Ekspozitë vjetore e shkollave fillore – “Mazevi dhe unë”

Ju informojmë se në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, në objektin e Hamamit të Daut Pashës, më 19 dhjetor 2017 (e martë), në 12:30 do të hapet Ekspozita vjetore e shkollave fillore e titulluar “Mazevi dhe unë” Tashmë për dy muaj Hamami i Daut Pashës është bërë qendra e adhuruesve të artit figurativ me ekspozitën e “Petar Mazev, 90 vjet nga lindja”. Ky projekt që prezantoi veprimtarinë e pionerit të artit modern dhe postmodern të Maqedonisë […]

Ekspozitë e pavarur e Burhan Ahmetit

Me kënaqësi të veçantë ju ftojmë në hapjen e ekspozitës së Burhan Ahmetit më 8 dhjetor 2017 (e premte), në Çifte Hamam, ora 19:30. Veprat e Burhan Ahmetit, si grafika ashtu edhe teknika e kombinuar në pëlhurë, disa nga to të afirmuara ndërkombëtarisht si dhe të tjera më të reja të saposhfaqura në skenë, i referohen riorganizimit të përjetimeve të realitetit, të qasjes së ndryshme gjatë krijimit të pikturës dhe me anë të kësaj një […]

“Kudo që të shkoj, prapë tek ti kthehem”

Ju informojmë që Galeria kombëtare e Maqedonisë, objekti Çifte Hamam, më 1 dhjetor 2017 (e premte), në ora 12:30 do të hapë ekspozitën . Galeria kombëtare e Maqedonisë tashmë disa vjet organizon punëtori të ndryshme kreative, nëpërmjet të cilave nxënësit mund të zhvillojnë ndjeshmërinë për të shprehurit figurativ, të zotërojnë teknika të reja figurative, të zhvillojnë aftësi sociale dhe të krijojnë shumë shoqëri të reja. Këtë vit, nxënësit me dëmtim në të folurit dhe të […]

Në Galerisë kombëtare të Kosovës “Esenca e ekzistencës”

Ekspozita “Esenca e ekzistencës” ku morën pjesë 20 artistë bashkëkohorë të Maqedonisë dhe tre kuratorë të Galerisë kombëtare të Maqedonisë, Ana Frangovska, Goranço Gjorgjievski dhe Maja Çankullovska Mihajllovska, më 27 nëntor 2017 u hap në Galerinë kombëtare të Kosovës në Prishtinë, duke krijuar interes të veçantë. Me anë të kësaj paraqitjeje të parë zyrtare të artit të Maqedonisë në Kosovë u vërtetua vendosja e një bashkëpunimi të frytshëm bilateral mes dy shteteve fqinje dhe dy […]

Vizatime dhe grafika nga Ljubomir Ivanoviq në Malla Stanica

Ljubomir Ivanoviq (1882 – 1945) Për jetën Si piktori i parë i cili e ka braktisur punën me ngjyrë dhe i është përkushtuar të vizatuarit me laps dhe gdhendjes bardhë e zi, Ljubomir Ivanoviq është themelues i shkollës bashkëkohore të vizatimit artistik dhe grafikës bashkëkohore në Serbi. Falë tij, vizatimi në artin serb është zhvilluar nga një disiplinë ndihmëse drejt një disipline të pavarur. Arsimin e filloi gjatë vitit të fundit të funksionimit të shkollës […]

Vertikalja e jetës në veprimtarinë e Xhezair Rexhepit

Xhezair Rexhepi, lindi në fshatin Tanushe në Rekën e Epërme në vitin 1983, përfundoi Fakultetin e artit figurativ në Tetovë dhe pastaj punoi në Qendrën e konzervimit në Gostivar. Njëkohësisht me aktivitetin e tij në Qendrën e konzervimit zhvillohet edhe krijimtaria e tij si autor.Në kërkimin për të gjetur një shprehje origjinale, Xhezair Rexhepi lëviz në fushën e formës së skulpturës abstrakte gjeometrike dhe bashkimin si të formave, ashtu edhe të materialeve. Ai krijon struktura […]

Ekspozitë retrospektive “Petar Mazev, 90 vjet nga lindja” në Hamamin e Daut Pashës

Të nderuar, Është kënaqësi e veçantë të prezantojmë të gjithë mundin e 300 ditëve të këtij viti, 7200 orëve të shpenzuara në kërkime kreative përjetësisht të shtypura në 240 fletët e botimit jubilar të titulluar “Petar Mazev, 90 vjet nga lindja” të botuesit Galeria kombëtare e Maqedonisë. Me këtë rast Galeria kombëtare e Maqedonisë, Ministria e kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe Fondacioni “Ilija Kamçev” kanë nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojnë në hapjen […]

“Brishtësi”- Shqipe Mehmeti, Mala stanica

Të nderuar, Ju informojmë se në kornizat e programit të këtij viti, Galeria kombëtare e Maqedonisë do të prezantojë ekspozitën e grafistes së re Shqipe Mehmeti, e cila do të mbahet me datë 24.10.2017 (e martë) në qendrën multimediale Malla Stanica, në orën 20.00. ​Në ekspozitën e saj do të prezantohen rreth 30 lista grafike të cilat Mehmeti i ka përpunuar gjatë viteve të fundit, ndërsa tema e ekspozitës është gruaja dhe brishtësia e saj, si […]

“Dokumente urbane: pejzazh-qytet-zonë” në Malla stanica

Sivjet, më shumë se tridhjetë shtete evropiane do të na bashkangjiten në shënimin e “Ditëve evropiane të trashëgimisë kulturore” në shenjë të temës së përbashkët “Natyra dhe trashëgimia kulturore”. Në suazat e kësaj teme të përgjithshme, është planifikuar që aktivitetet në Republikën e Maqedonisë të fokusohen në temën “Uji – dhuratë e natyrës”. Ngjarjet me rastxn e manifestimit do të mbahen në periudhën nga 15 deri më 22 shtator. Galeria kombëtare e Maqedonisë do të […]

Fotografi artistike nga Mimoza Veliu në Çifte hamam

Të nderuar, Ju informojmë që në Galerinë kombëtare të Maqedonisë, në objektin Çifte hamam, më 5 shtator 2017 (e martë), në ora 20 do të hapet ekspozita e Mimoza Veliut e titulluar Fotografi artistike. Mimoza (1979) është fotografe dhe kuratore shqiptare nga Maqedonia. Jeton dhe punon në Berlin. Në studion dhe galerinë e saj JAMMIN ajo ndërlidh në një koncept të përbashkët, fotografinë komerciale dhe artistike. Përveçse në Berlin, Mimoza ka pasur ekspozita edhe në Vjenë, Nju Jork, Mynih, Tiranë, Prishtinë, etj. Në vitin 2008, ajo fitoi […]