Еkspozita e pavarur e Sllavica Janeshlieva me titull “Sostojbi”

Share Button

Ju informojmë se më datë 13.10.2016 (e enjte), me fillim në ora 20:00, në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, Qendra Multimediale “Malla Stanica” (“Stacioni i vogël”) do të hapet ekspozita e pavarur e Sllavica Janeshlieva me titull “Sostojbi” (“Gjendjet”).

Slavica Janeslieva Mala stanica horizontalen

Në projektin më të ri, Janeshlieva me gjuhën e saj kritike të drejtpërdrejtë dhe simbolike u bën vështrim dukurive kontroverse në shoqëri, në nivel lokal dhe global. Reagimet, dilemat dhe qëndrimet të cilat kanë të bëjnë me temat dhe gjendjet aktuale të cilat e krijojnë përditshmërinë (mos) funksionimin e shoqërisë, autorja i pasqyron përmes objekteve në të cilat me stilin specifik narrativ i jep komentet e saj lidhur me gjendjet. Duke shfrytëzuar sende të cilat janë në përdorim të përditshëm, Janeshlieva me intervenime të caktuara ua ndryshon kuptimin, me ç’rast ato shndërrohen në shenja të cilat janë bartëse të më shumë mesazheve asociative, pavarësisht se a kanë të bëjnë ato me problemet të cilat janë politike, sociale, arsimore etj., apo janë mënyrë me të cilën e shohim vetveten në pasqyra të cilat e deformojnë imazhin e realitetit.

Sllavica Janeshlieva Baçvarska ka lindur në vitin 1973 në Shkup. Në vitin 1996 ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Figurative në Shkup, Dega Grafikë, në klasën e Prof. Zoran Jakimovski. Në vitin 1998 ka magjistruar në fakultetin e njëjtën, nën mentorimin e Prof. Dimitar Malidanov. Nga viti 2006 punon në Katedrën e Grafikës, pranë Fakultetit të Arteve Figurative, në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” në Shkup. Në vitin 2016 e ka fituar titullin profesoreshë ordinere. Nga vitet 2008-2010 është prodekane në FAF.

Deri më tani ka realizuar gjithsej 23 ekspozita të pavarura në Shkup, Manastir, Gjevgjeli, Veles, Strumicë, Kumanovë, Kavadar, Bosvil (Zvicër), Bratisllavë (Sllovaki), Utreht (Holandë), Nju Jork (SHBA). Ka marrë pjesë në rreth 200 prezantime grupore ndërkombëtare dhe nacionale në mbarë botën, si rezultat i seleksionimeve të jurive të komisioneve ndërkombëtare, si dhe seleksionimeve kuratore.

Është fituese e trembëdhjetë çmimeve, nga të cilat tre janë ndërkombëtare. Veprat e saj gjenden në koleksionet e 17 muzeve dhe galerive në Maqedoni, Serbi, Poloni, Francë, Hungari, Rumuni, Belgjikë, Finlandë, SHBA, Japoni dhe Itali. Është pjesëmarrëse e punëtorive të numërta, konferencave, kolonive dhe simpoziumeve, autore dhe bashkëpunëtore e pesë projekteve artistike hulumtuese, si dhe kuratore/kokuratore e tetë ekspozitave.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më datë 24.10. 2016.

Share Button