Qëndrueshmëria – Tregime të grave që frymëzojnë ndryshime

Së shpejti
Fondacioni i fotografive i shtëpisë botuese “World Press Photo” dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Fotografi dhe Galerinë Nacionale na prezantojnë një përzgjedhje tregimesh, të shpërblyera në konkursin e fotografive të “World Press Photo” nga viti 2000 deri në 2021, që e theksojnë qëndrueshmërinë dhe sfidat e grave, vajzave dhe komuniteteve në mbarë botën.
WPP-Resilience-booklet-Albanian-download
Kjo ekspozitë e përcjell angazhimin e Holandës për të drejtat e grave, barazinë gjinore dhe drejtësinë, dhe hulumton se si gratë dhe çështjet gjinore kanë evoluar në shekullin e 21-të dhe si është zhvilluar fotozhurnalizmi në mënyrat e portretizimit të tyre. Fotografitë e dëshmojnë fuqinë e tregimit vizual për të krijuar mirëkuptim të ndërsjelltë dhe për të ndikuar ose ndryshuar qëndrimet tona.
Qendra multimediale – Malla stanica, 25.11 – 11.12.2022
Hapja 25.11.2022, 20:00