Teuta Hoxha Imeri në Galerinë MC New York

Gjatë muajit prill 2017, do të realizohet një projekt, i cili është pjesë e programit vjetor të Galerisë Nacionale të Maqedonisë, në kornizat e bashkëpunimit ndërkombëtar, të mbështetur nga Ministria e kulturës së R.M. Në Qendrën kulturore të Maqedonisë në Nju Jork, SHBA (Gallery MC New York) do të hapet ekpozitë e grafikave të artistes Teuta Hoxha Imeri.

Teuta Cover

“Shprehja grafike e konceptuar në mënyrë abstrakte e Teutës përfaqëson një imazh autorefleksiv, autoreferent të gruas-nënë, gruas-bashkëshorte dhe gruas-krijuese. Në këtë treshe, ajo përpiqet ta aktualizojë edhe çështjen e identitetit individual në hierarkinë thellë të rrënjosur në hierarkinë shoqërore…

Arti i Teuta Hoxha Imerit padyshim përfaqëson shprehje lirike të një eksperience të përjetuar në mënyrë intime. Çdo grafikë më vete përfaqëson një vajtim të sofistikuar vizual, i cili nëpërmes gjendjeve të tij emocionale bën progres dhe vijon nga një grafikë tek tjetra. Letra autobiografike e Teutës përfaqëson një përkthim vizual të qëndrimit të saj personal nëpërmes fushave të ndryshme jetësore…”

This post is also available in: Macedonian

There are no responses so far.

 

New comments are closed.