Ekspozitë – Pavle Kuzmanoski në Çifte Hamam

Share Button

“Pas periudhës së gjatë të ditëve të karantinës, në mungesë të programeve kulturore mes masave të izolimit dhe distancës sociale, në tetor, në Galerinë nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, vijmë me një ofertë ekskluzive ngjarjesh kulturore”, deklaron dretoresha dr Dita Starova Qerimi. “Mes ngjarjeve të shumta gjendet edhe kjo retrospektivë. Këtë muaj e kemi pasuruar me një ofertë kulturore për të kënaqur publikun tonë, që për një kohë të gjatë u është nënshtruar masave protokolare të distancës sociale.”

Në 13 tetor 2020 (e martë), Galeria nacionale në objektin e Çifte Hamamit do të paraqesë veprimtarinë retrospektive të piktorit akademik Pavle Kuzmanoski. Hapja zyrtare e ekspozitës është caktuar në ora 18.30 me fillim të protokolit për distancë sociale. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur për publikun deri në 23 tetor 2020.

——–

Arti i vërtetë nuk është irracional…ai është real, i qartë, konkret…nuk ka mashtrim, lojë apo manipulim.

Të merresh me art do të thotë të ndjehesh i lirë, të jesh një fëmijë edhe pse më nuk je i tillë. Të merresh me art gjatë gjithë jetës tënde do të thotë t’i vendosësh emocionet e tua në një vend të hapur, të flasësh nga zemra, të hapësh shpirtin, gjë për të cilën publiku do të të çmojë dhe ç’është më e rëndësishmja, do të të mbajë mend.

Prej kohësh tani, piktori ynë i dalluar, për fatin tonë të mrekullueshëm, ndjen nevojën që të paraqesë veprimtarinë e tij, kësaj radhe nëpërmjet një ekspozite të madhe ku përfshihen mbi njëqind eksponate, portrete të personaliteteve të njohura, vizatime, natyrë e vdekur, akuarele, Menadat e mirënjohura, Apokalipsi. Në këtë mënyrë autori i ndan mendimet dhe dilemat krijuese, si dhe mijëra meditime me anë të interpretimit poetiko-lirik, si ëndrra që kalojnë në venat e kohës për të lënë gjurmë në përjetësi.

Pavle Kuzmanoski është “mjeshtër i prekjes, i balancit mes të dukshmes dhe të padukshme, ndërsa motorika e pikturës së tij shprehet përmes kuriozitetit për botën e dukshme, për shumëllojshmërinë e ngjyrave, përmes etjes kundrejt së panjohurës. Na paraqet konceptin personal të botës dhe aspektet e kësaj toke…duke prekur me instrumentet e tij psikologjinë e trishtë të Maqedonisë, historinë dramatike dhe tokën etnike, të parë nga sytë e tij. Kështu dëshmitarët e tij janë të mbushur me një fatalizëm të rëndë. Fytyra që vëzhgojnë por edhe qortojnë, dërgojnë një mesazh dhe rikthejnë pyetjet ekzistencialiste.

Këto vizione të njerëzve që marrin formë nëpërmjet thekseve të zhurmshme, dridhërimave “rebeluese” dhe zhurmës “panteiste” zmadhojnë dramaticitetin e situatës së përgjithsme. Мetaforikisht, shfaqja e autorit është një parafytyrim simbolik i dramës njerzore.

Shqetësimi para shfaqjeve të fytyrave të dëshmitarëve jep impulsin nëpërmjet të cilit potencohet dramaticiteti, gjegjësisht fati i përgjithshëm njerëzor. Këtu Kuzmanoski jep kontribut të veçantë në figuracionin e poetikës së reminishencave figurative. Lëvizja e tij e saktë që ndjek formën e figurave është impresionuese. Pas shumë vitesh hulumtimi dhe udhëtimi shpirtëror në universin e formës, ngjyrës, ritmit dhe vijës, në këtë mënyrë ai përcakton stilin e tij specifik dike tërhequr vëmendje vazhdimisht. Ky është momenti i tij krijues, ku ai realizon detyrën e një artisti, që është të mbajë gjallë ndjenjën njerëzore të mahnitjes.

Ai beson se zotërimi estetik i botës është mundësia e vetme e humanizimit të qytetërimit të sotëm. Ky është mesazhi i Kuzmanoskit përmes kësaj ekspozite.
Kurator i projektit është Ljupço Malenkov, kustos i lartë në Galerinë nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Share Button