Еkspozitа „75/75“ në objektin e Çifte hamamit

Share Button

Të nderuar, Ju njoftojmë se më datë 19.07.2023 (e mërkurë), ora 20:00, në objektin e Çifte hamamit, do të hapet për publikun ekspozita me titull “75/75”.

Me këtë ekspozitë nisim aktivitetet për shënimin e 75-vjetorit të themelimit të Galerisë Nacionale. Në mënyrë simbolike kurorëzojmë vizionin dhe misionin e vazhdueshëm të suksesshëm të institucionit tonë për mbledhjen, ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore duke ekspozuar 75 vepra ekskluzive të artit – piktura dhe skulptura. Përzgjedhja e disa prej eksponateve më të hershme të koleksionit tonë, duke përfshirë ato jashtëzakonisht të vlefshme, bazohet në vepra në të cilat gjuha artistike e mjeshtrave më të mirë varion nga klasicizmi në modernizëm (përmes neo-romantizmit, impresionizmit, secesionit, etj.), me aksent në trajtimin studioz të figurës dhe veçanërisht të portretit.
Ekspozita “75/75” do të prezantojë vepra të autorëve: Sava Shumanoviq, Matej Sternen, Konstantin Danil, Nikola Aleksiq, Stefan Todoroviq, Vesna Sokoliq, Uros Prediq, Paja Jovanoviq, Matej Jama, Nadezhda Petroviq, Zora Petroviq, Pierre Krizaniq, Petar Dobroviq, Mosha Piade, Vlaho Bukovac, Krsto Hegedusiq, Marko Murat, Leon Cohen, Celestin Medoviq, Nikola Martinoski, Lazar Lichenoski, Korqi Jakov Zografski, Kosta Shkodreanu, Dimitar Andonov Paparadishki, Dimitar Pandilov Avramovski, Katjana Eftimova, Lena Stefanova (piktorë); Antun Augustinçiq, Voin Bakiq, Toma Rosandiq, Petar Palaviçini, Ivan Meshtroviq, Dimo Todorovski, Ljubomir Stefanovski, Borka Avramova, Frano Krsiniq, Boris Kalin, Risto Stijovic etj. (skulptorë).
Ekspozita do të zgjasë deri më 19 gusht 2023. Njëkohësisht ju informojmë se në datën 2 gusht 2023, datë që përkon me hapjen e Galerisë, hyrja në të gjitha ambientet do të jetë falas.
Bashkangjitur ju dërgojmë një ftesë dhe riprodukcione të disa prej eksponateve të ekspozuara.
Share Button