Ekspozitë ndërkombëtare grupore “Vëzhgim pa vëzhgues”

Share Button

Të hënën, më datë 17 tetor në ora 19:00 në Çifte Hamam, Shkup keni mundësi të merrni pjesë në hapjen e Ekspozitës ndërkombëtare grupore “Vëzhgim pa vëzhgues” e cila është ekspozitë që përbëhet nga vepra në të cilat si motiv dhe “objekt” shfaqet prania e njeriut, trupi, figura dhe truporja dhe “modifikimet” e tyre nga aspekti i reflektimeve artistike dhe perceptimeve autoriale.

nav

Së këtejmi, përveç kontekstit subjektiv, veprat i shprehin edhe aktualitetet/aspektet socio-kolturore nga të cilat burojnë dhe krijohen këto “tema”.

Përcaktimi “tematik” i ekspozitës është i kuratorëve Dejan Bugjevac dhe Mira Gaqina, ndërsa prezantimin artistik e përbëjnë krijimet e realizuara gjatë viteve të fundit nga ana e autorëve: Mirna Arsovska (Maqedoni), Velimir Zhernovski (Maqedoni), Ino Zeljak (Kroaci), Verica Kovaçevska (Maqedoni/Zvicër), Julija Kran (Gjermani/Itali), Tijana Llukoviq (Serbi), Marija Qaliq (Serbi) dhe Goran Shkofiq (Kroaci).

Edhe pse krejtësisht të ndryshme, sa i përket aspektit vizuale, estetik, poetik dhe figurativ, përzgjedhja e veprave të ekspozitës vë në dukje gjëra të caktuara të përbashkëta dhe, para së gjithash, kjo është marrëdhënia artistike ndaj trupit/figurës si mekanizëm kompleks i ndjeshëm dhe fluid i ndërthurur me sensacione, perceptime, afekte dhe opinione të ndryshme, të cilat asnjëherë nuk mund të jenë mjaftueshëm të kaluara dhe të përhershme, përkatësisht gjithmonë janë të tanishme…

Ekspozita do të jetë e hapur deri më datë 30 nëntor.

Exposed_InoZeljak medium

Duell - Marija Calic_resize

Exposed_InoZeljak (6)_resize

Share Button