Gjatë shekujve të kaluar, krijuesit maqedonas hapëruan drejtë arterieve botërore të shprehjes artistike bizantine. Beteja për evoluim dhe zbulim çdoherë i ka tejkaluar kornizat lokale. Disa ansamble për pikturën murale, ikonografia dhe arti aplikativ nga Maqedonia zënë vend të lartë në historinë e artit evropian. Ikona në këtë aspekt është dëshmi jo vetëm për realizimet në fushën e artit figurativ, por thellë në të do të depërtojnë shtresat shpirtërore, ideja estetike dhe drejtimi i drejtpërdrejtë i fokusuar ndaj njerëzve.
Për këtë arsye, para panoramës gjithëpërfshirëse që përcjell lartësimin e artit maqedonas në shekullin XX, për nga aspekti kronologjik paraprin koleksioni i ikonave si një përkujtim për rrugën e kaluar drejtë zenitit. Edhe përskaj faktit se ikonat e ekspozuara nuk janë të harmonizuara me metodën antologjike, ata dashamirëve të artit do ti ofrojnë një prolegomenë për rrjedhat stilistike të kohës heroike të Mihailit dhe Evtihiut, vëllezërit nga Pelagonia Jovani dhe Makariu nga shekulli XIV e deri në krijimtarinë e zografëve të kohës së Rilindjes. Ata vetëm do të dëshmojnë faktin se gjatë shekujve, mes Ohrit, Pelagonisë dhe Shkupit vazhdimisht pulsojnë lidhjet artistike figurative me Stambollin dhe Selanikun, më pas me Atosin, Venedikun dhe Evropën e Mesme.
Nga ana tjetër, ata vetëm do të përdëftojnë trazirat krijuese, orvatjet që të depërtohet dhe realizohet ekuivalenti personal krijues. Në kohë të robërisë dhe rrezistencës, mbi ne do të lartësohet harku i dritës së qiellit artistik figurativ që të dëshmoj për triumfin se madhështia e shpirtit nuk mund të robërohet.