Vertikalja e jetës në veprimtarinë e Xhezair Rexhepit

Share Button

poster nov

Xhezair Rexhepi, lindi në fshatin Tanushe në Rekën e Epërme në vitin 1983, përfundoi Fakultetin e artit figurativ në Tetovë dhe pastaj punoi në Qendrën e konzervimit në Gostivar.

Njëkohësisht me aktivitetin e tij në Qendrën e konzervimit zhvillohet edhe krijimtaria e tij si autor.Në kërkimin për të gjetur një shprehje origjinale, Xhezair Rexhepi lëviz në fushën e formës së skulpturës abstrakte gjeometrike dhe bashkimin si të formave, ashtu edhe të materialeve. Ai krijon struktura plastike me shenja të caktuara semantike dhe asociative. Materialet më të shpeshta që përdor Rexhepi janë poliester, metal, dru… si dhe një kombinimmaterialesh të tjera. Gjithashtu, është e dukshme prania e disa fazave dhe preokupimeve gjatë krijimtarisë së tij.

Rexhepi nëpërmes krijimtarisë së tij krijon vepra me një frymë shpirtërore. Vepra të cilat nuk i zhvendosin objektet e përditshmërisë, por në vend të kësaj e kthejnë jetën e përditshme në një fuqi krijuese artistike, duke i prekur të gjitha fushat e jetës në kontekstin e veprës artistike në total. Në skulpturat e Rexhepit në shumicën e rasteve forma është e lirë, e gjallë, e modelueshme nga aspekti i artit bruto dhe e përpunuar në mënyrë abstrakte gjeometrike. Dinamika dhe ritmi i formave arrihet me lidhjen e formave të lira dhe atyre gjeometrike në formimin e veprës.Ndeshja e formave ekspresive dhe gjeometrike dhe sipërfaqeve të patinuara, rrjedhin në një formë të lirë objektesh.

Përkujdesja për një pastrim artistiko-estetik flet mbi qëllimin përt’u gjetur një formë më adekuate për shprehje më të tërësishme të shprehjes së idesë me anëtë përdorimit të zgjidhjeve nga më të ndryshmet, që përfaqësojnë hapësira arabeske e një ndjesi të theksuar të monumentalitetit, edhe pse bëhet fjalë për plastika në dimensione të vogla. Skulpturat janë të stilizuara dhe të çliruara nga detajet, ku në varësi të konstruksionit në formësimin e veprës, zbulohet baza plastike e strukturës. Në disa skulptura janë të pranishme boshllëqe të cilat në masën e skulpturës kontrapunktojnë dhe krijojnë sensacione të jashtme të dritës duke arritur një voluminozitet dhe janë elemente të rëndësishme në efektin e tërësishëm vizual.

Skulpturat me një formë abstrakte-asociative te Rexhepi, nuk janë reagim ndaj tradicionalizmit të skulpturës, por ndaj nevojës për t’u zbuluar raportet elementare të fenomeneve të pastra plastike. Vertikalja e jetës në veprat e Xhezair Rexhepit përçohet në hapësirë nëpërmjet skulpturës. Krijimtaria e tij zbulon se si kontemplimi shpirtëror i një autori të thellë materializohet në një formë skulpturore.

Goranço Gjorgjievski

Share Button