Bedi Ibrahim – Nga rrëfimet për hamamin

Bedi Ibrahim – Nga rrëfimet për hamamin

 Çifte hamami, Hapja: 3 shtator 2013, 20 ora, 03-16.09.2013

bedi ibrahim cifte amam NGM

Çifte hamami, njëri prej tre objekteve të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë, objekt i ndërtuar kah mesi i shekullit të XV, sipas qëllimit të parë të tij ka qenë banjë publike, më vonë ai do të adaptohet në hapësirë të galerisë, për artistët bashkëkohorë çdo herë ka qenë sfidë për ekspozita, dhe jo rrallë herë ka shërbyer edhe si inspirim gjatë krijimtarisë së tij. Bedi Ibrahimi për projektin e ekspozitës më të re të tij të titulluar “Nga rrëfimet për hamamin” është inspiruar prej këtij objekti të mrekullueshëm. Përkatësisht, ekspozita paraqet një ndërhyrje në historinë dhe traditën personale, hulumtim të rrënjëve personale. Ekspozita paraqet vazhdimësi të projekteve të mëparshme ose bashkimin e tyre, të njëjtit prej periudhës së paraqitjes së autorit në skenën artistike e bënë atë të dallohet sipas shprehjes artistike, që u valorizua si në Maqedoni ashtu edhe më gjerë.

Bedi Ibrahimi në krijimtarinë e tij dhe gjatë krijimit të veprës shfrytëzon materiale jo konvecionale, dhe me kombinimin e tyre ai realizon instalime ambientale që në vete ngërthejnë simbolikën dhe porosinë. Kështu, edhe për këtë ekspozitë duke gjurmuar në kujtesën personale për rrëfimet e Çifte hamamit, autori krijon rrëfimin e tij që do të jetë një interpretim i ri dhe rrëfim për gjeneratat e ardhme, por edhe zgjim të kujtesës dhe zbulim të simbolikës së re dhe të pazbuluar deri më tani, për ata për të cilët ky objekt është pjesë e  historisë, por edhe i së sotmes.

Me këtë ekspozitë, artisti Bedi Ibrahimi shpreh respektin ndaj ndërtuesve të objektit (supozohet se Çifte hamami është ndërtuar sipas projektimeve të njërit prej arkitektëve më të famshëm të periudhës osmane – arkitektit Mimar Sinan ose nga shkolla e tij), por në të njëjtën kohë artisti respekton traditën dhe historinë e tij.