Ftesë Për Pjesëmarrje Në Konferencë Për Edukim Bashkëkohor Muzeor

Ftesë Për Pjesëmarrje Në Konferencë Për Edukim Bashkëkohor Muzeor, Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut, Hamami Daut Pasha, Shkup, 30-31 maj 2023
Të nderuar,
Ne jemi veçanërisht të kënaqur të ndajmë me ju dhe tu ftojmë të merrni pjesë në
Konferencën për edukimin bashkëkohor muzeor, e cila do të mbahet në hamamin e Daut Pashës në Shkup më 30 dhe 31 maj 2023. Konferenca organizohet nga Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut dhe organizohet në partneritet me Fontys Fine and Performing Arts – Fontys University of Applied Sciences nga Tilburg, Holandë.
Edukimi është një nga hallkat kyçe në punën muzeale, pasi krijon ndërmjetësim me audiencën nga gjenerata, struktura dhe gjendje shëndetësore të ndryshme, duke krijuar admirues aktualë dhe të ardhshëm të kulturës dhe artit dhe duke kontribuar në aksesin e barabartë të artit për të gjithë dhe inkluzivitetin. Konsiderohet edhe një ndihmës në edukimin formal, duke arritur të edukojë, argëtojë, por edhe të marrë rolin e terapisë.
Qëllimi i konferencës është të mbledhë së bashku ekspertë vendas dhe të huaj të edukimit muzeor për dy ditë trajnim të stafit peer-to-peer mbi tema bashkëkohore në edukimin muzeor, të tilla si inkluziviteti, edukimi i bazuar në dialog dhe angazhimi i audiencës. Konferenca, e përbërë nga ligjerata, punëtori dhe panel diskutime, do të synojë gjithashtu profesionistët aktualë dhe të ardhshëm në edukimin muzeor, duke përfshirë edukatorët, kuratorët, ciceronët e muzeut, por edhe profesorët dhe studentët e artit dhe historisë së artit.
Përveç pjesëmarrësve vendas nga fusha e veprimtarisë muzeale dhe edukimit, nëntë përfaqësues nga Universiteti Fontis do të marrin pjesë në konferencë, duke përfshirë pesë profesorë universitarë për programet derdiplomike dhe pasdiplomike pët art dhe edukim artistik, dhe katër ekspertë të jashtëm në edukimin muzeor që japin rregullisht leksione në Universitetin Fontis.
Konferenca shënon pesë vjet të bashkëpunimit mes Fontys Fine Arts dhe Performing Arts dhe Galerisë Nacionale dhe mbahet në kuadër të 30 viteve të marrëdhënieve diplomatike midis Holandës dhe Maqedonisë së Veriut dhe 75 vjetorit të Galerisë Nacionale.
Të bashkangjitur do ta gjeni programin e konferencës.
Me sigurinë se kjo konferencë do të tërheqë vëmendjen tuaj, për hir të shkëmbimit të përvojave dhe përvetësimit të njohurive dhe përvojave të reja ndërkombëtare mbi temën e edukimit muzeor, Ju ftojmë përzemërsisht të jeni pjesë e kësaj konference.
Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në marketing.ngm@gmail.com.
Me respekt,
Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut