Ekspozita “Akuizicione dhe donacione (2014 – 2024)”

Share Button

Ju informojmë se Galeria Nacionale e Maqedonisë më datë 19.6.2025 (e enjte) do ta hapë ekspozitën grupore “Akuizicione dhe donacione (2014 – 2024)” në orën 20:00 në objektin Çifte Hamam.

Siç sugjeron vetë titulli, edhe ky projekt u referohet veprave të blera dhe të dhuruara të koleksionit të Galerisë Nacionale gjatë një periudhe prej 10 vitesh dhe në fakt është ekspozita e parë e këtij lloji në kuadër të aktiviteteve të galerisë. Prezantimi i akuizicioneve dhe donacioneve është një praktikë e rregullt në muzetë botërore, e cila arrin dukshmëri më të madhe të koleksioneve, duke e njoftuar publikun me veprat dhe autorët, gjë që sigurisht prek edhe segmentin edukativ të prezantimit.
Ndërkaq, një nga nevojat për realizimin e një projekti dhe lloji të tillë prezantimi përmbahet në themelin e vizionit dhe misionit të punës muzeore – mbledhjen, ruajtjen, hulumtimin, mbrojtjen, prezantimin dhe botimin e materialit muzeor. Muzetë, si ruajtës të pasurisë kulturore të veprave të fituara nëpërmjet blerjeve dhe të marra si dhurata nga autorët, janë gjithashtu një pasqyrim i praktikës artistike aktuale dhe nga ana tjetër theksojnë përparësitë dhe rëndësinë e koleksioneve nëpërmjet, shpresojmë, blerjeve të vazhdueshme nga fondet shtetërore dhe përzgjedhjes nga ekspertët. Për shkak të vëllimit të veprave të siguruara në 10 vitet e fundit, ndërsa në ekspozitën do të prezantohet një përzgjedhje e selektuar e veprave.
Si pjesë e veçantë e kësaj përzgjedhjeje, do të ekspozohen mbi 30 piktura nga trashëgimia e Llazar Liçenoskit, i cili la pas një trashëgimi të madhe, të luajtshme dhe të paluajtshme. Që nga viti 2015, me kërkesë të gruas së tij Zoe, shtëpia e Llazar Liçenoskit (e ndërtuar në vitin 1961, sipas planit të arkitektit të famshëm maqedonas Sllavko Brezoski) është bërë pronë e Galerisë Nacionale dhe aktualisht në të janë duke u realizuar punime konservimi dhe restaurimi. Me këtë, një trashëgimi e rëndësishme e Liçenoskit, që përfshin 122 piktura, 37 mozaikë dhe 5 grafite, vepra të Liçenoskit, si dhe 77 vepra nga autorë të tjerë, 21 ikona (shek. XVIII – XIX) dhe një numër të madh materialesh etnologjike, bibliotekare dhe arkivore, iu është dorëzuar Galerisë Nacionale.
Kustose e ekspozitës është Maja Çankullovska-Mihajllovska, kustose e lartë, dhe bashkëpunëtori mr. Vlladimir Tanevski, kustos. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 31.7.2025.

Share Button