Simon Shemov “Multiverzi”

Share Button

“E gjithë koha është tani”, thotë poeti dhe eseisti Alek Derven Houp, i vetëdijshëm për kompleksitetin që lind në imagjinatën poetike, e cila ushqehet me idetë për të kaluarën dhe të ardhmen nga këndvështrimi i së tashmes së paarritshme. Përjetësia është një paradoks.

Përjetësia nuk është një vend fizik, por një gjendje mendore në të cilën çdo sekondë e historisë mendohet sikur të kishte ndodhur pikërisht tani. Kjo vlen pavarsisht nëse dikush është duke menduar për  filozofinë antike pikërisht në këtë moment, ose duke imagjinuar një mundësi të ardhshme të bazuar në intuitën pikërisht në atë moment, ose nëse është thjesht duke vështruar një yll, drita e të cilit ka origjinën në të kaluarën, ndërsa për shkak të kohës- diskursit hapësinor dhe udhëtimit është e dukshme për ne tani, e cila i relativizon pyetjet për pakufinë e hapësirës në univers, për kohën, dritën…

Kjo menyrë e të menduarit është paralajmërim i ndjesisë së re pamore që na ofron Simon Shemovi, d.m.th. prodhimi i tij i pasur artistik dhjetëvjeçar i cili krahas empirizmit “të ri”, mbart edhe barrën e përvojës së kaluar prej më shumë se gjysmë shekulli, me ontologjinë dhe kuptimin antologjik të një kredoje të pasur artistike. Cikli i fundit krijues i maestro Shemovit, i titulluar “Multiverz” trajton kryesisht aspekte të kozmologjisë dhe kozmogonisë, d.m.th. është me problemet e shfaqjes dhe ekzistencës së kozmosit dhe universit, dhe natyrisht, përmes kësaj semantike të përgjithshme fenomenologjike, dhe me natyrën e veçantë ekzistenciale humaniste të njeriut, duke kërkuar të veçantën nga e përgjithshmja ose anasjelltas, përmes subjektives dhe singulares drejt së pakufishmes.

Në opusin e fundit prej gati 400 veprash, dallohen “katër aspekte fenomenologjike që janë analoge me interesat e tij të përsëritura përmes matricës kronologjike dhe kalojnë si fije ligjërimi në të gjithë veprimtarinë e tij artistike (që nga fillimet, në mesin e viteve ’60 të shekullit të kaluar deri më sot). Fjala është për indoktrinimin natyror me panteizmin, logjikisht pasohet nga preokupimi me pyetjet rreth origjinës dhe ekzistencës së universit, prej këtu tekozmologjia/kozmogonia si përcaktues kyç ad acta, pastaj aspektet e lidhjes së artit dhe natyrës së lojërave (d.m.th. nevoja e përjetshme për kërkim, eksperimentim dhe animim si të vetes ashtu edhe të publikës – me një kontribut të caktuar pjesëmarrës, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë) dhe semiotikës, d.m.th. preokupimi i tij me eksplorimin dhe transformimin e simboleve dhe arketipave“. (Ana Frangovska)

“Sfida e fëmijërisë së pikturës së tij, acaron ende misionin e tij kërkimor, i cili nis nga një pikë me dush dhe sot e kësaj dite ai vështron me kureshtje pas gardhit, pasParavaneve të tij, me shpresën e përjetshme se një ditë procesi i kërkimit do te çojë deri te përgjigjeja për të vërtetën e ekzistencës së vetes sonë, të të gjithëve në kozmogoninë e pakufishme. Hetimi vazhdon, FUNDI nuk po shihet. Shemovi është i dashuruar me botën e gjallë. Këtu është përqendruar kokëfortësia e tij e pamatshme për ta kuptuar mbijetesën në të gjithë universin, çfarëdo qoftë ajo, sa është dhe kudo që është.” (Sonja Abaxhieva)

Ekspozita do të hapet më 27 shtator, në orën 20:00, në hamamin e Daut pashës dhe do të zgjasë deri më 27 nëntor.

Kuratore e projektit është Ana Frangovska.

Share Button