Shpallje për punësim – shifra kul 05 01 B01 004, shifra kul 04 01 0B03 005

Republika e Maqedonisë, Institucioni Kombëtar, Galeria Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup
Në lidhje me nenin 3 dhe paragrafin 20 për Ligjin e të punësuarve në sektorin publik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/14, 199/14 dhe 27/16 dhe 35/18), nenin 22 dhe 23 të Ligjit për marrëdhënie pune (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 62/2005,106/2008,161/2008,114/2009, 130/2009,16/10, 50/10, 52/10,124/10,47/11,11/12,39/12,13/13, 25/13,170/13,187/13,113/14, 20/15, 33/15, 72/15,129/15,167/2015,27/2016 dhe 120/18), Rregulloren për elemente të detyruara të shpalljes publike për plotësim të një vendi pune në sektorin publik nëpërmjet punësimit dhe aplikimi për punësim, si dhe formën, përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit të personave të cilët kanë dhënë të dhëna të rreme gjatë punësimit në sektorin publik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 32/15) dhe Lajmërimin nga Ministria e financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut për sigurim të mjeteve financiare nr.18-5337/2 nga 11.07.2019, Institucioni nacional, Galeria kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup me numër amë 4063317 dhe numër tatimor 4030965222783 publikon:
SHPALLJE PUBLIKE
Numër 1/2019
Institucioni Kombëtar, Galeria Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup ka nevojë për punësimin e 2 (dy) personave ndihmues dhe teknikë për një kohë të pacaktuar për këto vende pune:
1.Nivel B01, shifra kul 05 01 B01 004, emri i vendit të punës Roje-kontrollues, titulli i vendit të punës Punëtor i dytë për mirëpritje të vizitorëve, nëngrupi 1 persona ndihmues dhe teknikë për mirëmbajtje të objekteve dhe pajisjes të Sektorit për punë ligjore, administrative dhe punë të përgjithshme teknike dhe financiare. – Departamenti i Çështjeve Juridike, Administrative dhe të Përgjithshme Teknike (1) një ushtrues;
2.Niveli B02, shifra kul 04 01 0B03 005, emri i vendit të punës Punëtor higjienik, Funksioni i vendit të punës Punëtor i dytë për mirëmbajtjen e objektit, nëngrupi 1 persona ndihmues dhe teknikë për mirëmbajtjen e objekteve dhe pajisjes në Sektorin e punëve ligjore, administrative dhe punëve të përgjithshme teknike dhe financiare – Departamenti i punëve ligjore, administrative dhe të përgjithshme teknike (1) një ushtrues;
Kushtet e përgjithshme për t’u plotësuar nga kandidatët:
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut
– të përdorë në mënyrë aktive gjuhën maqedonase
– të jetë mbi 18 vjeç
– të ketë shëndet të mirë për nevojat e vendit të punës dhe
– të mos ta ketë të ndaluar me vendim nga gjykata të pasurit e një profesioni apo të kryerit e një veprimtarie apo detyrimi.
Kushte të veçanta:
Për nivelin B01 dhe nivelin B02 – të ketë kryer gjimnaz të përgjithshëm, SHMP – 3 vjet: Vendet e punës janë të parashikuar për persona me ose pa eksperiencë pune.
Orari i punës me ndërrime
Orari ditor i punës për vendin e punës Roje-kontrollues do të organizohet me ndërrime, si më poshtë:
– Orar pune nga 07:00 deri 14:00 dhe nga 14:00 deri 22:00
Periudha ditore e punës për vendin e punës Punëtor higjienik është tetë orë në ditë
(gjegjësisht sipas nevojat e programit si dhe me ndërrime)
– Orë punë në javë 40
Shuma neto e rrogës për vendin e punës me numër 1 është: neto 16.389/ bruto 23.891
VËREJTJE: Punësimet e parashikuara sipas planit të sivjetshëm të institucionit për vitin 2019, janë 1 maqedonas, 1 shqiptar.
Afati për paraqitjen e kandidatëve në shpallje publike është 5 ditë pune, pa llogaritur ditën e shpalljes në gazetë ditore. Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një Aplikim, të shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm, origjinal ose fotokopje të noterizuar.
– Paraqitje Biografi e shkurtër
– Certifikatë / Diplomë që vërteton kryerjen e shkallës së arsimit e cila kërkohet në vendin e punës
– Vërtetim për shtetësi
– Vërtetim për gjendje të përgjithshme stabile shëndetësore për vendin e punës (jo më e vjetër se 6 muaj)
– Vërtetim se kandidatit nuk i është ndaluar kryerje e një profesioni, veprimtarie apo detyrimi nga gjykata.
Aplikimi për shpalljen mund të merret në arkivin e Institucionit nacional, Galerisë kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup apo të shkarkohet nga faqja e internetit www.nationalgallery.mk
Përzgjedhja e kandidatëve do të kryhet në varësi të kandidatëve të paraqitur më së voni deri në afatin e përcaktuar në nenin 23 paragrafi 2 Ligji për marrëdhënie pune.
Kandidatët mund të lënë dokumentacionin e plotë, me anë të të cilit vërtetohet përmbushja e kushteve të shpalljes në arkivin e Institucionit kombëtar, Galeria kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup, çdo ditë pune nga ora 9 – 15 apo nëpërmjet postës në adresën si në vijim: rr. Jordan Mijallkov 18 Shkup Republika e Maqedonisë së Veriut (me emërimin “për Shpalljen publike për punësim br.01/2019”).
Telefoni për kontakt 02 3126856 Elizabeta Tasevska.
Gjatë dorëzimit të paraqitjes personi duhet të theksojë numrin e vendit të punës për të cilën paraqitet.
Kandidatët duhet të dorëzojnë të dhëna precize dhe të sakta.
Të drejtë për paraqitje kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët i plotësojnë kushtet për konkurrim. Kandidatët me paraqitjen duhet të dorëzojnë vërtetim për përmbushjen e kushteve, në formë origjinale apo fotokopje të noterizuar.
Seleksionimi dhe intervista e kandidatëve të paraqitur do të bëhet nga Komisioni kompetent i formuar për zbatimin e procedurës së punësimit.
Kandidatët e paraqitur duhet të lajmërohen me kohë për vendin dhe kohën e mbajtjes së intervistës. Çdo paraqitje dhe dokumentacion i vonuar apo i pakompletuar nuk do të shqyrtohet nga ana e Komisionit.
Institucioni nacional, Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup
Republika e Maqedonisë së Veriut – Institucion Nacional – GALERIA NACIONALE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT – Shkup
Shtesë e Shpalljes nr. 1/2019: Shuma neto e rrogës për vendin e punës me numër 2 është: neto 16. 036/ bruto 23. 350 denarë.
SHKARKO APLIKIMIN