Еkspozita “Universi Im”
Të nderuar, Më 5 dhjetor (e hënë) të vitit 2016, me fillim në ora 13 në objektin e Çifte Hamamit do të hapet ekspozita “Universi Im”.
Përmes kësaj ekspozite Galeria Kombëtare e Maqedonisë e shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar. Në këtë drejtim u organizuan punëtori të artit figurativ në të cilat u krijuan vepra në qelq dhe konop. Në këto punëtori kreative morën pjesë nxënës nga QShShAR “Partenija Zografski” dhe nga Gjimnazet: ShMQSh “Orce Nikollov” dhe SHMQSh “Josip Broz Tito”.
Përmes modelit të inkluzionit social zhvillohet ndjenja e tolerancës dhe respektit ndaj diversiteteve, ndërsa përmes shoqërimit të jashtëzakonshëm ata krijuan art.
Duke e pasur parasysh rëndësinë e kësaj ekspozite është nder dhe kënaqësi e veçantë e njëjta të prezantohet para publikut më të gjerë, dhe njëherësh të jetë një stimulim për trajtimin më të mirë të personave me aftësi të kufizuar.
