Hapësira për ekspozita në Haminin e Daut pashës

Hamami i Daut pashës është një monument historik i kulturës Islamike, njëkohësisht edhe një shembull i mirë i arkitekturës Islamike, ai është i ndërtuar nga Daut pasha në gjysmën e dytë të shekullit XV. Ndërtimi i fillestarë i hamamit ka qenë i ndarë në pjesën e dedikuar për meshkujt dhe për pjesën tjetër për femrat, dhe ky objekt gjithsej ka përfshirë një sipërfaqe prej 900 metra katrorë. Në vitin 1948 Hamami ka qenë i restauruar dhe i adaptuar për funksionin e ri – Galeri artistike.

Rikonstruksione të reja në brendinë e galerisë janë realizuar në vitin 1982 dhe në vitin 1999.

Vend ekspozimi i parë i vazhdueshëm i Galerisë prej vitit 1951 ka përfshirë ekzemplarë të ikonave maqedonase (shekulli XIV – XIX), kopje të freskave të lashta dhe të modeleve që i përkasin kishave mesjetare, si dhe vepra artistike të gjeneratës së parë të artistëve bashkëkohorë maqedonas, para luftës së dytë botërore dhe veprave të artistëve të ish Jugosllavisë.

Vend ekspozimi i vazhdueshëm i ditëve të sotme është formuar në vitin 2001, në trajtë të prezantimit të zhvillimit të artit figurativ maqedonas prej shekullit XIV deri në shekullin XX.

Gjatë periudhës së kaluar, Galeria Kombëtare ka organizuar manifestime të ndryshme artistike. Përskaj prezantimit të kohëpaskohshëm të pjesëve të caktuara të përmbledhjeve, galeria ka organizuar edhe ekspozita në të cilat janë prezantuar vepra nga skena artistike vendore dhe e shteteve të huaja. Në rrafshin e aktiviteteve ndërkombëtare, Galeria Kombëtare e Maqedonisë, realizoi bashkëpunime me qendra të rëndësishme botërore: Vjena, Venediku, Berlini, Stambolli, Drezdeni, Nyrnbergu etj.

 

HAMAMI I DAUT PASHËS (HISTORIKU)

Hamami i Daut pashës gjendet në qendrën e qytetit, në afërsi të Urës së Gurit, Çarshisë së vjetër të Shkupit dhe Kalasë. Me vendndodhjen e tij, monumentalitetit dhe arkitekturës së shkëlqyeshme, hamami ushtron përshtypje impozante në hapësirën që nënkupton bërthamën e qytetit. Hamami është i llojit të hamameve me dy funksione (për meshkuj dhe femra) dhe paraqet perlë të arkitekturës profane, monumentale islamike që daton nga mesi i shekullit XV.

Sipas të dhënave, ndërtimi i hamamit ka filluar në vitin 1446 me urdhër të Daut pashës – shtetas i lartë i Perandorisë osmane. Ai njihet edhe si bejlerbej i rajonit të Anadollit dhe Rumelisë, por edhe si sanxhakbej i Bosnjës. Daut pasha ka qenë i njohur për nga afiniteti i tij për jetë luksoze, në veçanti për aspektet e nevojave të bukurosheve të haremit të tij të pasur.

Ndërtimi i këtij objekti monumental  – rreth 900 m2, me 13 kupola jo të barabarta, prej të cilave dy janë më dominuese – ka zgjatur rreth tre vite dhe në këto aktivitete punuese kanë marrë pjesë muratorë të njohur nga Dibra. Hamami ka funksionuar një kohë  të gjatë, por për ngrohjen e hapësirave të mëdha dhe të larta janë shpenzuar sasi të mëdha të drurit. Për nevojat e hamamit në këtë periudhë kohore, janë prerë pothuajse të gjitha pyjet rreth qytetit.

 

Nga ana tjetër, sipas një legjende, hamami fare nuk ka filluar të funksionojë, për arsye se gjatë përfundimit të aktiviteteve punuese, një gjarpër ka kafshuar vajzën më të dashur të Daut pashës. Ai ka konsideruar se një fatkeqësi e tillë nënkupton dënimin e zotit, për arsye se hamami është ndërtuar në vendin ku më parë ka ekzistuar një kishë e krishterimit të vjetër të cilën ai e ka rrënuar. Objekti më vonë ka shërbyer si magazinë dhe me kalimin e kohës ky objekt ka qenë i rrethuar me dyqane të vogla.

Pas Luftës së Dytë Botërore, hamami ka qenë i restauruar dhe ri destinuar në një Galeri artistike (1948), që më vonë do të transformohet në Galeri Kombëtare të Maqedonisë. Sot, në Hamamin e Daut pashës është akomoduar Vend ekspozimi i vazhdueshëm i artit figurativ maqedonas i periudhës XIV – XX. Ky vend ekspozim, praktikisht paraqet vendin e vetëm ku mund të vërehet zhvillimi i artit figurativ në Maqedoni, prej ikonave mesjetare deri te veprat më të reja nga fundi i shekullit njëzet.