Ekspozitë “Anonimiteti është përgjigje”

Share Button

Jetojmë në një kohë ku zgjedhja dhe mënyra në të cilën shfaqet e kaluara luan rol të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë bashkëkohore. Historia është kujtesë kolektive që i jep kuptim ekzistencës dhe veprimtarisë sonë politike. A do t’i çojmë, vallë, veprimet tona jetësore dhe profesionale në theksimin e asaj që është publike, e përbashkët dhe zhvilluese apo drejt një individualizimi gjithnjë e më të madh dhe një rritje tipike për kapitalizmin e sotëm global? Kjo varet nga mënyra se si e vlerësojmë të kaluarën dhe nga cila pikë fillojmë së krijuari historinë.

Duke marrë këndvështrimin postkolonialist, modernizmi i institucionalizuar, si një paradigmë që vazhdon të dominojë, një autoritet dhe pararendës i dijes, është rezultat i qeverisjes kolonialiste apo në këtë rast i qeverisjes vetë-kolonizuese, e cila mes dëshirave dhe realitetit, por edhe sistemit autoritar, ka sjellë deri te mirëmbajtja dhe fuqizimi i saj. Kjo manifestohet në mënyrat e prodhimit, distribuimit, perceptimit dhe prezantimit të artit dhe zhvillimit të furishëm të rritjes ekonomike për projektin modern perëndimor.

“Anonimiteti është përgjigje” nis nga kjo pikë.
“Anonimiteti është përgjigje” është një ekspozitë mbi rezistencën e vazhdueshme të botës ku jetojmë dhe është ndërtuar nga subjektivitetet rezistente politike. Ato flasin për rëndësinë e ndërprerjes/kontestimit me format aktuale të njohjes dhe veprimit si diçka tejet e rëndësishme për proceset e dekolonizimit të dijes në kornizat e institucionit të artit. Arti teston kufijtë e rezistimit, jo në kuptimin fizik, por në atë të mbështetjes së limiteve të kanunit dhe rrethanave të së kaluarës, si dhe në përfaqësimin estetik, gjestet artistike të së cilit ndonjëherë shfaqen si ndodhi apo reagime rastësore. Në fund ajo flet edhe për humbjen e identietit, gjë nëpërmjet së cilës integron idetë e bashkësisë dhe solidaritetit.

Veprat janë vendosur mes një rrjeti materialesh të kujtesës, për të ofruar njohuri plotësuese në një fotografi shumështresore, shumëkohëshe dhe diakronike, e cila ndodh edhe në këtë moment, këtu dhe tani.

Ekspozita mbështetet nga Ministria e kulturës.

Ekspozitë grupore
ANONIMITETI ËSHTË PËRGJIGJE
Kuratore: IVANA VASEVA

Data dhe lokacioni: 26 qershor – 20 shtator, 2019
HAMAMI I DAUT PASHËS
Hapja: 26 QERSHOR, 2019 (e mërkurë) / ora 20

Мe:
MUZEU I ARTIT AMERIKAN NË BERLIN NË BASHKËPUNIM ME UALTER BENXHAMIN
ELLIE GA (Njujork/ Stokholm)
ADRIAN PACI (Shkodër/ Milano)
DOPLGENGER (Beograd)
OLIVER MUSKOVIQ (Shkup)
FILIP JOVANOVSKI (Manastir / Shkup)

Dizajner:
Boris Shemov

Share Button