Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore 2023

Share Button

Ditët e Trashëgimisë Evropiane janë ngjarja kulturore më e famshme e përbashkët e gjithë njerëzvetë Evropës. Këshilli i Evropës nisi iniciativën në vitin 1985 dhe në vitin 1999 Bashkimi Evropian u bashkua për të krijuar një akcion të përbashkët që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Në shtator të çdo viti, ngjarjet e EDKN-së, shpesh të quajtura ditë të hapura të trashëgimisë, mbahen në shtetet anëtare të Konventës Evropiane të Kulturës, happen dyerte shumë monumenteve dhe lokaliteteve kulturore, duke u lejuar qytetarëve të Evropës të shijojnë vizita falas, të mësojnë rreth trashëgimisë së tyre të përbashkët kulturore, duke i inkurajuar ata që të angazhohen aktivisht në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

Tema e sivjetme e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore është “Trashëgimia e gjallë”.
“Trashëgimia e gjallë” i referohet praktikave, njohurive dhe aftësive që kalojnë nga një brez në tjetrin dhe përdoren ende sot. Aftësitë, zanatet dhe profesionet e ndryshme na mundësojnë të mirëmbajmë dhe ruajmë trashëgiminë tonë në shumë mënyra. Kjo temë na jep mundësinë të hedhim një vështrim më të afërt në punën e bërë nga ruajtësit e trashëgimisë sonë, pikërisht falë njerëzve që dijen e tyre ua përcjellin brezave të ardhshëm.
Tradicionalisht, Galeria Nacionale është pjesë e aktivitetit. Më datë 29.09.2023, në hapsirat e Çifte Hamamit u mbajt një punëtori për fëmijë kushtuar veprës së Diço Zografit. Ky aktivitet i organizuar nga edukatorja Maja Dimitrova është pjesë e serisë së manifestimeve në kuadër të Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore (22-29 shtator 2023). Në punëtorinë, studentët nga SH.F. “Nevena Gergieva Dunja”, Shkup, patën mundësi të fitojnë njohuri themelore për jetën dhe veprën e piktorit më të njohur maqedonas të shekullit të 19-të. Punëtoria u zhvillua përmes bashkëbisedimit dhe aktivitetit krijues – vizatime ngjyrosëse të frymëzuara nga motivet e ikonave dhe afreskeve të krijuara nga Diço Zografi dhe ekipi i tij.
Autorja e librit për t’u ngjyrosur është Aneta Gergievska Shine, një historiane arti, e cila prej disa dekadash jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trashëgimia kulturore në arsim është një nga motivet për të kuptuar historinë dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e saj.

Edukatore, Maja Dimitrova

Share Button