Ekspozitë vjetore e shkollave fillore – “Mazevi dhe unë”

Ju informojmë se në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, në objektin e Hamamit të Daut Pashës, më 19 dhjetor 2017 (e martë), në 12:30 do të hapet Ekspozita vjetore e shkollave fillore e titulluar “Mazevi dhe unë” Tashmë për dy muaj Hamami i Daut Pashës është bërë qendra e adhuruesve të artit figurativ me ekspozitën e “Petar Mazev, 90 vjet nga lindja”. Ky projekt që prezantoi veprimtarinë e pionerit të artit modern dhe postmodern të Maqedonisë […]

“Kudo që të shkoj, prapë tek ti kthehem”

Ju informojmë që Galeria kombëtare e Maqedonisë, objekti Çifte Hamam, më 1 dhjetor 2017 (e premte), në ora 12:30 do të hapë ekspozitën . Galeria kombëtare e Maqedonisë tashmë disa vjet organizon punëtori të ndryshme kreative, nëpërmjet të cilave nxënësit mund të zhvillojnë ndjeshmërinë për të shprehurit figurativ, të zotërojnë teknika të reja figurative, të zhvillojnë aftësi sociale dhe të krijojnë shumë shoqëri të reja. Këtë vit, nxënësit me dëmtim në të folurit dhe të […]

Në Galerisë kombëtare të Kosovës “Esenca e ekzistencës”

Ekspozita “Esenca e ekzistencës” ku morën pjesë 20 artistë bashkëkohorë të Maqedonisë dhe tre kuratorë të Galerisë kombëtare të Maqedonisë, Ana Frangovska, Goranço Gjorgjievski dhe Maja Çankullovska Mihajllovska, më 27 nëntor 2017 u hap në Galerinë kombëtare të Kosovës në Prishtinë, duke krijuar interes të veçantë. Me anë të kësaj paraqitjeje të parë zyrtare të artit të Maqedonisë në Kosovë u vërtetua vendosja e një bashkëpunimi të frytshëm bilateral mes dy shteteve fqinje dhe dy […]

Nata Evropiane e Muzeve 2017

Ju njoftojmë se Galeria Kombëtare e Maqedonisë këtë vit është pjesë e manifestimit Evropian “Nata evropiane e Muzeve 2017” i cili do të mbahet më 20 maj, 2017. Kjo ngjarje do të mbahet në të gjitha muzetë e Francës dhe në të gjitha muzetë evropiane që dëshirojnë të bashkëngjiten, ndërsa hyrja në “Natën evropiane të Muzeve 2017” është e lirë për të gjithë vizitorët. Kjo ngjarje mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Komunikimit të Francës, […]

Teuta Hoxha Imeri në Galerinë MC New York

Gjatë muajit prill 2017, do të realizohet një projekt, i cili është pjesë e programit vjetor të Galerisë Nacionale të Maqedonisë, në kornizat e bashkëpunimit ndërkombëtar, të mbështetur nga Ministria e kulturës së R.M. Në Qendrën kulturore të Maqedonisë në Nju Jork, SHBA (Gallery MC New York) do të hapet ekpozitë e grafikave të artistes Teuta Hoxha Imeri. “Shprehja grafike e konceptuar në mënyrë abstrakte e Teutës përfaqëson një imazh autorefleksiv, autoreferent të gruas-nënë, gruas-bashkëshorte […]

“Emri im, Ngjyra ime” në Malla Stanica

Më datë 28 nëntor 2016, në qendrën edukative të sapo hapur për fëmijë të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë, objekti “Malla Stanica” do të realizohet punëtori figurative njëditore, EMRI IM, NGJYRA IME në të cilën do të marrin pjesë nxënësit e Shkollës Fillore “Dame Gruev”, nën udhëheqjen e edukatorit artistik Aleksandar Tanevski. Me këtë aktivitet shënohet Dita e Flamurit të Republikës së Shqipërisë, ndërsa të njëjtën e kremtojnë pjesëtarët e bashkësisë etnike shqiptare në shtet.

(foto) Hapja e ekspozitës “Bukë dhe kripë” në Vjenë

Fotografi nga hapja e ekspozitës “Bukë dhe kripë”, në organizim të Galerisë  Kombëtare të Maqedonisë, e cila u hap në Palais Porcia në Vjenë, më 7 nëntor të vitit 2013 (e enjte), në të cilën u prezantuan 12 artistë nga Maqedonia.   Ekspozita nxiti interesim të madh në mesin e publikut nga Austria që rezultoi me vizitë të shumë vizitorëve dhe me kritika pozitive nga profesionistët dhe nga Ministria për arsim, kulturë dhe shkencë e […]

Vizita e GKM me ekspozitën “Bukë dhe kripë” në Vjenë

Në organizim të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë, në Palais Porcia në Vjenë, më 7 nëntor të vitit 2013 (e enjte) në ora 18:30 do të hapet ekspozita “Bukë dhe kripë”, në cilën do të prezantohen 12 artistë nga Maqedonia. Në ekspozitën e titulluar si “Bukë dhe kripë (tranzicioni dhe gjinitë)” janë të përfshirë 12 aspekte të ndryshme të vrojtimit të diskurseve të tranzicionit dhe të gjinive në shoqërinë maqedonase sot. Diversiteti mes gjeneratave të artistëve […]

Aferdita Kiki QIK në Sofje

Aferdita Kiki Qundra informative-kultutore e Republika e Maqedonisë në Sofje Hapja: 5 shtator 2013, 18.30 ora Artin që buron nga artistja Afërdita Kiki, fascinon me nevojën e fuqishme për shprehje artistike. Thjeshtë, posedon një botë personale të lirisë. Me disa kombinime të vijave, ngjyrave, nyjave,  segmenteve dhe formave, nxit angazhimin në mënyrë të drejtpërdrejtë, por edhe në mënyrë të tërthortë. Kiki është artiste me faktorë tejet të shprehur të kreativitetit, aftësinë e absorbimit , aftësinë e […]

Stanko Gjorgjiev në QKI Sofje

Në organizim të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë, në Qendrën kulturore informative të RM-së në Sofje, Bullgari, më 16 korrik të vitit 2013 (e martë) në ora 18.30, u hap ekspozita e Stanko Gjorgjiev.