Vizatime dhe grafika nga Ljubomir Ivanoviq në Malla Stanica

ljuba ivanovic posterLjubomir Ivanoviq (1882 – 1945)

Për jetën

Si piktori i parë i cili e ka braktisur punën me ngjyrë dhe i është përkushtuar të vizatuarit me laps dhe gdhendjes bardhë e zi, Ljubomir Ivanoviq është themelues i shkollës bashkëkohore të vizatimit artistik dhe grafikës bashkëkohore në Serbi.

Falë tij, vizatimi në artin serb është zhvilluar nga një disiplinë ndihmëse drejt një disipline të pavarur. Arsimin e filloi gjatë vitit të fundit të funksionimit të shkollës Kirill Kulltik (1899), ndërsa e vazhdoi te Risto dhe Beta Bukanoviq. Më pas, përfundoi shkollimin në Mynih, në shkollën private të Antoan Azhbe, (1905-09). Shumë herët, në vitin 1903, publikoi edhe revistën “Shkëndijë e re” dhe “Politikë”.

Pas kthimit në Beograd, merr vendin e parë si arsimtar i “aktit të mbrëmjes”, në Shkollën Artistiko-artizanale, kurse nga themelimi i Akademisë së artit figurativ (1939) e vazhdon karrierën e tij pedagogjike si profesor i rregullt në drejtimin Grafikë. Krijimtaria e tij fillon me pikturimin e vajit në pëlhurë, që sot për fat të keq mund të gjendet shumë rrallë, pasi shumë prej veprave të tij u shkatërruan në Luftën e parë botërore.

Ekspozita e tij e parë mbahet në vitin 1904, në ekspozitën e parë të Jugosllavisë. Një nga themeluesit e Shoqërisë së artistëve figurativë në Beograd (1919) dhe anëtar i Shoqatës artistike “Llada”.
Nga 1922 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së shkencave dhe arteve të Serbisë, kurse në 1933 u nderua me Urdhrin e Legjionit të nderit të Republikës së Francës.

Për krijimtarinë

Në fillim ka punuar me vaj dhe vizatime, me pikturime të figurës njerëzore, sidomos të enterierit, gjë të cilën më vonë e çon krejtësisht nga drejtimi i vizatimit të pejzasheve. Ka vizatuar mbetje nga ndërtime të vjetra, të rrënuara me kalimin e kohës, mullinj uji, pallate të braktisura, profile të zyrtarëve të qeverisë. Për këtë artist është karakteristike se vizatimi është paraqitje finale dhe e tërësishme e vizionit të tij në botë, pasi nëpërmjet vizatimeve të tij të veçanta e ka përcaktuar vendin në historinë e artit serb.

Ljuba Ivanoviq është artist, veprat e të cilit i tejkalojnë kornizat e botëkuptimeve konvencionale të atëhershme mbi disiplinën e vizatimit dhe grafikës. Në grafikat e tij ai ka arritur mundësinë që të arrijë cilësi të lartë. Një nga karakteristikat e vizatimit të tij është trajtimi i theksuar i dritës, diellit dhe reflektimeve, si dhe interesi për efektet e hijeve dhe gjysmëhijeve, ndarjen ritmike të ngjyrave të hapura dhe të mbyllura, si dhe përpunim i materies.

Vlera dhe virtuoziteti i lartë i krijimtarisë së tij janë për shkak të individualitetit të tij të jashtëzakonshëm dhe për më tepër, ai nuk i përket asnjë stili të caktuar, është pse është më afër impresionizmit, për të cilin është lidhur nëpërmjet hijes së gjetheve që dridhen dhe nëpërmjet disa lëvizjeve të kompozicioneve figurative me tema nga jeta e përditshme. Për të, ky ka qenë udhëtimi i grafikës. Që ta arrijë atë vlerë të pikturës, me tonet e shkallëzimit nga të bardha drejt të zezave krijon përshtypjen e polihromisë.

Për ekspozitën

Vizatimet dhe grafikat e Ljubomir Ivanoviqit (1883 – 1945) janë pjesë e përmbledhjes së Galerisë kombëtare të Maqedonisë dhe dhuratë e artistit. Veprat do të ekspozohen për herë të parë para publikut, ndërsa numëron gjithsej gjashtëdhjetë vepra. Me anë të ekspozitës, nëpërmjet vizatimeve dhe grafikave të tij, prezantohet krijimtaria e jashtëzakonshme e këtij artisti me prejardhje serbe, kronist i natyrës dhe i ndërtimeve të vjetra (arkitekturë), udhëtues dhe koleksionist i objekteve të krijimtarisë popullore dhe një profesor prej shumë kohësh.
Përmbledhja përmban vepra nga vitet e njëzeta dhe tridhjeta të shekullit të njëzetë, gjatë qëndrimit të Ivanoviqit në Maqedoni, kur hetonte krahinën tonë, duke i prezantuar edhe thesaret e lashta deri te pjesët e urave të shkatërruara. Të tilla ishin, për shembull, pejsazhet nga Dibra, Kërçova, Manastiri… Kurshumli-ani në Shkup, kishat e vjetra në Varosh, Prilep dhe Galiçnik, xhami…Çdo gjest është i mirëmenduar, si pasojë e përshtypjes së përgjithshme.

Kjo përmbledhje, e përbërë nga koleksioni dhe trashëgimia e lëvizshme kulturore nën pronësinë e Galerisë kombëtare të Maqedonisë, do të shfaqet për publikun në objektin Malla Stanica më 1 dhjetor 2017 (e premte). Kuratorja e ekspozitës, Maja Kërstevska, kurator i lartë, informon se ekspozita do të hapet në orën 12 dhe do të qëndrojë deri më 13 dhjetor 2017.

This post is also available in: Macedonian

There are no responses so far.

 

New comments are closed.