojmë.

This post is also available in: English, Macedonian