90 VJET NGA LINDJA E JOVAN PETROV
Ju informojmë se ekspozita jubilare me titull “90 vjet nga lindja e Jovan Petrov”, kushtuar krijimtarisë së artistit dhe konservatorit maqedonas, do të jetë e disponueshme për publikun nga data 12.8.2026 në objektin Çifte Hamam. Hapja dhe promovimi solemn i botimit të shtypur jubilar-monografik do të jetë më 20.8.2026 në orën 20:00 në të njëjtën hapësirë. Ekspozita është pjesë e aktiviteteve programore të Galerisë Nacionale për vitin 2026, e mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Maqedonisë.

Jovan Petrov (f. Begnishtë, rajoni i Tikveshit, 1936 – Shkup, 2011) është piktor, konservator dhe restaurues maqedonas, autor i cili, me punën e tij të larmishme dhe aktivitetin e jashtëzakonshëm konservues, ka lënë gjurmë të përhershme në historinë e artit maqedonas. Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në Shkollën e Arteve të Aplikuara në Shkup. Atje është arsimuar te artistë dhe mësues të shquar maqedonas Dimitar Pandilov, Ljubomir Belogaski, Ljubodrag Marinkoviq-Penkin dhe Dimo Todorovski, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e tij profesional. Ka diplomuar në vitin akademik 1961/1962 në Akademinë e Arteve Figurative në Lubjanë, ku ka stiduuar te profesorët Sllavko Pengov, Gojmir Anton-Kos, Bozhidar Jakac dhe Riko Debenjak. Në vitin 1964, regjistrohet në studime pasuniversitare në Departamentin e konservimit të Akademisë së Arteve Figurative në Lubjanë, ku është specializuar në konservimin dhe restaurimin e veprave të artit të realizuara në teknika të ndryshme pikture, si dhe në shqyrtimin shkencor të materialeve dhe teknologjisë së përpunimit të tyre. Po atë vit, qëndron në Paris si konservator në ekspozitën “Уметност на тлу Југославије”. Në vitin 1965, u bë anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Sllovenisë, pas së cilës ekspozoi në Lubjanë, Graz dhe Milano. Po atë vit, filloi të punonte në Institutin Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Shkup, ku ndërtoi karrierën e tij të pasur profesionale si konservator dhe restaurator. Në vitin 1976, qëndroi në laboratorët e konservimit dhe restaurimit në Berlinin Lindor dhe në Akademinë e Arteve Figurative në Drezden, ku është njoftuar me metodat më moderne shkencore në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Në vitin në vijim është dekoruar me Pllakën e Argjendtë për kontributin e tij të veçantë në ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore në Maqedoni. Në periudhën 1977/1978, si bursist i Ministrisë së të Mirave Kulturore dhe Ambientale të Italisë, ka qëndruar në Romë, ku është formuar profesionalisht laboratorët e Institutit Qendror për Restaurim (Istituto Centrale del Restauro), një nga institucionet kryesore në botë në fushën e konservimit dhe restaurimit. Në vitin 1978, filmi dokumentar “Konservimi i një pikture mijëvjeçare”, kushtuar punës së tij të konservatore është shpërblyer me Medaljen e Artë me deklaratë në Festivalin e Filmit Dokumentar Shkencor në Beograd.

Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar në konservimin dhe restaurimin e një numri të madh të ikonave, pikturave dhe afreskeve, duke përfshirë ato në kishën “Shën Pantelejmoni” në Nerezi, kishën “Shën Mëria Perivlepta” në Ohër, si dhe në shumë monumente të tjera kulturore me rëndësi të jashtëzakonshme. Që nga viti 1969, ai është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Maqedonisë (DLUM). Ai është autor i shumë veprave profesionale kushtuar pikturës së afreskut maqedonas dhe praktikës konservatore, përfshirë “Afresk i panjohur” (1971), “Punë kërkimore të afreskut në Kishën e Shën Petkës në fshatin Brajçinë” (1975), “Puna kërkimore dhe konservatore në Kishën Ngritja – Shën Spas në Shtip” (1975), “Portreti i Dragicës – autori Dimitar Andonov (Konservimi i veprës)” (1977), si dhe teksti “Kisha e vjetër dhe afresku në manastirin e Shën Joakim Osogovskit”, botuar në gazetën “Nova Makedonija”. Në vitin 1980, “Filmski Novosti” nga Beogradi xhiroi një dokumentar për punën e tij të konservatore në manastirin “Shën Joakim Osogovskit”, i cili u shfaq në kinematë jugosllave. Në të njëjtin vit, ai u nderua me Urdhrin e Punës me një kurorë argjendi, e cila iu dha nga kryetari i RSFJ-së për merita të veçanta në fushën konservatore. Një vend veçanërisht të rëndësishëm në punën e tij zë piktura e Katedrales së Kryepeshkopit “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.
Paralelisht me punën e tij të konservimit, Petrov u mor intensivisht edhe me pikturë. Me punën e tij të larmishme dhe aktivitetin e jashtëzakonshëm të konservimit, ai la një gjurmë të përhershme në
historinë e artit maqedonas. Vepra e tij paraqet një sintezë të rëndësishme të krijimtarisë piktoriale, punës kërkimore-shkencore dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, prandaj sot ai llogaritet ndër artistët dhe konservatorët më të rëndësishëm maqedonas të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI.
Vizioni i Jovan Petrovit për artin lidh të kaluarën me çastin aktual të krijimit, njëkohësisht duke ndarë shtresat e patinës nga ikonat dhe afresket. I disiplinuar nga natyra dhe i mbushur me një ndjenjë profesionale përgjegjësie ndaj profesionit të tij, konservatori Jovan Petrov ringjalli shumë shenjtorë në kishat dhe manastiret tona, dhe si një ekspert i lartë në institutet e konservimit, atij iu besua mbrojtja e drejtpërdrejtë e pëlhurave dhe vizatimeve të themeluesve të artit modern maqedonas. Ai restauroi me sukses shumë piktura të dëmtuara dhe shumë piktura të rëndësishme (kryesisht portrete dhe peizazhe, sot pjesë e koleksionit të rëndësishëm të Galerisë Nacionale) të artistëve maqedonas: Gjorgji Zografski, Dimitar Andonov Papradishki, Nikolla Martinoski dhe piktorë të tjerë të rëndësishëm në koleksion.

Krijimtaria e piktorit Jovan Petrov paraqet një shprehje krijuese të vëllimshme dhe interesante në artin e përgjithshëm bashkëkohor të Maqedonisë, ai i përket atij lloji artistësh për të cilët arti përfaqëson një mision human përmes të cilit fisnikërohet shpirti njerëzor. Petrov është njëkohësisht piktor dhe studiues shkencor, i cili, me ndihmën e pëlhurës dhe ngjyrës, përpiqet të depërtojë në “thelbin e gjërave”, në sajë të së cilës energjia e tij krijuese në të gjitha këto segmente shkakton entuziazëm dhe emocione. Disa faktorë kyç ndikojnë në stilin unik të pikturës së Jovan Petrov, të cilët krijojnë një lidhje midis shkollës së rreptë akademike sllovene dhe përkushtimit të tij të thellë për ruajtjen e artit mesjetar bizantin maqedonas.

Vendi që zë Jovan Petrov në historinë e artit maqedonas rrjedh pikërisht nga interesi i tij i shumanshëm për artin dhe ruajtjen, përkatësisht artin që buron në mënyrë autentike nga themelet e trashëgimisë kulturore, duke u bërë vetë pjesë e asaj. Karakteristikë e veprës së Jovan Petrovit është konotacioni i thellë emocional që pasqyron filozofinë e brendshme artistike dhe kujtesën kulturore të hapësirës nga e cila ai buron, duke përdorur praktikën e konservimit për të ndërtuar filozofinë e tij të pikturës me rrënjë të thella etike dhe estetike në tokën e tij.
Maja Çankullovska-Mihajllovska, Kuratore e Lartë
I shprehim falënderim familjes së Jovan Petrovit që na mundësoi t’i ekspozojmë veprat e tij. Koleksioni i përket familjes Petrov. Kuratore e ekspozitës është Maja Çankullovska-Mihajllovska, kuratore e lartë, ndërsa bashkëpunëtore janë Maja Nedellkoska Brzanova, kuratore-këshilltare; Vlladimir Tanevski, MA, kurator; Emill Nikollovski dhe Antonio Pirkovski, konservatorë.
Ekspozitën do ta shpallë të hapur drejtori i Galerisë Nacionale dr. Ali Sinani, fjalim do të mbajë Maja Kërstevska, udhëheqëse e programit dhe kustose e lartë.
Ekspozita do të jetë e hapur deri në fund të gushtit.