Zgjedhje – vepra artistike nga “Vend ekspozimi i përhershëm shek. XIV – XX” në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë (objekti Hamami i Daut pashës).

 

Vend ekspozimi i përhershëm është i vendosur në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, ai është themeluar në vitin 1948 dhe është njëri prej institucioneve më të vjetra të artit figurativ në Republikën e Maqedonisë. Ai është i vendosur në monumentin kulturorë – historik të arkitekturës profane islamike. Objekti  – hamami posedon pjesën e dedikuar për meshkuj dhe për femra, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 900 m2, këtë objekt e ka ndërtuar Daut pasha në gjysmën e shekullit të XV-të.

Galeria Kombëtare me vend ekspozimin e saj të përhershëm edhe njëherë do të dëshmojë për vendin e saj kryesues në artin figurativ maqedonas, si një qendër dhe një bazament i vlerave që i ofrohen në shërbim opinionit të huaj dhe të atij vendas.

SALLA 1 – Ikonat

Në të kaluarën, krijuesit e artit figurativ kanë krijuar nën ndikimin e pikturës bizantine dhe pas bizantine. Synimet e tyre që të krijojnë vepra me shprehje të fuqishme artistike dhe përmbajtje të pasur ikonografike, me të cilat do ti plotësonin nevojat e popullatës maqedonase – krishtere, gati çdoherë i ka tejkaluar kornizat lokale. Sot, disa ansamble të pikturës murale dhe ikonografisë zënë një vend të lartë në historinë e artit evropian dhe botërorë.

Pasqyrës së detajuar të artit maqedonas të shekullit XX, në aspekt kronologjik i paraprinë koleksioni i ikonave si një përkujtim për rrugën e kaluar drejtë kulminacionit. Edhe përskaj faktit se ikonat e eksponuar nuk ofrojnë një pasqyrë të plotë të zhvillimit të ikonografisë në vendin tonë, të njëjtit për dashamirët e artit ofrojnë një pasqyrë për zhvillimin e stileve të ikonave dhe të ikonografisë nga koha e Mihajllos dhe Evtihiut, periudhës pas bizantine, deri në periudhën e krijimtarisë së zografëve nga periudha e Rilindjes.

SALLA 2 – Arti i pikturës profane

Në dekadat e fundit të sundimit të Perandorisë osmane, kah fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX në Maqedoni, manifestohet periudha e rilindjes kulturore. Ndërtuesit maqedonas, zografët dhe skalitësit në këtë periudhë arrijnë kulminacionin e krijimtarisë së tyre artistike. Zoografët Dimitar Andonov Papradishki, Gjorgji Zografski dhe Kosta Vangellov, duke lëvizur kryesisht në mes angazhimit të zografëve dhe piktorëve, do të realizojnë ri kthesën në periudhën e rilindjes maqedonase. Prej temave fetare të punuara në frymën programit lokal bizantines dhe pas bizantine, ata gjatë synimeve për plotësimin e nevojave të shtresës së re qytetare maqedonase, do të drejtohen në shtjellimin e temave që kanë të bëjnë me botën e përditshme reale. Në këtë mënyrë ata do të theksojnë vijën zhvillimore të pikturës profane duke na afruar me pikturën bashkëkohore evropiane.

SALLA 3,4 – Arti mes dy luftërave botërore

Gjenerata themeluese që i ndërtoi themelet e artit bashkëkohorë maqedonas (D.P. Avramovski, L. Liçenovski, N. Martinovski dhe D. Todorovski). Me kontributin artistik të tyre, krijimtarinë e diferencuar dhe të konsiderueshme të kësaj gjenerate, si dhe me identitetin krijues kombëtarë, ata do ta plotësojnë misionin e vërtetë historik dhe kulturorë të tyre në këtë periudhë në shtetin tonë.

SALLA 5 – Periudha e shprehjes së lirë krijuese

Dekada e gjashtë, përfshin kohën e shprehjes së lirë krijuese, që nxiti procese të reja rikthyese në fushën e artit figurativ. Me hov të pandalshëm te ne do të depërtojnë drejtime të reja stilistike (ekspresionizmi, surealizmi, post kubizmi, realizmi magjik etj.) së bashku me paraqitjen e krijuesve të rinj të artit figurativ, të arsimuar jashtë Maqedonisë.

SALLA 6 – Arti abstrakt

Kalimi prej dekadës së gjashtë në dekadën e shtatë karakterizohet me shfaqjen e artit abstrakt (enformeli si art pikturë me materie, neodadizmi, vepra në formë të ikonave si një sintezë në mes të kaluarës dhe të tanishmes) që u nxit nga synimet dhe tendencat e artistëve tanë të artit figurativ, me qëllim të bashkëngjitjes në proceset bashkëkohore evropiane.

SALLA 7,8

Vepra me detaje gjeometrike të formësuara me precizitet, figurime të reja me tinguj të mediteranit, art i pikturës fantastike, arti minimal, poparti, hiper realizmi, arti konceptual dhe paralajmërime të post modernizmit në artin figurativ maqedonas.

SALLA 9

Ri kthesat e artit figurativ në vitet e tetëdhjeta dhe në fillimin e viteve të nëntëdhjeta, si rezultat i ndryshimeve radikale në fushën estetike dhe shpirtërore (u shfaqën vepra në drejtim të neo ekspresionizmit; konstruktivizmit evropian; neokonceptualizmit të rafinuar; instalime “bimore” dhe “objekte – ambiente” etj.). Paraqitja e artistëve të rinj me dimensionin e ri estetik dhe bashkëkohorë gjatë përpunimit të veprave,  do të dëshmojnë për frymën kozmopolite të krijimtarisë figurative në Maqedoni gjatë shekullit XX-të.