Ali Sinani
kontaktoni: studioarti@buewin.ch
telefon: +389(0) 2 3126-856
• 1977: Lindi në fshatin Dobridoll, Maqedoni e Veriut.
• 2002: Diplomoi në Akademinë Universitare të Arteve Figurative në Shkup, në drejtimin Pedagogjik, nën udhëheqjen e Prof. Rubens Korubin. Kjo periudhë më mundësoi të zhvilloja një kuptim të thellë të teknikave dhe filozofisë së artit vizual dhe pedagogjisë së artit.
• 2009: Mori titullin Magjistër në Shkencat e Artit nga Akademia Universitare e Arteve në Shkup, me fokus në zhvillimin e një qasjeje kritike dhe analitike ndaj artit, nën udhëheqjen e Prof. Antonio Maznevski.
• 2016: Mbrojti tezën e Doktoratës në Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazar-it, Serbi, nën udhëheqjen e Prof.Dr. Fehim Huskovich. Ki hulumtim e theksoi rëndësinë e trajtimit të trashëgimisë kulturore dhe asaj artistike në zhvillimin e konteksteve bashkëkohore, me një theks të veçantë në ndikimin ndërkombëtar të arteve figurative.
• Ka realizuar përmbi 100 Ekspozita personale dhe kolektive nëpër Europë në disa Muze prestigjioz -Muzeu i LUVRIT -Paris , dhe së fundit ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
________________________________________
Përvoja Profesionale dhe Angazhimi Artistik-Eksperienca në punë
• 2001-2005: Angazhimi si demonstrator në drejtimin e vizatimit dhe pikturës me nxënësit e Shkollës së Alevetëve në Horne, Zvicër, ku kontribuova në zhvillimin e aftësive krijuese të të rinjve dhe promovova metodat moderne pedagogjike në art.
• 2006-2008: Kryetar i Shoqatës së Artisteve Figurativë të Zvicrës, Art SAVOUR në St. Gallen. Gjatë kësaj periudhe, udhëhoqa dhe organizova aktivitete kulturore dhe ekspozita ndërkombëtare, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arteve dhe promovuar artin figurativ në Zvicër.
• 2009-2016: Demonstrator kursesh në drejtimin e vizatimit dhe pikturës në studion time “Studio Arti” në St. Gallen, Zvicër. Puna ime e fokusuar në zhvillimin e krijimtarisë artistike të individëve më ka mundësuar të mbaj lidhje të ngushta me artin e pavarur dhe të inkurajoj studentët të zhvillojnë një qasje të personalizuar dhe inovative ndaj artit.
• 2018-2024: Drejtor i Pallatit të Kulturës “SHOTA” në Negotin të Pollogut. Gjatë kësaj periudhe, kam menaxhuar dhe zhvilluar një program të gjerë aktivitetesh kulturore, duke përfshirë ekspozita, workshop-e dhe simpoziume, të cilat kanë ndihmuar në fuqizimin e komunitetit artistik dhe në rritjen e prezencës së artit në rajon.
________________________________________
Anëtarë i:
• Shoqata e Artisteve Figurativë të Zvicrës, Art Savour
• Shoqata e Artisteve Figurativë të Zvicrës, Kuenstler Archive
• Shoqata e Artisteve Figurativë të Zvicrës, Swiss Art
• Shoqata e Artisteve Figurativë në Austri, Ars Artis
________________________________________
Shpërblime:
• 2002: Mirënjohje për lëndën e vizatimit në Shkollën e Alevetëve në Horne, Zvicër, për kontributin tim në zhvillimin e aftësive artistike të nxënësve.
• 2003: Paneli i Artit për Heroinën Kombëtare, Agim Ramadani, në Helvetia Platz, Cyrih.
• 2005: Mirënjohje për takimet miqësore shqiptaro-zvicrane, Muzeu Historik Etnografik, St. Gallen, për angazhimin tim në promovimin e artit shqiptar në Zvicër.
• 2006: Fitues i çmimit të parë për pikturë në Ekspozitën Ndërkombëtare për Pikturë në Sirnah, Zvicër, për punën time të dalluar në teknikat e pikturës bashkëkohore.
• 2007: Mirënjohje për kontributin në teknikën e kaligrafisë në Kreuzlingen, Zvicër, për aftësitë e mia në ruajtjen dhe zhvillimin e kësaj teknike të artit tradicional.
• 2012: Mirënjohje në koloninë ndërkombëtare të artit, Gostivart, Gostivar, Maqedoni, për kontributin tim të vyer në zhvillimin e artit figurativ.
• 2012: Dy rekorde evropiane nga Sik Isea (Swiss Institute for Art Research) dhe Kunst Buletin për realizimet e mia të jashtëzakonshme artistike.
• 2013: Mirënjohje për kontributin në Plejadën e Artisteve Ndërkombëtarë (QKAF), Prishtinë, Kosovë, për rolin tim në zhvillimin e artit ndërkombëtar.
• 2014: Mirënjohje ndërkombëtare në Bienalen Bella Creativita, Verona, Itali, për kontributin tim në promovimin e artit figurativ në nivel ndërkombëtar.
• 2015: Mirënjohje në Projektin Venezia, Venedik, Itali, për angazhimin tim në zhvillimin e një platforme për artin bashkëkohor.
• 2017: Simpozium Ndërkombëtar në ICFF, Nju Jork, SH.B.A., ku prezantova punën time artistike dhe shkëmbeva ide me artistë të tjerë ndërkombëtarë.
________________________________________
Hobi dhe Interesa
• Fotografi Artistike: Pasioni im për artin fotografik më ka mundësuar të eksploroj aspekte të ndryshme të shprehjes artistike, duke i dhënë mundësinë të dokumentoj dhe interpretoj botën që më rrethon me një sy të ngushtë për bukurinë e detajeve dhe ngjyrave.
________________________________________
VIZIONI IM
Si një artist i përkushtuar dhe një udhëheqës i aktiviteteve kulturore, kam ndjekur një rrugë të pasur dhe shumëdimensionale në fushën e artit dhe edukimit, me një fokus të veçantë në zhvillimin e mundësive për artistët dhe kulturën. Përvoja ime në menaxhimin e projekteve kulturore dhe udhëheqjen e aktiviteteve ndërkombëtare më ka ndihmuar të zhvilloj aftësi të forta udhëheqëse dhe menaxheriale.
Si artist, kurator dhe menaxher kulturor me përvojë ndërkombëtare,synoj një urë mes traditës dhe inovacionit, mes artistëve vendas dhe skenës globale.Me një karrierë të ndërtuar mbi organizimin e ekspozitave, zhvillimin e projekteve artistike dhe promovimin e artit bashkëkohor.
Me një strategji të qartë, bashkëpunim me artistët dhe institucionet vendase e ndërkombëtare, si dhe me një vizion të qëndrueshëm.